Rihana futboll në plazhet Karaibe

0

rihanna-barbadosKa fituar famë si këngëtare, por Rihanna shumë mirë mund të ishte edhe një futbolliste. Në një video dhe disa foto të publikuar në internet, 25-vjeçarja ka treguar aftësitë e saj me këmbë në një plazh të Karaibeve. Sigurisht, pas futbollit, Rihanna nuk mund të linte pas dore pozat provokuese që i ndau në Instagram me 30 milionë fansat e saj.

Loading...

 

Romë, Madonna me aparat te dhëmbët

Ka mbërritur me katër orë vonesë dhe fansave që e prisnin prej orësh u ka dhënë vetëm një përshëndetje me dorë dhe një puthje, pak sekonda përpara se të hynte në palestrën e saj Hard candy fitness, shumë pranë Colosseo, në Romë. Me këmishë të zezë, një varëse me numrin 13, me doreza lëkure dhe aparat tek dhëmbët ajo ka përshëndetur flash të pranishmit.

 

Pushimet e egra te Paris Hilton

Bukuroshja Paris Hilton ka ndarë me fansat e saj disa foto në ët cilat shfaqet gjatë pushimeve të saj në Ibiza. E veshur me një palë bikini me dizenjo zebre, Hilton dukej mjaft seksi. Gjithashtu ajo ka postuar në Instagram një video ku shfaqet duke ngarë një motor rëre përgjatë rrugëve në Ibiza.

 

 

Loading...