Italia dhe Zvicra, zihen për një ari

0
134

pugg-wall-clock__13080_PE040801_S4Në lindje të Zvicrës në pyjet e Graubünden nuk dinë çfarë të bëjnë me një ari të murrmë, i cili ka ardhur nga Italia. Kafsha vërtitet nëpër pyjet zvicerane në kërkim të ushqimit. Kohët e fundit hyri në oborrin e një shkolle si dhe shkatërroi bletoren lokale. Në Itali ekziston programi i riprodhimit të arinjve të murrmë. Gjuetia e tyre është e ndaluar, kështu që zviceranët nuk mund ta vrasin ariun. Për këtë arsye një grup qytetarësh iu drejtuan palës italiane me kërkesën e riaktivizimit të lejes për të qëlluar mbi arinjtë për qëllime “sanitare”. Nga ana e vet filluan “të bëjnë zhurmë e bujë” edhe aktivistët zviceranë, të cilët duan të arrijnë bërjen e ndryshimeve në projektin zviceran “Ariu i murrmë”, në mënyrë që arinjtë e murrmë jo agresivë të lejohen të jetojnë në të njëjtin territor me njerëzit.

 

 

 

 

Amerikani që u zgjua suedez

Amerikani Mike, i cili u zgjua si Johan dhe që atëherë flet vetëm suedisht, është në  Evropë në kërkim të informacioneve për jetën e vet. Mike ka shkuar në Geteborg, ku do të shihet me miken e vet Eva Espling. Ai shpreson se shoqërimi me të do t’ia freskojë kujtesën.  Eva, e cila u njoh me gjendjen e tij përmes gazetave, është argëtuar me Mike nga viti 1980 deri në vitin 1984 derisa ai në Suedi punonte dizajnues. Eva shpreson se do t’ia kthejë vëmendjen.Mike është diagnostifikuar me amnezi të përkohshme e cila u shkaktua nga ngjarja traumatike. Ai u zgjua më 28 shkurt të këtij viti dhe nuk e njohu veten në pasqyrë e mjekëve u tha se gjitha që e di është se quhet Johan Elk dhe se është nga Suedia. Në zgjidhjen e identitetit të Mike morën pjesë mijëra veta nga e gjithë bota. U paraqit edhe motra e tij e cila tha se nuk ishte dëgjuar me të afër dhjetë vjet dhe se ai ka qenë me tamam ujk i vetmuar . Ironik është shënimi se Mike ka punuar profesor i anglishtes në Japoni 10 vjet, në Kinë 4 dhe se pas kësaj ka filluar të merret me grafikë e dizajn.

 

Ora më e saktë në botë

Shkencëtarët amerikanë kanë prezantuar orën e cila është disa herë më e saktë se orët që përdoren aktualisht për të treguar kohën standard. Ora nuk është e nevojshme që ju të arrini me kohë në një takim, por është shumë e dobishme për kërkime shkencore dhe në përparimet teknologjike, në fusha të tilla si sistemet e navigimit, fusha magnetike apo temperaturat, thuhet  në një deklaratë të Andreë Ludloë, shkencëtar në Institutin Kombëtar Amerikan për Teknologji Standarde, të cilën e transmetoi rrjeti televiziv amerikan CNN. Kjo është një orë atomike që është bërë nga elementi  iterbium (YB). Jozyrtarisht është quajtur ora iterbiumike optike. Standardet aktuale në një sekondë maten me orët prej cezium (CS). Ndërsa orët mekanike përdorin lëvizjen e lavjerrësit, orët atomike përdorin sinjalet elektromagnetike të dritës së emituar në frekuencën e saktë për të lëvizur elektronet në atomet e ceziumit.

 

Sirena mbush 100 vjeç

Statuja e njohur e Sirenës së vogël në Kopenhagë ka festuar më 23 qershor 100- jetorin. Në festë kanë marrë pjesë numër i madh fëmijësh dhe të rritur, fakt ky që flet se sa edhe më tutje lë përshtypje prralla e Hans Kristian Andersenit, të cilën ajo e paraqet.  Kjo statujë është vendosur mbi një shkëmb në gjirin e Kopenhagës më 23 gusht 1913.  Kopenhaga për këtë jubile ka përgatitur një spektakël me 100 notare të veshura si sirena, të cilat kanë formuar numrin 100 të statuja, transmetojnë mediat franceze.  E lartë  1,25 metra, ajo është bërë simbol i qytetit, madje edhe i vendit, siç është Kulla e Ajfelit në Francë,apo Statuja e Lirisë në SHBA. Gjatë 100 vjetëve statuja ka përjetuar shumë situata të pakëndshme. i është vjedhur koka, i është thyer dora, është bërë me ngjyrë, është flakur në det, i është vënë  ferexheja më 2004, në shenj të protestën kundër kandidimit të Turqisë në BE etj. Megjithatë, sirena e vogël vetëm një herë e ka lëshuar Kopenhagen, edhe atë më 2010, kur është ekspozuar në pavijonin danez në Ekspozitën Botërore në Shangaj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency