Greqia lethtëson kushtet për lejet e qëndrimit, përfitojnë mijëra emigrantë shqiptarë

0
156

Përfitojnë rreth 400 mijë emigrant shqiptarë

Mundësi edhe pë rata që nuk kanë një punë

 

kakavije2Nuk do të ketë më probleme për emaigrantët shqiptarë në Greqi për sa u përket lejeve të qëndrimit. Në një vendim të ri që pritet të miratojë paralamenti grek pritet bëhen ndryshime rrënjësore për lejet e qëndrimit.  Me këtë projektligj bëhet më e lehtë hyrja e emigrantëve në kategorinë e emigrantëve që kanë kohë të gjatë qëndrimi në Greqi dhe kështu do të përfitojnë statusin e lejes së qëndrimit pa afat. Kodi i ri i Emigracionit do të paraqitet në Parlament nga ministri i brendshëm grek, Janis Mihelakis në 29 gusht, ose në fillim të shtatorit. Për projektligjin dhe përmbajtjen e tij është informuar partia PASOK, ndërkohë që pritet të çelet drita jeshile edhe nga kryeministria. Autorët e ligjit e cilësojnë atë një ligj “revolucionar”, sepse sipas tyre do të përbëjë një ndihmë për emigrantët e huaj të “bllokuar” në krizën greke, ku nuk ka asnjë mundësi punësimi. Pika më e rëndësishme është ajo që e heq varësinë e lejes së qëndrimit nga numri i ditëve të punës të siguruara. Ligji aktual kërkon nga 150-200 ditë pune të siguruara për të rinovuar lejen e qëndrimit, ndërsa drafti i ri nuk parashikon një kusht të tillë. Me ligjin e ri, për të rinovuar lejen e qëndrimit mjafton një librezë shëndetësore.

Ndryshimet

-Ulen kategoritë e lejeve të qëndrimit nga 50 në 19

-Të gjithë ata që kanë kartë 10 vjeçare dhe e dëshirojnë do kenë mundësi ti kthejnë në 5 vjeçare.

 

-Të gjithë fëmijët që lindin në Greqi, ose të gjithë ata që shkojnë në shkollë do të përfitojnë lejen pa afat të qëndrimit. Dhe në këtë  mënyrë, problemi i nënshtetësisë tejkalohet. Sipas këtij paragrafi, të gjithë ata që kanë lejet afatgjata të qëndrimit do të mund të përfitojnë lejet pa afat të qëndrimit. Me ketë kartë, emigrantët e ligjshëm mundet të shkojnë në të gjitha vendet e BE, jo vetëm për të kryer turizëm, por edhe për të kërkuar fatin e tyre andej në punë e jetesë, gjë që nuk do të mund ta bënin deri tani po të mos kishin nënshtetësinë greke.

– Kjo procedurë karakterizohet nga hartuesit e projektligjit si revolucionar, pasi shumë nga palët, kanë shprehur pakënaqësira për faktin që emigrantët ngujohen në Greqinë e krizës, ku nuk mund të gjejnë punë, fakt që u kushton edhe rinovimin e lejes së qëndrimit, pasi deri tani ajo varet nga pullat e siguracioneve shoqërore, të cilat duhet të ishin në një numër të përcaktuar në vit, pasi leja shoqërohej domosdoshmërisht nga sigurimet dhe varet nga libri i shëndetit.

-Në të njëjtin kuadër në projektligjin e ri parashikohet edhe rinovimi i lejes familjare të qëndrimit, e cila deri më sot kërkonte të ardhurat vjetore minimalisht 10.000 euro. Kjo dispozitë abrogohet dhe bëhet më elastike. Po ashtu hiqen edhe mbi 20 dokumenta që kërkoheshin për dhënien e rinovimin e lejeve të qëndrimit. Po ashtu kategorizohen edhe lejet e punës. Nga 4 leje që ekzistojnë deri më sot, ato shkojnë në 1 leje të përgjithshme punë.

-Hiqen ensimat nga lejet e qëndrimit dhe leja varet nga libri i shëndetësisë. Një masë kjo shumë e nevojshme  nga momenti që me qindra emigrantë janë pa punë dhe nuk mund të plotësojnë ensimat që duhen për të aplikuar për leje qëndrimi-Në projektligjin e ri është edhe krijimi i Qendrave të Shërbimit të Qytetarëve (KEP), të ashtuquajturat «One Stop Shop», të cilat do të funksionojnë ekskluzivsht për emigrantët. Sipas projektligjit që këtej e tutje emigrantët e ligjshëm do të mund t’i marrin lejet e tyre të qëndrimit nga KEP. Lejet e reja të qëndrimit vështirë se do të mund të falsifikohen dhe do të jenë kryesisht biometrike.

 

 

Vazhdojnë mashtrimet e karburanteve, ndërhynë në matsa për të hedhur më pak benzinë dhe naftë

Pjesa më e madhe e shqiptarëve që shkojën çdo ditë nëpër pikat e karburanteve paguajnë më shumë se sa marrin. Nuk mjafton çmimi i lartë i naftës dhe i benzinës por pjesa më e madhe e këtyre biznesve ndërhynë në matsat e pompës duke bërë të mundur hedhjen e një sasie më të vogël se sa u tregohet klientëve. Drejtoria e Metrologjisë, në kontrollin e fundit që ka bërë, ka zbuluar 14 stacione karburanti që kishin ndërhyrë në instrumetin matës. Ata kishin modifikuar instrumentin, i cili edhe pse tregonte se t’i blen 20 litra karburant, në të vërtetë në serbator shkakron vetëm 15 apo 16 litra. Pas zbulimit të mashtrimit në tërësi janë vendosur 10.5 milionë lekë gjobë. Gjatë një konference për shtyp, Kozeta Mesiti, Drejtoreshë e Përgjithshme e ,Metrologjisë tha: ‘Subjektet kanë ndërhyrë në instrumentet matës duke prishur plumbosjen e vendosur nga inspektorët metrologë. Në përputhje me legjislacionin për metrologjinë u mbajt akt-kontrolli përkatës, u bë plumbosja e pistoletave dhe u morën masa me gjobë me një vlerë totale 10 500 000 lekë për 14 subjekte nga të cilat 5 në Tiranë, 4 në Kavajë, 2 në Shkodër, 1 në Elbasan, 1 në Përrenjas, 1 në Bilisht, 1 në Fier’. Por kjo drejtori nuk bën publike emrat e subjekteve, pasi siç sqaron drejtoresha Mesiti informimi bëhet brenda kufijve të ligjit për mbrojtjen e të dhënave për veprimtarinë tregtare të subjektit. Subjektet tregtare që vjedhin konsumatorin nuk publikohen, pasi u dëmtohen intertesat e tyre tregtare.

 

Mbyllen regjistrimet për konkurset

Janë mbyllur ditën e djeshme regjistrimet për konkurset. Pas Universitetit të Arteve ka qënë Universiteti Politeknik që ka pranuar regjisteimin e kandidatëve brënda dhe jashët vendit. Pranimet në programet e integruara të studimit të ciklit të dytë “Arkitekturë” dhe “Arkitekturë-Urbanist” në Universitetin Politeknik të Tiranës bëhen mbi bazë të rezultateve të Maturës Shtetërore dhe të rezultateve të fituara nga konkursi i pranimit. Rezultatet e shkollës së mesme (nota mesatare e viteve të shkollimit dhe gjithë provimet e Maturës Shtetërore) llogariten në masën 40%, kurse rezultatet e konkursit të pranimit llogariten në masën 60%Konkursi te Arkitektura nuk do të zhvillohet në tre ditë, por në dy. Ditën e parë do të bëhet në sallë të mbyllur ku do të bëhet vizatimi teknik dhe gjeometri deskriptive dhe nga ana tjetër do të bëhet kompozimi arkitektonik. Të dyja këto rubrika do të kenë 40 pikë. Nëse deri dje janë zhvilluar në 8 orë, sivjet do të zhvillohen në 4 orë në sallë. Dita e dytë do të jetë një vizatim në natyrë dhe aty do të bëhet vlerësimi me 20 pikë. Në fillim të shtatorit do të zhvillohen dhe konkurset në Universitetin e Arteve, Universitetin e Sportit dhe në universitet e rretheve. Përparësi për të zgjdhur fituesit do të kenë rezultatet e konkursit, ndërsa rezultatet e maturës shtetërore do të zënë 30-40% të pikve totale.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency