Standard.al

10 fantazitë / E çmendura në shtrat!

DreamFantazitë seksuale deri më tani kanë qenë atribut i meshkujve. Njihuni me dhjetë fantazitë më të çmendura të femrave në shtrat

Kur bie fjala për krijimin e një raporti dashuror dhe seksual, femrat përgjithësisht lidhen me romantizmin. Mesa duket kjo është vetëm një anë e medaljes femërore. Ja dhjetë fantazitë më të shfrenuara seksuale të gjinisë femërore.

1. Fantazia e dhunimit. Mund të tingëllojë e tmerrshme, por imagjinata njerëzore është e pakufishme. Shumë femra ëndërrojnë të ngatërrohen me një mashkull të dhunshëm, që t’ia heqë rrobat nga trupi duke ia grisur dhe mundësisht të kryejnë marrëdhënie në ndonjë vend të çuditshëm e aspak të rehatshëm. Megjithatë mos e provoni këtë në të vërtetë, pasi asnjë femre nuk do t’i pëlqente t’i grisnit veshjet e saj të shtrenjta, kjo do t’ju ulte shumë pikë.

2. Fantazia e striptistes. Fshehurazi të gjitha femrat dëshirojnë të jenë gjysmë të zhveshura, në qendër të vëmendjes së qindra meshkujve dhe shumë të dëshiruara. Mos pretendoni që kjo të bëhet realitet. Sepse edhe sikur një femër të konsumojë një shishe të tërë alkooli, ajo do ta përmbajë veten plotësisht.

3. Fantazia e ndërrimit të roleve. Të gjitha femrat fantazojnë të kenë mundësinë e ndërrimit sado modest të rolit me mashkullin. Ato ëndërrojnë të jenë shpërfillëse, iniciatore të ngacmimeve, pse jo të jenë edhe të dhunshme. Nga ana tjetër, meshkujt e shohin pak të sikletshme të ndërrojnë rolet me femrat, pasi janë mësuar të luajnë rolin e tyre mashkullor.

4. Fantazia e seksit në grup. Kjo është një nga fantazitë më të mëdha të meshkujve dhe femrave. Meshkujt do të vdisnin nga dëshira të ishin pjesë e një grupi seksual, që përfshin dy ose tri femra të tjera latine ose aziatike. Në mënyrë befasuese, duket se edhe femrave do t’u pëlqente të ishin pjesë e një grupi të tillë, por jo me aziatikë ose latinë, por me miqtë e të dashurit të tyre.

5. Fantazia për seksin e njëjtë. Jo të gjitha femrat e pranojnë, por mbase të gjitha e kanë fantazuar të paktën një herë të vetme, marrëdhënien me një femër tjetër. Mundësisht kjo e fundit të kishte forma të përkryera trupore si të Anxhelina Zholi apo të femrave të tjera seks simbol.

6. Mania për t’u dukur. Shumë femra dëshirojnë të bien në sy, në ëndrrat e tyre ato ecin buzë detit dhe të gjithë kalimtarët i shohin me ëndje dhe habi. Disa femra shkojnë edhe më larg, duke fantazuar kryerjen e marrëdhënieve seksuale në publik, përpara shumë njerëzve. Kjo lloj fantazie ndonëse e parealizuar, mund të ndikojë pozitivisht në marrëdhënien tuaj në shtrat.

7. Fantazia e nënshtrimit të partnerit. Femrat janë të çmendura pas fantazisë së marrjes së pozicionit të misionarit. Ato dëshirojnë të fitojnë gjithnjë e më shumë nga territori mashkullor, duke i marrë vetë përsipër disa veprime, të cilat deri në atë kohë ishin një atribut mashkullor.

8. Fantazia e dominimit. Bën fjalë për femrat që fantazojnë të bëjnë ligjin në shtrat. Ato që imagjinojnë një mashkull, i cili vepron ashtu sikurse ajo ia kërkon në momentin e kryerjes së marrëdhënies. Këto femra ëndërrojnë të torturojnë një mashkull dhe të jenë zotëruese të tij.

9. Fantazia me një të panjohur. Kur bie fjala për imagjinatë dhe fantazi, femrat nuk njohin kufi. Mendimi i kalimit të një nate me një mashkull krejtësisht të panjohur, i çmend femrat. Ato dëshirojnë qoftë edhe për pak orë, të kalojnë fantazi seksuale me një mashkull, që nuk do ta shohin më kurrë në jetën e tyre.

10. Fantazia për shumë meshkuj. Në këtë rast femrat dëshirojnë të jenë të rrethuara nga shumë meshkuj të cilët luten për t’i pasur. Vëmendja mashkullore, kjo është gjithçka femrat duan. Të jenë të dëshiruara dhe seksi, i bën ato të futen plotësisht në rolin e tyre femëror.

 

 

Tradhtar!?

Tre sekonda shikim

-Gratë mund ta ndiejnë tradhtinë me një shikim prej tre sekondash

A është e mundur ta merrni vesh a ju mashtron burri, duke e shikuar atë? Një studim i ri ka treguar se gratë mund ta ndiejnë tradhtinë bashkëshortore me një shikim prej tre sekondash në foton e mashkullit, me të cilin janë në lidhje.

Duke përdorur metodën e lashtë kineze të leximit të fytyrës, si dhe të gjuhës së trupit, ata kanë bërë portretin e mashkullit tradhtar, thotë ekspertja e seksit dhe raporteve familjare, Tracey Cox.

Ja si duket mashtruesi seksual:

Është i gjatë

Meshkujt më të shkurtër kanë nivel më të ulët të testosterinit, prandaj seksi nuk sundon me jetën e tyre. Kjo bën që ata të jenë më besnikë.

Ka sy të larguar mes vete

Ekziston një lidhshmëri midis jobesnikërisë dhe distancës midis syve të meshkujve. Te ata që kanë distancë më të madhe midis syve, shumë shpejt vjen deri te monotonia, prandaj do ta kapin femrën e parë që u del përpara.

 Vetullat çufrake

Vetullat e rralla tregojnë për një epsh të ulët, derisa vetullat çufrake hasen te personat me epsh të lartë seksual.

Flegrat e gjera të hundës

Personat me flegra të gjera të hundës kanë oreks të madh seksual dhe janë të prirë për seks bizar.

Stilimi si e Hugh Grantit

Flokët valë-valë, të qethur shkurt, sikur ato të Hugh Grantit, janë një pasqyrim i qartë i tradhtisë, thotë studimi. Rezultatet kanë treguar se një stil të tillë të flokëve kanë personat egocentrikë dhe të prirë për mashtrim.

 

 

Pse tërhiqen të kundërtit?

Ju dhe i dashuri juaj jeni të ndryshëm si nata me ditën, por të mos keqkuptojmë, nëse ju ziheni gjatë tërë ditës, kjo do të thotë se mund të keni disa ‘çështje’ dhe probleme më të mëdha.

Një lidhje e suksesshme varet nga sasia e ndryshueshmërisë mes jush, në zgjidhjen tuaj se çfarë do të bëni me ato ndryshime, dhe se si ndikojnë ato ndryshime te ju.

Ndryshimet janë tërheqëse

Të jemi të qartë: Shijet e ngjashme në ushqim dhe në filma nuk do ta mbajnë të bashkuar lidhjen tuaj, përderisa në të njëjtën kohë pasionet e ndryshme nuk do t’ju ndajnë nga njëri-tjetri. Mendimet, kulturat, shijet, pëlqimet e ndryshme në fakt mund t’i kontribuojnë lidhjes suaj, duke bërë që secili nga ju të gjejë një perspektivë të re te njëri-tjetri. Veç kësaj, personalitetet që janë në kontrast, kanë një anë pozitive, askush nuk do ta dalë më vetveten, pas të gjithash.

Ana pozitiveMë e mira e të qenit ndryshe nga njëri-tjetri është se ju mund të kompensoni çfarëdo kualiteti apo vetie që ju mungon dhe do të donit ta kishit. Imagjinoni që ju jeni një person i turpshëm dhe gjithnjë keni dëshiruar të jeni më i hapur. Në këtë rast ju do të donit të jeni në lidhje me një person më të hapur dhe më energjik, duke kompletuar veten apo duke gjetur atë ‘gjysmën tjetër’.

Comments are closed.