Minorenia prostitutë, marëdhënie në hotelet luksoze me klientët VIP

0
183

Elton Qyno

E konsideruar si “Missi”, R.L, hiqej si e fejuara e tutorit të saj Denis Dervishi

Zbardhet skema e veprimit në hotelet loksose dhe klientë VIP. Çmimi shkonte deri në 500 euro

 

prostitutat_ne_brazil_anglishtNjë prostitutë minorene e klasit të parë dhe tutori i saj, Denis Dervishi, hiqeshin në publik dhe para syve të policisë si një çift i sapo fejuar, por që në fakt e gjitha kjo ishte një strategji për tu maskuar, dhe punuar me qetësi me klientë VIP në hotele të ndryshme. Minorenia me inicialet R.L, e konsideruar si “Missi”,ushtronte prostitucion ne hotele diplomatike, ku vetëm për 3 orë arrinte të fitonte 150 euro deri në 500 euro. Një gjë të tillë e ka bërë dhe me një gazetar të ardhur nga Çekia, i cili e paguar 200 euro, përfshirë dhe bashkshishin, për të kaluar 3 orë në dhomën ku ishte akomoduar në një nga hotelet diplomatike. Teksa minorenia kryente marrëdhënie seksuale me gazetarin Çek, i “fejuari” i saj, qëndronte poshte hotelit, me një motor për ta transportuar në një hotel tjetër, ku prisnin klientë të tjerë. Një aktivitet i tillë kryhej në orët e mbrëmjes, ndërkohë që në një rast minorenia ka hyrë dhe në një burg, ku ka kryer për tre orë me rradhë marrëdhënie seksuale me një të burgosur, i cili e ka paguar 500 euro. Personi që e shtynte të qëndronte kaq gjatë ishte, pikërisht tutori i saj Denis Dervishi, i cili e porosiste nëpërmjet sms nga jashtë, që të qëndronte pak më tepër, me qëllim që ti merte ndonjë zhudër (lek) më shumë klientit. Për këtë veprimtari, gjykata e Apelit në Tiranë ka dënuar me 3 milion lekë gjobë minorenen, ndërsa të “fejuarin” e saj tutor e ka dënuar me 10 vite burg, që me gjykim të shkurtuar dënimi ulet ne 6.8 muaj burg.

Marrëdhënia me gazetarin

Ka rezultuar gjatë hetimit se i pandehuri Denis Dervishi, përdorues i numërit telefonik mobile 066658xxxx, kishte kontakte të shumë me femra që kryenin prostitucion në Tiranë. Nga saktësimi i informacioneve mbi shtetasen minorene R.L ka rezultuar gjatë hetimit se e pandehura R. L prezantohej herë si e fejuara e të pandehurit Denis Dervishi e më pas me të, apo dhe me persona të tjerë si shofer taksie të rastit apo dhe të njohur lëvizte nëpër hotele lukzose, lëvizje këto të cilat kanë dyshuar dhe vetë shërbimet për ndonjë aktivitet të kundërligjshëm. Ndodhur në këtë situatë, në datë 06.07.2011 e pandehura R. L, e mbajtur nën vëzhgim dhe me filmime nga shërbimet policore, rreth orës 15:00 të kësaj date eshte kontaktuar në telefon nga shtetasi kosovar A.S. i cili pasi ka kërkuar të pandehurës “shërbimet” e saj kundrejtë pagesës dhe respektimin e mikut të tij gazetar, kanë lënë takimin rreth orës 21:30 pranë një hoteli diplomatik në Tiranë në njërën nga dhomat e së cilit ajo do të takohej me një shtetas të huaj, V.Rekov. Ka rezultuar se e pandehura ka shkuar pikërisht në orën e caktuar,dhe  ka kryer marrdhënje seksuale me një shtetas të huaj çek i akomoduar në dhomën Nr.317 kundrejte vlerës prej 150 euro,shumë e cila në fakt i është dhënë së bashku me 50 euro bakshish. Pas aktit, e pandehura i ka kërkuar shpërblimin dhe për taksinë gjë e cila është refuzuar. Ndodhur në këtë situatë ajo ka kërkuar dhe marrë mendimin e të pandehurit Denis Dervishi i cili në një nga komunikimet që ka pasur në këto momente me të pandehurën Romina i ka thënë me urgjencë që ”..merri njëherë ato, futi zhutrat..”.

Takimi me Ismetin e burgut

Ka rezultuar gjithashtu e provuar gjatë hetimit të kësaj cështje se e pandehura R. L. ka patur kontakte të kësaj natyre dhe me shtetasin e panjohur përdorues të numërit telefonik 0695766591 i cili i është  prezantuar me emrin “Ismeti nga burgu”. Ky shtetas i  ka kërkuar takim duke bërë njëkohësisht dhe llogaritë përkatëse për punën e saj si dhe shpenzime të tjera të cilat kapnin shumën prej 500 euro për tre orë. Po me përdoruesin e këtij numëri më datë 27.07.2011 e pandehura R.  ka patur përsëri telefonata, i prezantuar tashmë si klient i rregullt i saj,  dhe pas takimit të tyre fizik rreth orës 22:27 ata kanë vendosur përfundimisht të shkojnë tek hotel “Lubjana” në autostradë,  në Tiranë duke e konfirmuar këtë veprim dhe prej të pandehurit Denis.

“I mer nai gjo shtesë”

Po kështu e pandehura R.L së bashku me një shoqen e saj kanë patur kontakte dhe me përdoruesin e numërit celular 0662080xxx që i përket shtetasit E.M. dhe shokun e tij ku ajo është prezantuar me emrin e pavërtetë “Megi” dhe më pas, ky i fundit pasi i ka ruajtur numërin i ka kërkuar asaj ti shërbente një shokut të tij me numër telefoni 0696248xxx ku dhe i ka dhënë dhe karakteristikat e mjetit me të cilin ai do të vinte e ta merrte. Rreth orës 23:44 pasi e pandehura kishte përfunduar shërbimet e saj i ka bërë thirrje telefonike të pandehurit Denis duke i kërkuar që të vinte e ta merrte por klienti i saj nuk e linte të largohej pa u bërë ora. Në këto transkripte e pandehura R. e bën me dije Denisin se klienti i saj do me nejt edhe pak me bo muhabet,gjasme me maru ora, ndërsa Denisi e porosit- “Shif mos i merr nai gjo shtetsë“.

 

Trafik Droge

Kakavijë, kapet një sasi lënde narkotike

Policia kufitare e Kakavijës ka zbuluar një sasi lënde narkotike, Cannabis Sativa, teksa transportohej drejt Greqisë. Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës, bëri të ditur, se rreth orës 18:00, efektivët e kufirit, kanë dyshuar për një makinë me targa Greke, me targa YKY 1936, të cilën e kanë veçuar nga radha dhe e kanë kontrolluar imtësisht. Siç është mësuar nga të njëjtat burime, gjatë kontrollit brenda dyerve të makinës tip “Volksëagen”, janë gjetur katër pako me marijuanë. Menjëherë në pranga është vënë drejtuesi i mjetit, Jorgo Franko, 22 vjeç nga fshati Vrisera e Dropullit të Sipërm. Në Kakavijë kanë mbërritur dhe një grup hetimor nga Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës dhe specialistët e sektorit kundër narkotikëve. Ndërsa mësohet se burimi i drogës është fshati Lazarat.

 

Gjirokastër

Digjet parku mbi liqenin e Viroit

Parku mbi liqenin e i Viroit në Gjirokastër është ndezur mbrëmë nga flakët, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë shumë e vështirë. Mësohet se zjarri ka rënë në masivin me pisha të këtij parku, ndërsa terreni i vështirë ka bërë që të mos ndërhynin makinat zjarrfikëse. Në vendin e ngjarjesh shkuan një grup zjarrfikësish të cilët punuan me mjete rrethanore, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve. Për të parë nga afër situatën ka qenë edhe kryebashkiaku Flamur Bime si dhe forcat e rendit, të cilat kanë nisur hetimet sepse dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Në këtë mënyrë është bërë shoqërimi i pronarit dhe qiramarrësit të tokës që ndodhet në këtë zonë.

 

Vlorë dhe Sarandë

Rregjistrohen dy turistë të mbytur

Një person është gjetur i pajetë dje në Vlorë. Burimet policore të këtij qyteti bëjnë me dije se trupi u gjet në zonën e plazhit të vjetër, ndërsa dyshohet se ai është mbytur sepse nga vëzhgimet parparake nuk ka pasur asnjë shenjë dhune në trup. Ai është drguar në morgun e qytetit ku dhe po pritet ekspertiza për të zbuluar shkaqet e vdekjes. Ndërkohë policia ka nisur të kontaktojë me familjarët e tij për të zbuluar identitetin, sepse ende nuk dihet. Ndërkohë po një tjetër person ëhstë mbytur dje në Ksmail. Mësohet se ai ëhstë rreth 28-vjeç, dhe dyshohet s eka pësuar infrak sapo ka rënë në kontakt me ujin.

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency