Shkodër, pret damarët e mbytet në lumin Buna, 35-vjeçaria

0
133

Sh.Mulia, u vetëflijua në sy të peshkatarëve që peshkonin në urrën e Bunës

 

Signs-and-Symptoms-of-Depression-05-recurring-thoughts-of-death-and-suicideI ka dhënë fund jetës duke u hedhur në ujin e lumit Buna, 35-vjeçarja Sh.Mulia me banim në Shkodër. Ka qenë ora 12:45 e së enjtes, kur peshkatarët amatorë që peshkojnë pranë urës së vjetër të lumit Buna në Shkodër, kanë parë një shtetase që është afruar tek hekurat e urës dhe që shikonte gjatë gjithë kohës poshtë ujit. Nga sjellja e dyshimtë e vajzës peshkatarët kanë kuptuar se ajo donte të vetëvritej. Dy prej tyre i janë afruar 35-vjeçares, ndërsa është njoftuar menjëherë policia. Ndërkohë që shërbimet e policisë janë drejtuar për tek ura e vjetër e Bunës në lagjen “Liria” , gruaja e veshur me rroba verore, është hedhur nga ura në lumin Buna në drejtim të rrjedhës së tij. Ndonëse thirrjeve të peshkatarëve që të ndalonte dhe të mos merrte vendime të nxituara, dukej se 35-vjeçarja e kishte vendosur të vetëflijohej. Një prej peshkatarëve, i pajisur dhe me rroba zhytjeje, është hedhur në lumë në përpjekje për ta kapur gruan dhe për ta nxjerrë. Por ka qenë e pamundur shpëtimi i saj, pasi rrjedha e lumit e ka spostuar me shpejtësi. Shërbimet e policisë kanë kërkuar me varka me motor, por pa mundur ta gjejnë trupin e 35-vjeçares. Në ndihmë të policisë janë thirrur edhe polumbarët, të cilët kanë kërkuar për orë të tëra trupin e 35-vjeçares.

Identifikimi

Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se shtetasja quhet Sh.Mulia, 35 vjeç, lindur dhe banuese në Shkodër. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur motra dhe vëllai i saj, të cilët ishin mjaft të tronditur. Nga ana e uniformave blu po punohet për zbardhjen e ngjarjes, por ende nuk ka një pistë zyrtare hetimi. Ndërsa nuk dihen rrethanat që e kanë shtyrë 35-vjeçaren në marrjen e këtij vendimi kaq dramatik. Uniformat e policisë nuk kanë mundur të marrin në pyetje familjarët e vajzës, të cilët kanë qenë në gjendje shoku pas lajmit të vetëvrasjes së 35-vjeçares. Pritet që rrëfimet e tyre të jenë një provë e vlefshme për blutë, për të zbuluar nëse shtetasja SH.Mulia vuante nga probleme mendore, nëse kishte konflikte ose probleme. Ky është rasti i tretë i vetëvrasjes që është regjistruar brenda këtyre dy ditëve në qytetin e Shkodrës. Të mërkurën një 33-vjeçare është gjetur e vdekur në vendin e quajtur “Grykë Derdhje” e lumit Buna, fshati Darragjat në Shkodër. Një ditë më parë babai i saj P.Preçaj kishte deklaruar në polici largimin nga banesa të vajzës së tij të sëmurë psikike dhe kishte kërkuar ndihmë për ta gjetur. Kufoma e saj është gjetur nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar policinë. Nga identifikimi i bërë dhe vëzhgimi i kufomës ka rezultuar se 33-vjeçarja, e cila vuante nga çrregullime psikike, është vetëmbytur në lumë dhe rrjedha e tij e ka nxjerrë në vendin ku është gjendur. Rasti i tretës është i 58-vjeçares Sh.Rroku, lindur dhe banuese në fshatin Karmë, Bashkia Vau Dejës. Mësohet se shtetasja Sh.Rroku ka gjetur vdekjen në spitalin e Shkodrës, pasi është vetëhelmuar me fotoksinë. Shkak i ngjarjes mendohet të ketë qenë gjendja e vështire ekonomike e kësaj shtetaseje, e cila ka zgjedhur ti japë fund jetës. Rritja e numrit të vetëvrasjeve është një problem shqetësues, ndërsa në pjesën më të madhe të rasteve hetimet ndërpriten dhe rasti lihet në harresë. Justifikimi se depresioni është motivi i çdo vetëvrasje i jep zgjidhje dosjes, duke mos kryer hetime më në thellësi, për të zbuluar nëse personi ka qenë nën presion, nëse ka pasur probleme ose konflikte.

