Tirana gati për një zhvillim të ri, përfundojnë planet e detajuara për 26 nën-njësi

0
173

Për të 26 nën-njësitë e miratuara, të interesuarit për zhvillimin e pronës mund të aplikojnë menjëherë pranë Bashkisë së Tiranës, për t’u pajisur me leje ndërtimi. Aplikimi zgjat vetëm 45 ditë

 

tiranaPër herë të parë që prej vitit 1989, Tirana do të zhvillohet në bazë të një plani të hartuar nga ekspertët më të mirë dhe me konsensusin më të gjerë të mundshëm. Pas miratimit të planit të përgjithshëm rregullues, i premtuar nga kryebashkiaku gjatë fushatës elektorale të 2011-ës dhe që i mungonte Tiranës për 23 vite, Bashkia e Tiranës nisi punën për planet e detajuara vendore. Aktualisht, janë miratuar planet e detajuara vendore të 26 zonave të Tiranës, duke i hapur rrugën zhvillimit të këtyre zonave. Planet e Detajuara Vendore (PDV) kanë në themel të tyre parime të forta të respektimit të pronës private, mjedisit dhe zhvillimit ekonomik. Qytetarët vendosen në kushte të barabarta përara zhvillimit e në asnjë rast nuk do të lejohet që e drejta e dikujt, të cënojë të tjerët. Këto studime i japin njëherë e përgjithmonë fund zhvillimit kaotik, ku për vite me radhë, fokusi ishte përqendruar tek ndërtimi i pallateve shumëkatëshe që shpërfillin territorin përreth, duke reduktuar hapësirat publike, duke cënuar infrastrukturën rrugore dhe duke mos lënë asnjë sipërfaqe për zhvillimin e institucioneve sociale e arsimore, si çerdhe, kopshte apo shkolla.

 

Zhvillimi i nën-njësive

Të gjithë studimet e miratuara, janë bazuar mbi një përqasje që përcakton si prioritete, nevojat e komunitetit. Në gjitha rastet, zhvillimi i pronës është shoqëruar me  përcaktimin e hapësirave për rrugë, institucione arsimore, hapësira rekreative, kënde të lojrave për fëmijë e sipërfaqe të gjelbra kompakte. Në këto studime parashikohet ndërtimi i 4 institucioneve të reja arsimore: 1 çerdhe, 2 kopshte dhe 1 shkollë 9-vjeçare si dhe parashikohet ristrukturimi i institucioneve arsimore, aktualisht prezente në territor e përshtatja e tyre me kërkesat në rritje të banorëve. Hapësirat e gjelbra e rekreative, të përcaktuara mbi bazën e standardeve mjedisore janë vendosur në të gjitha zonat e studiuara. Të gjithë zhvillimet e reja do të kontribuojnë për realizimin e rrugëve dhe hapësirave të gjelbra kompakte, në shërbim të banorëve. Në të gjitha nën-njësitë e studiuara, territori i përdorur për ndërtimin rrugëve, hapësirave të gjelbra përbën 30-50% të gjithë sipërfaqes së truallit. Për të 26 nën-njësitë e miratuara, të interesuarit për zhvillimin e pronës mund të aplikojnë menjëherë pranë Bashkisë së Tiranës, për t’u pajisur me leje ndërtimi. Procesi për marrjen e lejeve të ndërtimit është shkurtuar nga 365 ditë, në vetëm 45 ditë, duke nisur nga momenti i aplikimit.  Aktualisht, në Bashkinë e Tiranës janë drejt përfundimit planet e detajuara vendore edhe për 10 nën-njësi, ndërkohë që për 15 të tjera, planet po hartohen nga vetë ndërtuesit.

Tabela e PDV-ve të miratuara

Nr Nën-njësia Sip. e nën-njësisë m² Kufiri ( Rrugët që e kufizojnë)
1 5/24 33 962 Rr.”Perlat Rexhepi”; Rr. “Janos Huniadi”; Rr. “Adem Jashari”; Rr. “Sami Frashëri”
2 5/25 46 539 Rr.”Perlat Rexhepi”; Rr. “Janos Huniadi”; Rr. “Ibrahim Rugova”
3 5/28 43 860 Rr.”Kosovarëve”; Rr. “Dora d’Istria”; Rr. “Margarita Tutulani”; Rr. “Sami Frashëri”
4 3/21 12 628 Rr.”Arkitekt Sinani”; Rr. “Ramiz Treni”; Rr. “Ramazan Zakja”
5 10/8 25 730 Rr.”Myslym Shyri”; Rr. “Shyqyri Bërxolli”
6 6/10 83 043 Rr.”Haki Stërmilli”; Rr. “Llazi Miho”;

Rr. “Petraq Leka”

7 8/1 10 678 Rr.”Barrikadave”; Rr. “Dibrës”;

Rr.”Kostandin Kristoforidhi”; Rr. “Qemal Stafa”

8 8/2 31 778 Rr.”Saracëve”; Rr. “Dibrës”;

Rr.”Kostandin Kristoforidhi”; Rr. “Qemal Stafa”

9 8/3 74 506 Rr.”Tafaj”; Rr. “Ali Pashë Gucia”;

Rr.”Saraçëve”; Rr. “Qemal Stafa”

10 8/9 40 419 Rr.”4 Dëshmorët”; Rr. “Riza Cerova”;

Rr.”Dervish Hekali”; Rr. “Thanas Ziko”

11 5/38 54 853 Rr.”Dhimitër Shuteriqi”; Rr. “Tish Dahija”;

Rr.”Robert Shvarc”; Unaza e Re

12 7/25 152 505 Rr.”Frosina Plaku”; Rr. “Ndre Mjeda”;

Rr.”Artan Lenja”

13 9/15 57 051 Rr.”Asim Vokshi”; Rr. “Haxhi Hysen Dalliu”;

Rr.”Ramazan Kasa”; Rr. “Kongresi i Tiranës”

14 9/18 54 937 Rr.”Don Bosko”; Rr. “Estref Frashëri”;

Rr.”Asim Vokshi”; Rr. “Asllan Shahini”

15 9/33 18 051 Rr.”Don Bosko”; Rr.”Asim Vokshi”;
16 7/9 58 850 Rr.”Kavajës”; Rr. “Muhamed Gjollesha”;

Bulevardi “Gjergj Fishta”; Rr. “Shefqet Musaraj”

17 9/7 22 713 Rr.”Barrikadave”; Rr. “Bardhok Biba”;

Rr.”Dervish Hatixhe”

18 7/33 42 510 Rr.”Dritan Hoxha”; Rr. “Muhamed Gjollesha”;
19 4/15 88 665 Rr.”5 Maji”; Rr. “Jorgo Plaku”;
20 10/15 14 242 Rr.”Kavajës”; Rr. “Kont Urani”;

Rr. “Mihal Duri”

21 10/9 45 506 Rr.”Myslym Shyri”; Rr. “Shyqyri Berxolli”;

Rr. “Ibrahim Rugova”; Rr. “Camëria”

22 2/18 158 188 Rr.”Elbasanit”; Rr. “Unaza e re”;

Rr. “Pjetër Budi”; Rr. “Arben Broci”; Rr. “Kadri Kërciku”

23 4/8 60 420 Rr.”Xhanfize Keko”; Rr. “Kahreman Ylli”;
24 7/22 23 144 Rr.”Bab Rexha”; Rr. “Frosina Plaku”;

Rr. “Ndre Mjeda”; Rr. “Stavri Themeli”

25 5/31 72 059 Rr.”Sulejman Delvina”; Rr. “Sami Frashëri”;

Rr. “Margarita Tutulani”; Rr. “Gjik Kuqali”

26 1/38 42 471 Rr.”Ali Demi”; Rr. “Idriz Dollaku”;

Rr. “Shemsi Haka”; Rr. “Myslym Lela”

 

 

 

Doganat, protestojnë biznest nga Shqipëria dhe Kosova

Barrierat e larta doganore mes Shqipërisë dhe Kosovës kanë detyruar përfaqësues të biznesit të dy vendeve, por edhe të Maqedonisë të ngrihen në protestë. Më shumë se 150 kompani shqiptare, kosovare dhe maqedonase kanë janë bërë bashkë dhe kanë gritur zërin e tyre në zonën neutrale të doganës së Morinës duke kundërshtuar kështu politikën që po ndiqet ndaj tyre.  Përmes kësaj proteste përfaqësuesit e biznesit kanë kërkuar edhe krijimin e një organi të vetëm doganor, heqjen e tarifës prej 40 eurove për qëndrim në terminalin e ndërtuar nga pala kosovare dhe që tashmë  menaxhohet nga një kompani private, si dhe dhënien fund të “Luftës” tregëtare e cila po dëmton biznesin e të trija vendeve.  Sipas tregëtarëve që protestojnë, që nga 1 gushti eksporti është bërë i vështirë dhe e vetmja që përfiton nga kjo situatë është Serbia, që rrit mundësinë e futjes së mallrave të saj në Kosovë. Përmes pikës kufitare dhe doganës së Morinës në Kukës kalojnë cdo ditë qindra automjete të tonazhit të rëndë të cilat importojnë dhe eksportojnë mallra të ndryshme. Me barrierat doganore, të krijuara nga të dyja palët, një kompanie i shkaktohet një dëm prej 100 mijë eurosh në vit, kosto këto që ndrikojnë edhe në cmimet në treg por edhe shkurtimin e vendeve të punës.

 

 

Ikën vera, rikthehen rreshjet në të gjithë vendin

Fundi i muajit gusht duket se ka sjellë edhe mbarimin e sezonit veror dhe kthimin e rreshjeve. Dita e djeshme është karakterizuar me ulje të temperaturave dhe me shi në të gjithë vendin, ku nuk kanë munguar edhe problemet në disa zona. Temperatura dje në kryeqytet është luhatur nga 20 gradë Celsius në 32 gradë, ndërsa rreshjet gjatë gjithë ditës kanë shkaktuar vështirësi dhe përmbytje të lehta në rrugë. Situata më e rënduar ka qenë në Durrës ku ka pasur disa përmbytje në shumë zona, ku niveli i ujit ka shkuar deri në 35-40 cm. Zona më problematike ka qenë ajo pranë stadiumit. Situata është bërë akoma më e vështirë për shkak të mosfunksionimit të kanaleve kullues dhe kjo ka rritur problemet në trafik. Moti pritet të jetë i njëjtë edhe sot, ku do të ketë shtrëngata shirash në të gjithë vendin.

 

Gati Libri i Transparencës, maturantët do të njihen me pikët për çdo degë

Në fundjavë pritet që Ministria e Arsimti të publikojë Librin e Transparencës. Ky libër u jep mundësi maturantëve të njihen me pikët që kanë për secilën degë. Libri i transparencës bën të njëtën renditje degësh që kanë zgjdhur maturantët nëpërmjet formularit A2.  Secili kandidat mund të shikojë pikët, të bëjë llogaritjen vetë dhe, nëse ka ndonjë pretendim qe pikët nuk janë llogaritur drejt apo ndonje prej informacioneve nuk është i saktë, të mund të bëjë kërkesën për rishikim në shkollën e mesme. Libri i Transparences, perveç mundësisë që çdo kandidat të njihet me pikët e fituara në të gjitha degët ku ka aplikuar dhe mundesisë që ti llogarise vëte ato për të pare nese janë të sakta, jep mundesi që çdo maturantë do të mund të shikoje edhe të dhenat e shokëve të shkollës se mesme dhe të të gjithë maturanteve nga e gjithë Shqipëria. Pas Librit të Transparencës do të pritet mbarimi i konkurseve për të bërë publik fituesit paraprak në universitete. Publikimi i fituesve do të bëhet pas datës 13 shtator.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency