Këtë javë merret vendimi për fituesin, 4 kompani në garë për ndërtimin e bulevardit të ri

0
127

Florenc Drizari

Në bulevardin e ri të Tiranës do të ndërtohet Pallati i Drejtësisë dhe institucione të tjera publike

 

95362Bulevardi i ri i tiranesBashkia e Tiranës do të përzgjedhë këtë javë kompaninë e cila do të ndërtojë bulevardin e ri të Tiranës. Aktualisht janë 4 kompani prestigjioze ndërkombëtare nga Evropa dhe Lindja e Mesme që kanë paraqitur ofertat financiare si dhe dokumentacionin përkatës, për të realizuar këtë projekt strategjik, i cilësuar nga përfaqësuesit e Bashkisë  si më i rëndësishmi i realizuar në 70 vitet e fundit në kryeqytet.  Ky projekt u lançuar për herë të parë nga kryebashkiaku Basha gjatë fushatës elektorale të vitit 2011, dhe nisi të shndërrohet në realitet, rreth 2 vjet pas zgjedhjes së tij në krye të Bashkisë së Tiranës.

Në  fazën e parë të punimeve që nis nga Stacioni i Trenit përfshihet edhe një parkim i madh nëntokësor. Përgjatë bulevardit është parashikuar kalimi i linjës së tramit, që do të lidhë terminalin multimodal të pasagjerëve me sheshin “Nënë Tereza”. Në bulevardin e ri të Tiranës do të ndërtohet Pallati i Drejtësisë dhe institucione të tjera publike, disa institucione kulturore dhe artistike, qendra biznesi etj. Ndërtimi i bulevardit të ri do të shtojë mbi 150 mijë metra katrorë gjelbërim, përgjatë aksit të tij, ose afërsisht 5 herë më shumë se parku “Rinia“.

Zbatimi i  projektit të bulevardit verior dhe lumit të Tiranës do të zhvillojë një nga pjesët më të prapambetura të qytetit të Tiranës. Zona urbane që ndikohet nga ky projekt është 14 km2. Zbatimi i këtij projekti do të mundësojë urbanizimin me standarde bashkëkohore  të  1/5 së qytetit të Tiranës dhe  ndërtimin e një poli të ri zhvillimi në kryeqytet.

Krahas zhvillimit ekonomik të zonës, krijimit të vendeve të reja të punës gjatë zbatimit të projektit dhe zhvillimit të projekteve të reja përgjatë këtij korridori, ndërtimi i bulevardit të ri të Tiranës do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, duke e vendosur Tiranën në trajektoren e zhvillimit të një qyteti modern evropian, ku punohet dhe jetohet më mirë.

Projekti që do të zbatohet për bulevardin e ri dhe lumin e Tiranës u hartua nga studio arkitekturore britanike “Grimshaë Architects”. Ajo është përzgjedhur nëpërmjet një konkursi ndërkombëtar, ku morën pjesë 7 nga studiot më prestigjioze të planifikimit urban dhe arkitekturës, si  studio DAR Group Turkey & United Kingdom, Ëest 8 – The Netherlands, Albert Speer & Partners – Germany, Cino Zuçhi Architetti – Italy, Gerkan, Marg & Partners – Germany, Kees Christianse & Partners – The Netherlands, Grimshaë Architects – United Kingdom.

Përzgjedhja e studios britanike u bë nga një juri ndërkombëtare, e përbërë nga personalitete me famë botërore në këtë fushë  si Daniel Libeskind, Dr.Sarah Ëhitting, Dr Philip Road, Giles Robin Dolphin si dhe ekspertët më të mirë të fushës në Shqipëri.

 

 

Bregdeti i Durrësit, rritet numri i pushuesve krahasuar me vjet

Rritet numri i pushuesve, te cilet frekuentojnë plazhet e Durrësit. Sipas të dhënave nga sistemi hotelier rezulton se ka një rritje prej 20% te numri te tyre, në një kohë që pjesa me e madhe e hoteleve janë me kapacitet të plote.

Nderkohe vetë pushuesit nga Shqipëria apo Kosova shprehen te kenaqur ne lidhje me permiresimin e kushteve ne plazhin e madh te Durrësit, por nga ana tjeter ngrene edhe shqetesimin e disa problemeve që hasin siç janë mungesa e dusheve apo banjove publike.

Durrësi në këtë sezon veror shënon disa plazhe të cilat frekuentohen nga pushuesit, por me të pelqyerit mbeten plazhi i madh, Gjiri i Lalzit, Kepi i Rodonit etj.

 

Ish-pronarët, Toro: Rrezikojmë statusin, qeveria e re të zgjidhë pronat

Çështja e pronave rrezikon statusin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Zv.drejtori i Agjensisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, Agim Toro, i ka bërë thirrje qeverisë së re e cila pritet të marrë pushtetin në shtator që t’i kushtojë vëmendje zgjidhjes së këtij problemi kaq të mprehtë.

Sipas Toros, BE e ka përcaktuar zgjidhjen e çështjes së pronave si një prej kushteve kryesore për anëtarësimin dhe pikërisht për këtë duhet që premtimet e bëra gjatë fushatës të bëhen realitet.

Toro shprehet së shumë shumë shqiptarë i janë drejtuar Gjykatës së Strasburgut, ku dhe kanë gjetur zgjidhje të kërkesave të tyre.

Zgjidhja e çështjes së pronave në vendin tonë është një çështje mjaft komplekse, e cila shpesh ka shkaktuar edhe viktima. Bashkimi Europian ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje sa më parë për kërkesat e ish-pronarëve.

 

Fier, bankat e gjakut pa rezerva, shkak mospranimi i dhuruesve me pagesë

Banka e gjakut pranë spitalit rajonal të Fierit vijon të këtë sasi të ulët të rezervave të gjakut, duke mos plotësuar kërkesat e personave të sëmurë me talasemi.

Kjo konfirmohet edhe nga shefi i bankës së gjakut, Dashamir Banaj, i cili thekson se reduktimi i sasisë së gjakut vjen si pasoje edhe e nismave te Ministrisë së Shendetesisë, për heqien e dhuruesve me pagesë. Sipas Banajt kjo bankë gjaku mund të furnizojë me gjak vetem spitalin rajonal të Fierit për operacione dhe raste emergjente.

Sa i takon të sëmurëve talasemike, ata vijojnë të marrin lëngun e jetës në bankën e gjakut të Lushnjës, e cila shërben për kryerjen e trasfuzionit te gjakut për rreth 400 persona të sëmurë me talasemi, nga të cilët 70 janë nga qyteti i Fierit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency