Rihapet kufiri me Greqinë, shqiptarë e grekë kalojë pa kushte në doganë

0
155

Sonja Caka

Kontrollorët grekë “bllokuan” kufirin, nuk lejonin shqiptarë të kalonin, duke kërkuar garanci nga 1 500 deri në 3 mijë euro

Reagimi i drejtorit Admir Abrija, urdhër ndaj vartësve: Asnjë shtetas grek nuk do lejohet të futet në tokën shqiptare pa garanci në euro dhe ftesë

Ndërhyn konsulli grek në Gjirokastër, bisedime më drejtorin e kufirit. Zhbllokohet situata, lejohen kalimi në dy anët

 

 

kakavije_7_1Pas tri ditë kthimesh masive dhe nisjen e zbatimit për disa orë të parimit të reciprocitetit, ku edhe pala shqiptare nisi kthimin e shtetasve grekë në kufi, kur nuk paraqisnin dokumentat që u kërkoheshin atyre shqiptarë, situata u zhbllokua në mesditë. Ministria e Jashtme Greke ka dërguar një urdhër në dy pikat kufitare duke kërkuar që të mos krijohet asnjë problem për shtetasit shqiptarë me pasaportë biometrike, ndërsa u justifikua se “veprimet e policëve në dy pikat kufitare, ishin të paautorizuara nga shteti grek”. Lëvizjet në dy anët e kufirit u normalizuan, ndërsa emigrantët apo vizitorët drejt dy vendeve vijuan udhëtimet normalisht pas tri ditësh me probleme serioze në kufi, ku shpesh u përmendej konflikti i Përmetit. Fillimisht ka qenë pika kufitare e Kakavijës ajo që normalizoi lëvizjen në të dy anët, ku u desh ndërhyrja e kreut të Kufirit, Admir Abrija dhe konsullit grek të Gjirokastrës që të vendosej lejimi i kalimit normal mes dy shteteve. Policisë greke i është përcjellë një urdhër nga ministria e Jashtme e Greqisë e cila kërkon të mos pengojë kalimin e shqiptarëve të pajisur me pasaporta biometrike. Gjithashtu këto burime diplomatike kanë thënë se “nuk ka gisht, shteti grek për veprimet që janë ndërmarrë në kufi, por veprimet janë marrë nga persona të paautorizuar.”

Tensioni

Orë tensioni në dy pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Greqinë gjatë gjithë paradites dhe mesditës së djeshme. Pasi tri ditësh tensioni dhe kthimesh masive të shqiptarëve me pasaporta biometrike, pala shqiptare reagoi. I pari e ka marrë iniciativën drejtori i Kufirit për Kakavijën, Admir Abrija, i cili vendosi t’u përgjigjet grekëve me të njëjtën monedhë, duke urdhëruar policinë shqiptare të zbatohet parimi i reciprocitetit. Ashtu siç po vepronte pala greke duke kthyer autobusat me shqiptarë, ku u kërkohej garanci pasurore nga 1 500 euro deri në 3 mijë euro, si dhe ftesë apo prenotim hoteli, edhe pala shqiptare do të bënte të njëjtën gjë me shtetasit grekë. Asnjë shtetas grek nuk do lejohej të kalonte kufirin shqiptar pa paraqitur më parë sasinë e eurove të kërkuara si garanci dhe ftesën apo prenotimin e hotelit për të hyrë në territorin shqiptar. Madje, një autobus me 50 shtetas grekë dhe disa makina u kthyen mbrapsht pasi nuk plotësonin kushtet. Kjo situatë duket se solli ndryshimin. Palët u ulën në bisedime dhe u desh edhe ndërhyrja e konsullit grek në Gjirokastër që të zhbllokonte situatën e krijuar. Përmes një telefonate drejtuar kreut të Kufirit për Gjirokastrën, i cili zbatoi i pari parimin e reciprocitetit, Admir Abrija, garantohej se nuk do kishte më probleme në kufi dhe se do lejohej çdo shtetas shqiptar të kalonte pa kushte, dhe donte të njëjtën gjë edhe për shtetasit grekë. Por, ndërsa në Kakavijë situata u normalizua, nuk paraqitej e njëjta gjë në Kapshticë. Kthimet masive vazhdonin, numri i shqiptarëve të kthyer shkoni në 300 persona të kthyer. Pavarësisht ndërhyrjes së drejtorit të Kufirit për Kapshticën Ylber Zyberi, madje edhe duke vendosur si kolegu i tij në Gjirokastër të zbatojë parimin e reciprocitetit, ka qenë e vështirë të ndryshojë situatë deri pas urdhërit të dërguar nga Ministria e Jashtme Greke. Mësohet se pala greke në Kapshticë iu përmend shqiptarëve konfliktin e ditëve të fundit në Përmet mes kishës ortodokse e Bashkisë së këtij qyteti, ndërsa për t’i kthyer, përdor si justifikim sasinë e parave që qytetarët duhet të kenë me vete. Madje, pas një takimi që patën dy drejtorët e kufirit, ai grek dhe ai shqiptar, u vendos që shuma e kërkuar që do të paguhet nga shqiptarët do të ulet nga 1 500 në 600 euro.

Reagimi

Mediat e huaja, TGCOM: Mbyllen kufijtë mes Greqisë dhe Shqipërisë

Situatës në kufirin shqiptaro-grek i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë edhe mediat e shteteve fqinje. Kështu, në një shkrim të publikuar te TGCOM.it, thuhet se mbyllen kufijtë mes Shqipërisë dhe Greqisë. “Tensionet e forta mes Greqisë dhe Shqipërisë gjatë ditëve të fundit kanë çuar në mbylljen e kufirit mes dy vendeve, duke sjellë refuzimin reciprok të hyrjes së shtetasve të tyre në këto shtete. Shkak i “luftës diplomatike” është një konflikt i kishës ortodokse shqiptare, e lidhur ngushtësisht me Athinën, dhe bashkisë së vogël të Përmetit, në jug të Shqipërisë, mbi një zyrë publike” mbyll përshkrimin e situatës median italiane.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency