Vrasja mafioze,25 të shoqëruar, hetim tre konflikteve të viktimës

0
169

Elton Qyno

Rëfimi i 20-vjeçares: Ishim vetëm shokë, vrapo për ti shpëtuar plumbave

Eltion Lafetaj, priste të bëhej baba, asnjë karakteristikë për vrasësit

 

policia-ne-vendngjarjeEltion Lafetaj, që u ekzekutua me dy plumba në hyrje të vilës së tij në afërsi të shkollës “26 Nëntori” në Tiranë, ka pasur probleme të trashëguara në Itali, por edhe me biznesmenë Shqiptarë e Turq, ku shkak mendohet se ka qënë trafiku i drogës, por që Lafetaj ka pretenduar 1 vit më parë, turqit i kanë ngacmuar motrën e tij. 37-vjeçari, sipas policisë në momentin e arrestimit nuk ka pasur asnjë mundësi të rreagojë, pasi plumbi i parë i ka përshkuar kokën ndërsa plumbi i dytë i ka hyrë në shpatull, duke e lënë të përgjakur mbi timonin e makinës me targa belge. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, policia e Tiranës ka marrë dëshminë e 25 personave të cilët kanë treguar rreth asaj që kanë parë dhe dëgjuar në orët e mbrëmjes së djeshme. Pjesa më e madhe e të shoqëruarve janë banorë të zonës, por edhe persona që kanë pasur konflikte me Eltion Lafetaj, të cilët kanë pranuar përplasjet por jo autorësinë e krimit. Ndërsa nga ana tjetër banorët e zonës, kanë rrëfyer në polici se për krimin e rëndë, kanë mësuar kur dëgjuar klithmat e vajzës, ku pasi kanë dalë jashtë në ballkon vunë re, 20-vjeçaren teksa ka dalë nga makina dhe ka ecur me vrap rreth 50 metra. Për sa i përket motorit, ku kishin hipur autorët e krimit, banorët e zonës sqaruar para oficerëve të policisë, se mjeti është larguar jo me shumë shpejtësi në rrugicat e pallatit. Ndërsa për sa i përket ngjyrës së tij, banorët nuk kanë qënë në gjëndje të shperehen, pasi errësira nuk i ka lejuar të dallojnë karakteristika të tij. Për këtë ngjarje, policia po heton në tre drejtime, atë të tregtisë së drogës dhe dy përplasjeve me shtetas Turq dhe Shqiptarë.

Dëshmia e 20-vjeçares

Aty ku policia shpresonte të mësonte diçka më shumë dhe të qartë rreth autorëve të krimit, nuk ka mundur të marrë asnjë të dhënë që mund të ndihmonte hetimet për zbardhjen e krimit. Gjatë ditës së djeshme në spitalin Ushtarak, ku qëndron e shtruar shtetësja Amarilda Halili, janë paraqitur dy oficerë të hetimit të krimeve, të cilët kanë marrë dëshminë e 20-vjeçares. Nën shoqërinë e dy prindërve të saj, Halili ka pohuar se nuk kishte asnjë lidhje intime me viktimën dhe se e dinte që ai ishte i martuar. Halili, ka treguar se mes saj dhe Elio Bendos allias Eliton Lafetaj, kishte vetëm një marrëdhënie shoqërore. Për sa i përket karakteristikave të personave që kanë qëlluar me armë në drejtim të makinës ku ndodheshin, dëshmitarja nuk ka qënë në gjëndje të tregojë shumë të dhëna, pasi sipas saj, jo vetëm nga errësira por edhe nga paniku që e zuri në ato momente, nuk ka qënë e përqëndruar. “Jam befasuar kur kam parë, Eltionin të përgjakur mbi timonin e makinës. Ka ndodhur shumë shpejt, punë sekondash dhe menjëherë dy personat janë larguar me motor. Di që ata kaluan shumë afër nesh dhe nuk qëndruan fare, por qëlluan menjëherë. Unë nuk kam dëgjuar krisma, por jam tmeruar nga gjaku. Personi që ndodhej prapa në motor ka qëlluar, ndërsa tjetri, drejtoi motorin, duke u larguar në rrugicat e pallateve”-ka rrëfyer para policisë Amarilda Halili nga qyteti i Elbasanit. Kjo e fundit nuk ka qënë në gjëndje të japë asnjë të dhënë rreth karakteristikave të personave, duke vështirësuar akoma dhe më tepër punën e policisë së Tiranës, për identifikimin e personave që kanë kryer vrasjen. Sipas policisë ekzekutimi i Eltion Lafetaj, është bërë nga një dorë profesioniste që në dukje i ngjason dhe shumë atëntateve të tjerë, që janë kryer nga persona të hipur mbi motor dhe që sot e kësaj dite ende nuk janë zbardhur nga policia e kryeqytetit dhe prokuroria.

Së shpejti baba

37-vjeçari Eltion Lafetaj, nuk ka mundur të jetojë për të parë bebin e tij që do vinte së shpejti në jetë. Sipas dëshmive të familjarëve, 37-vjeçari ishte divorcuar nga gruaja e parë dhe se kohët e fundit kishte një lidhje me një vajzë tjetër. Pikërisht nga kjo lidhje pritej të vinte në jetë një fëmijë, pasi bashkëshortja e viktimës aktualisht është shtatzanë. Eltion Lafetaj, u qëllua për vdekje dy ditë më parë, kur rreth orës 22:30 ai ndodhej përballë vilës së tij, shumë pranë banesës së prindërve të tij. Lafetaj njihet nga policia si person me precedentë penalë, dhe se vitin e kaluar ka qëlluar me armë zjari shtetasin Iljaz Katiraj, ky i fundit pronar lokali. Për këtë ngjarje Lafetaj është dënuar me 9 muaj burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai është dënuar përfundimisht me 6 muaj heqje lirie. 37-vjeçari me origjinë nga Puka, njihet si kontigjent krimi në Shqipëri dhe Itali, pasi pikërisht në këtë shtet mendohet se është marrë me tregtinë e drogës.

Profesionistë

Sipas policisë ekzekutimi i Eltion Lafetaj, është bërë nga një dorë profesioniste që në dukje i ngjason dhe shumë atëntateve të tjerë, që janë kryer nga persona të hipur mbi motor dhe që sot e kësaj dite ende nuk janë zbardhur nga policia e kryeqytetit dhe prokuroria.

Dëshmia

“Di që ata kaluan shumë afër nesh dhe nuk qëndruan fare, por qëlluan menjëherë. Unë nuk kam dëgjuar krisma, por jam tmeruar nga gjaku. Personi që ndohej prapa në motor ka qëlluar, ndërsa tjetri, drejtoi motorin, duke u larguar në rrugicat e pallateve”.

 

Hetimet në dy pista kryesore për drogë dhe larje hesapesh

Të afërmit: Eltioni, probleme vetëm në itali me letra, si çdo shqiptar

Familjarët e Eltion Lafetaj, i kanë dhënë lamtumirën e fundit njeriut të tyre të dashur. Njëra nga kushërirat e tij, ka treguar se 37-vjeçari nuk ka pasur probleme me askënd në Shqipëri, ndërsa për sa i përket Italisë, ajo ka sqaruar se në këtë shtet ka pasur vetëm probleme me dokumentacionin, si çdo emigrant shqiptar. Lafetaj, kishte dy vite që ishte kthyer nga Italia, dhe se gjatë kësaj periudhë ka qëndruar në Shqipëri, duke hapur një dyqan, ambjentet e të cilit I kishte marrë me qëra. Për sa i përket, vajzës që ndodhej me 37-vjeçarin në makinë, kushërira e viktimës ka treguar se 20-vjeçaren nuk e njihte dhe se nuk është në dijeni se në çfarë rrethana është ndodhur ajo në makinën e tij. Për këtë ngjarje të rëndë policia e Tiranës, është duke hetuan në dy pista kryesore si ajo e tregtimit të drogës dhe larjes së hesapeve, pasi viktima një vit më parë është përplasur me armë me disa persona, ku shkak ka qënë një borxh i prapambetur dhe që më pas ka përfunduar në plagosjen e një biznesmeni. Lidhur me këtë ngjarje janë marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë në konfliktin e 2011, të cilët kanë pranuar se janë përplasur me 37-vjeçarin, por kursesi skanë pranuar se ata kanë gisht në vrasjen e tij. Policia e Tiranës, tashmë është duke pritur rezultat nga laboratori shkencor, për të mësuar nëse në dy gëzhojat e gjetura në vendgjarje, ekzistojnë gjurmë gishti ose jo. Për vrasjen e Eltion Lafetës, janë shoqëruar 25 persona, por të gjithë janë liruar, duke mos pasur asnjë të arrestuar për këtë ngjarje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency