Bazat prej nga mund të sulmohet Siria

0
154

hi-852-syria-damascus-internetPas dyshimeve për përdorimin e armëve kimine në Siri, janë shtuar aktivitetet në përgatitjen e sulmeve të aleatëve ndaj trupave qeveritare. SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca kanë disa mundësi të ndryshme për goditje.

Mundësia e ndërhyrjes ushtarake në Siri, pas dyshimeve për përdorimin e armëve kimike, po shtohet. Ndërkohë është krijuar edhe një lloj aleance e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës. Ato kanë stacionuar forcat e tyre, të cilat mund të sulmojnë regjimin e pushtetmbajtësit Vëzhguesit thonë se kohët e fundit janë regjistruar lëvizje të shumta në këtë rajon. Forcat po pozicionohen në vende prej nga mund të sulmojnë. Këto gjëra janë të zakonshme, nëse bëhet fjalë për sulme dy apo treditore, siç ka paralajmëruar edhe presindeti amerikan Barack Obama, thotë Sebastian Bruns, nga Instituti për Politikë të Sigurisë në Unversitetin e Kielit. Por ndërhyrja nënkupton edhe miratimin e kalimit të avionëve mbi hapösirën e ndonjërit prej vendeve të Gjirit: Arabisë Saudite, Jordanisë, apo Irakut. Ndërkohë që ndërhyrja me trupa tokësore do të ishte edhe më e vështirë.

Arsenalet për sulme

Anijet luftarake mund të mbeten në zonën e ujërave ndërkombëtare, rreth 20 kilometra larg bregdetit, shpjegon eksperti. Pikërisht kjo edhe po ndodh. Anijet e aleatëve, që janë nisur në këto rajone kanë në bord 96 raketa të tipit “BGM-109 Tomahaëk”. Këto raketa mund të hidhen në një largësi deri në 2500 kilometrash. Caqet në Siri mund të arrihen edhe prej bartësve të avionëve në Gjirin Persik dhe në kepin e Afrikës, ku po ashtu ka raketa Tomahaëk.

Edhe Britania e Madhe ka dërguar një bartëse në Detin Mesdhe. Por është e mundur që bartësja e helikopterëve, një anije me raketa dhe një nëndetëse atomike janë në një mision për manovra të planifikuara më parë, thotë Sebastian Bruns. “Ndërsa mendohet se francezët do të marrin pjesë me një nëndetëse atomike, e cila edhe më tej mbahet sekrete, si dhe një bartëse avionësh, e cila ende është në territorin francez.”

Por Burns paralajmëron se në rast futjeje në këtë zonë të njësiteve tepër të mëdha, ekziston frika nga aksionet hakmarrëse të regjimit të Assadit ndaj popullatës dhe kundërshtarëve të tij.

Sulmet dhe rreziku

Përparësia e sulmeve me raketa nga larg është se rreziku i humbjeve është minimal. Kjo do të thotë se efekti është i ngjashëm, sikur të sulmohej me avionë, por nuk ekziston rreziku se mund të qëllohen pilotët, apo avionët. Armët e Sirisë për mbrojtje kundërajrore llogariten si të fuqishme, thotë Harald Kujat, ish-gjeneral i Bundesëehrit.

“Ushtria e Sirisë është armatosur nga Rusia dhe ka armë të mira për mbrojtje prej sulmeve nga ajri. Ndaj qëllimi kryesor duhet të jetë zvoglimi sa më i madh i mundshëm i rreziqeve.”

Nga ana tjetër armata siriane ka nisur të zhvendosë forcat e saj ushtarake dhe bazat e avionëve. Në këtë mënyrë duan të shmangin goditjet dhe humbjet e mëdha prej sulmeve të aleatëve. Nga SHBA bëhet e ditur se sulmet do të vazhdojnë dy apo tre ditë. Në shënjestër do të jenë bazat ushtarake, bazat e regjimit, qendrat komanduese dhe bazat e telekomunikacionit, furnizimi me energji, rrugët dhe hekurudhat.

Bazat në rajon

 Anijet e aleatëve kanë në bord 96 raketa të tipit “BGM-109 Tomahaëk”

Përveç raketave aleatët kanë edhe shumë avionë që mund të përdorin. Britanikët mund të shkrepin raketat e tyre me Tornado në largësi prej më shumë se 200 kilometra, që do të thotë se pilotët nuk janë në rrezik nga kundërsulmet siriane. Nga bazat në Qipro ato mund të arrijnë territorin e Sirisë brenda 20 minutash.

Armët ajrore amerikane, që janë të stacionuara në Kreta të Greqisë, mund të përdoren po ashtu për këto aksione. Por SHBA-ja duhet të ketë edhe lejen e qeverisë greke, nëse do të përdorë këtë bazë. Një bazë të madhe ushtarake amerikanët e kanë edhe në Turqi. Nga aeroporti ushtarak Incirlik, të cilin e përdorin edhe forcat britanike, deri në territorin e Sirisë ka vetëm 120 kilometra, ndërsa deri në Damask 400 kilometra.

 

SHBA: Ngërçi në OKB s’do të ndalë veprimet në Siri

Shtetet e Bashkuara thonë se nuk do të lejojnë “paralizën diplomatike” në OKB që të pengojë përgjigjen ndaj sulmit me armë kimike në Siri. Diplomatë nga pesë vendet e përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit filluan dje bisedimet mbi projekt-rezolutën e paraqitur nga Britania për një sulm të mundshëm ushtarak. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Marie Harf tha se Shtetet e Bashkuara nuk shohin mundësi për një zgjidhje me kompromis si rezultat i kundërshtimit të Rusisë ndaj çdo veprimi domethënës. Zonja Harf tha se qeveria siriane nuk mund të vazhdojë të fshihet pas rusëve. Ajo tha se Uashingtoni do të konsultohet me aleatët, ndërkohë që analizon opsione të ndryshme për reagim kundër Sirisë. Ministria e Jashtme ruse tha dje se do të ishte e parakohëshme të ndërmerreshin veprime të OKB-së kundër Damaskut para se inspektorët e armëve kimike të përfundojnë misionin e tyre në Siri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency