Standard.al

Bashkia: Romët po përdorn politikisht, shpërdorimi i fondeve këmbanë alarmi

“Me 3 milionë euro mund të ndërtoheshin 60 apartamente”

Mundësi strehimi për komunitetet

 

bashkiaPas protestave që po bëhen nga romët, ka reaguar Bashkia e Tiranës. Në një njoftim bashkia denoncon përdorimin politik që po u bëhet këtij komuniteti si dhe kërkon ndërgjegjësimin e shoqërisë për fondet e çuara dëm nga disa antarë të komunitetit rom. “Bashkia e Tiranës shpreh keqardhjen, për përdorimin politik që po i bëhet prej disa ditësh problemit të komunitetit rom nga ndonjë parti politike dhe qarqe të lidhura me të. Pasi kanë përfituar qindra, mijëra euro në emër të këtij komuniteti, këta persona prej ditësh po i keqpërdorin politikisht disa anëtarë të komunitetit rom, për të fshehur abuzimet e tyre dhe për t’i ikur përgjegjësive ligjore dhe morale”-thuhet në njoftimin e bashkisë.

3 milionë euro

Bashkia ngre alarmin për shpërdorimin e fondeve dhe jo pak por të një shume prej 3 milionë euro, dhënë nga Bashkimi Europjan për t’ju ardhur në ndihmë komuniteteve rome dhe egjyptiane. “Të paktën 60 apartamente mund të ishin ndërtuar, nëse këto para do të ishin përdorur për të ndihmuar drejtpërdrejt komunitetin rom dhe jo për të mbushur kontot bankare të disa prej personave të implikuar në këtë aferë të dhimbshme. Bashkia e ka trajtuar me prioritet problematikën e komunitetit rom. Prej dy vitesh, në Bashkinë e Tiranës është ngritur zyra anti-diskriminim, e cila nuk ka ekzistuar më parë. Në tre programet e strehimit që aplikohen në Bashkinë e Tiranës, me prioritet është trajtuar komuniteti rom dhe  egjiptian”-thuhet në njoftimin për shtyp. Me propozim të kryebashkiakut Basha, Këshilli Bashkiak më  datë 28.12.2012, vendosi që në përbërje të  Komisionit të Strehimit, të ketë një përfaqësues nga Shoqata e Romëve për Integrim dhe Kundër Trafikimit të Fëmijëve për të treguar dhe më shumë mbështejen për këtë komunitet.

Banesa për komunitetit

“Pas eliminimit të problematikës së trashëguar nga administrata e mëparshme, si ligjore dhe teknike ne ndërtimin e banesave sociale, Këshilli Bashkiak ka miratuar një sistem pikëzimi për përfitimin nga këto banesa. Në këtë sistem pikëzimi, komuniteti rom dhe egjiptian janë përcaktuar si kategori prioritare me 5 pikë.  Me prioritet, Bashkia e Tiranës trajton kërkesat e komunitetit rom dhe egjiptian me bonus strehimi dhe përfitimin e kredive me interesa të buta për strehim. Ky komunitet është asistuar për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm, për programet e strehimit. Numri i përfituesve është relativisht i vogël nga keto programe strehimi pasi nuk arrijnë të plotësojnë kriteret e vendosura, si niveli i të ardhurave (informaliteti i realizimit të të ardhurave nga anëtarët e familjeve), mosregjistrimi i familjeve në njësitë vendore etj. Bashkia e Tiranës nuk mund të anashkalojë këto kritere ligjore”- thekëson Bashkia e Tiranës. Në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian bashkia, ka gati projektin për rehabilitimin dhe rikualifikimin urban të dy blloqeve në njësinë bashkiake  nr.4 dhe 8. Në këtë zonë të populluar më së shumti nga banorë të komunitetit rom dhe egjiptian, krahas ndërhyrjes tërësore në përmirësimin e  infrastrukturës, do të ndërtohet një shkollë dhe banesa sociale. Kjo është një nismë e qëndrueshme, me anë të së cilës Bashkia do të ofrojë arsimimin dhe strehimin për këtë komunitet.

 

 

 

 

 

 

 

Përkujtohet dita e grave në SHBA

Mijëra gra në qytet të ndryshme dje kanë shënuara Ditën e Grave për Barazi në Shtetet e Bashkuara e cila është një ditë e shpallur çdo vit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,Ëarren G. Harding për të përkujtuar dhënien e së drejtës së votës për herë të parë edhe për gratë në të gjithë vendin mbi baza të  barabarta me burrat.Gratë në Shtetet e Bashkuara e fituan të drejtën e votës më 26 gusht, 1920, kur Amendamenti i 19 në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara u vërtetua nga ligjëvënsi amerikan. Amendamenti i parë u prezantua shumë vite më herët në vitin 1878, por nuk pati asnjëherë sukses. Çdo president ka publikuar një dekret për Ditën e Grave për Barazi që nga viti 1971, kur legjislacioni u prezantua të parë në Kongres nga Bella  Abzug.Në vitin 1971, Kongresi i SHBA , e ka bërë 26 gushtin një date të njohur në shkallë kombëtare dhe e quajti atë “Dita e Grave për Barazi”. Mirëpo, ka qenë Presidenti i 43 të i SHBA, George Ë. Bush në vitin 2004, i cili i pari nxorri një Proklamatë – Rezolutë, e cila u miratua në përcaktimin e 26 gusht të çdo viti si Dita e Grave për Barazi.26 Gushti është duke u festuar si Dita e Barazisë në SHBA! 26 gusht është përvjetori i votimit të ditës kombëtare të gruas në Amerikë. Përtej shtatëdhjetë e dy viteve në mes të drejtave në konferencën e grave e parë më e madhe në Seneca Falls, Neë York, në vitin 1848, u bë miratimi i Amendamentit të nëntëmbëdhjetë. Mijëra njerëz morën pjesë në marshimet nëpër qytete si Nju Jork dhe Uashington DC, shkruan editorialet dhe pamfletet. Në marshet masive drejtuesit e tyre dhanë fjalime të gjithë kombin, për të lobuar me organizatat politike, dhe mbajtën demonstrata me qëllim të arritjes së të drejtave të votës për gratë. Gratë gjithashtu ‘shigjetuan” Shtëpinë e Bardhë me pyetje si, “Z. Presidenti, çfarë Ju keni në mënd të bëni në lidhje me votimin e një gruaje? “” Z. Presidenti, sa kohë duhet të presim për gratë për këtë liri? “Kjo ishte hera e parë në histori që një grup njerëzish “shigjetojnë” duke e “bombarduar” me pyetje Shtëpinë e Bardhë.

 

 

Mungesa e ujit në Yzberisht, UKT: Nuk ra ujë në verë

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë është përgjigjur dje për mungesën e ujit të pijshëm në zonën e Yzberishtit duke shpjeguar se kjo situatë është krijuar si pasojë e mungesës së reshjeve gjatë muajve të verës. Në një reagim të saj, UKT-ja thekson se në funksion të ndihmës për

këtë situatë janë marrë masa organizative për furnizmin me ujë të banorëve me bote. Kjo zonë, thekson UKT-ja furnizohet me ujë nga stacioni i Bërxullës i cili ka 9 puse, por që për shkak të mungesës së reshjve niveli i tyre ka rënë. Ndaj, UKT-ja thotë se Yzberishti, që është një zonë në zhvillim, e planifikuar për pallate 10-katëshe ku deri më tani janë ndërtuar 78 të tilla, për furnizim me ujë të saj janë planifikuar dhe janë duke u realizuar shumë projekte nga Komuna Kashar dhe UKT

Comments are closed.