 

Dëshmia e rojes: Sdoja të vrisja,qëllova për trembje

Gjykata e Tiranës le në burg 18-vjeçarin Kleandro Zefi, rojen e pikës së inerteve

“Nuk doja ti vrisja, qëllova drejt makinës pasi ata e kthyen shumë shpejt dhe po tentonin të largoheshin nga objekti që unë kisha në ruajtje”. Kjo është një pjesë e dëshmisë së 18-vjeçarit Kleandro Zefi, i cili deklaroi para togave të zeza se ndihej fajtor për krimin që kishte kryer, por që në asnjë moment ska menduar për ti vrarë grabitësit. Adoleshenti Zefi, i ka treguar gjykatës me detaje atë që kishte ndodhur mensnatën e tre ditëve më parë në fshatin Arbanë të Tiranës, teksa ai ishte duke ruajtur një pikë intertesh. “Kam qënë në gjumë kur papritur ka ndier një makinë që është ndezur shumë afër pikës ku unë isha punësuar për ta ruajtur. Teksa kam dalë jashtë, kam arritur të njoh njërin nga autorët e krimit, shtetasin Andi Allamanin, të cilit i kam thëritur duke i kërkuar që të ndalonin. Mirëpo makina është kthyer mbrapsht me shumë shpejtësi dhe personat që kishin vjedhur hekura dhe materile të ndryshme, kanë tentuar të largohen. Në atë moment, kam marrë automatikun që e mbaja gjithnjë me vete dhe ka qëlluar drejt makinës. Kam qëlluar për ti trembur dhe jo për ti vrarë.”-ka deklaruar para gjykatës Kleandro Zefi. Pavarësisht kësaj dëshmie dhe pendesës së thellë, 18-vjeçari u la në burg nga gjykata, duke miratuar kërkesën e prokurorit Gjon Kodra, i cili ka ngritur ndaj të riut aguzën e Vrasjes me dashje në dëm të shtetasit Astrit Marku dhe “Armëmbajtjes pa lejë”.

Vrasja

Sipas prokurorisë rreth orës 01:30, dy persona, të identifikuar si Astrit Marku, 35 vjeç dhe Andi Allamani, 27 vjeç, janë futur për të vjedhur në ambientet e brendshme të një kompanie inertesh në fshatin Arbanë të Tiranës. Ata kanë parkuar automjetin në një vend të errët jashtë rrethimit të firmës private dhe kanë hyrë brenda, nga ku pas disa minutash kanë nxjerrë një lavatriçe zhavorri. Roja i objektit, 18-vjeçari Kleandro Zefi, pasi ka pikasur hajdutët duke dalë nga firma që e kishte punësuar si punonjës sigurie, u ka thirrur nga larg që të ndalonin, në të kundërt do të lajmëronte Policinë. Nga ana tjetër, dy autorët e vjedhjes kanë nxituar që të fusin në makinë objektin e vjedhur, pa iu përgjigjur thirrjeve të rojës. Kur ka parë që asnjëri prej autorëve nuk po ndalonte, Zefi ka marrë një automatik që e mbante pa leje në kabinën e rojës dhe ka hapur zjarr me breshëri në drejtim të makinës. Si rezultat ka mbetur i vrarë njëri nga të dyshuarit, Astrit Marku, ndërsa bashkëpunëtori i tij ka arritur t’u shpëtojë plumbave.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency