Kur është “ora e shenjtë e seksit” për meshkujt

0
200

problmet_seksualeOra e dashurisë e partnerit tënd rregullohet kryesisht nga sekretimi i testosteronit dhe e arrin cakun e vet në mëngjes – shpjegon seksologu Mauricio Bossi.

Për këtë arsye ndodh se partneri të propozojë për intimitet sapo zgjohesh në mëngjes. Në realitet, në qoftë se do të përjetosh një marrëdhënie më intensive, duhet të shkosh pas kërkesës së tij.

Përveç se janë të dy partnerët të çlodhur, ai në orët e para të mëngjesit ka një shtim prej 30% të hormonit të dëshirës. Herëve të tjera mos u anko se pse ai, pas perëndimit të diellit është i vakët ose i privuar nga iniciativa: tashmë ti e di që nuk është problemi vetëm tek lodhja.

Biologu gjerman Liebe & Beziehungsblog, konfirmon se “ora e shenjtë e seksit”, është nga 8 deri në 9 të mëngjesit, kohë kur gjaku i mashkullit shpërthen nga testosteroni, por në orën 7 të mëngjesit është momenti kur përqendrimi i hormoneve në gjak është pothuajse 6 herë më i lartë se pjesën e mbetur të ditës. Kjo u mundëson partnerëve një seks më të kënaqshëm dhe një lidhje më të fortë si në intimitet, ashtu edhe në dashuri, pasi qetësia u dhuron atyre më shumë ngrohtësi. Nga ana tjetër, hormonet u dhurojnë atyre më shumë eksitim.

“Nuk e di se kur mund të ishte kohë më e mirë se kjo që ne kemi konstatuar për të bërë seks, pasi deri tani te të gjitha çiftet ka pasur një ndikim më se pozitiv”, përfundon shprehet specialisti Alessandri Di Gregorio.

Ka të ngjarë që ju nuk e dini se për mashkullin ekziston edhe një kulm stinor negativ. Për shkak të natyrës që ‘zgjohet’, pranvera është stina më delikate për erosin, kur testeteroni, në fakt arrin nivelin më të ulët të vitit.

 

A është i mirë në shtrat: shikojeni se si ha dhe flet!

Rrobat tona, sjellja, stili, apetiti dhe gjestet – janë simbole precize se çfarë është qenia jonë seksuale dhe me siguri indikatorë të saktë se si do të sillemi në shtrat.

Si ha

Apetiti i mirë do të thotë që e shoqëron libido e zjarrtë. Vështrojeni se si ha dhe do të mësoni se si do ta “kafshojë” veshin tënd, qafën dhe pjesët e tjera të trupit. Nëse nuk tregon gatishmëri t’i provojë shijet e reja ekzotike, mundësitë janë të vogla që do t’ju ngazëllejë me ndonjë “aftësi” të Kamasutrës.

Si flet

Nëse kur flet bëhet i mërzitshëm dhe ndryshon shprehjen e fytyrës një herë brenda një ore, ai është i formuar “nga materiali i zakonshëm”. Entuziazmi i dobët do të thotë se në shtrat do të jetë i mërzitshëm. Personi i cili ngre dorën lart gjatë darkës, është plot jetë dhe afsh. Nëse atë afsh mund ta shpërthejë edhe në shtrat, atëherë mund të prisni që të jetë dashnor i mirë.

Duke qenë se femrat janë ato të cilat në të shumtën e rasteve kanë dhuntinë e të folurit, mashkulli i cili flet shumë mund të lë përshtypje jo të mirë.

Bisedat të cilat zgjasin shumë tepër simbolizojnë pasiguri. Kur nuk di se si t’ju afrohet dhe si t’ju bëjë për vete, kjo mund të tregojë se as në krevat nuk do të dijë të bëjë punën si duhet. Ndërkaq, mashkulli i cili paraqitet i matur dhe zgjedh fjalët për t’ju bërë të interesuar, jep shenja për partner të sigurt dhe të vendosur, i cili e di saktë se çfarë dëshiron në jetë, po ashtu edhe në krevat.

Çfarë është në shoqëri

Rregull i përgjithshëm është: sa më i hapur të jetë ndonjë person dhe sa më shumë të ketë të zhvilluar shkathtësitë shoqërore, është më se e sigurt që në shtrat do të jetë edhe më i mirë. Nëse është komunikues me të tjerët, do të lidhet seksualisht më mirë me ju.

Si ulet

Se ku ulet derisa jeni duke pirë apo duke darkuar, është edhe një sinjal më shumë. Nëse ka zgjedhur pozicion të mirë kundruall jush dhe murit, në vend që të zërë një vend nga i cili mund t’i vështrojë të tjerët, ju keni njohur personin e duhur. Sa më shumë që të fokusohet në ju, aq më shumë do t’u kushtohet edhe në çastet kur të jeni vetëm ju bashkë.

Edhe dalja nëpër klube të natës, mund të jetë vendi i duhur për të zbuluar se si është në krevat. Nuk bëhet fjalë vetëm për lëvizjet në vallëzim, por edhe për mënyrën se si ju prek me ritmin e muzikës. Prekjet e buta, siç është përshkimi i lëkurës suaj ose flokëve me gishta, mund të nxisin po ashtu pasionin dhe të zbulojnë mashkullin i cili di si të eksitojë një femër.

Njëkohësisht, reagimet e pakëndshme dhe vallëzimi me lëvizje të pakontrolluara që jep pamjen sikur po shoqëroheni me vëllanë e vogël, e karakterizojnë mashkullin i cili ka mendim shumë të lartë për vetveten, ndërsa dikush që është i dashuruar në vete dhe në trupin e tij, padyshim se në momentet pasionante do të mundohet të kënaqë vetëm veten e tij

 

I dashur, laj enët – do të shpërblej me seks

Femrat gjithsesi dinë të jenë mirënjohëse. Këtë e tregon një hulumtim i bërë në Britani të Madhe. Kur meshkujt u ndihmojnë damave, ato me gjithë dëshirë i shpërblejnë me butësi në krevat.

Seksi si shpërblim – të dy gjinitë dinë të lozin me mençuri

Gjatë këtij hulumtimi, madje ty të tretat e femrave britanike kanë zbuluar se e shfrytëzojnë seksin si formë shpërblimi për partnerët e tyre. Ndërkaq, më bujare bëhen kur partnerët e tyre u ndihmojnë rreth punëve të shtëpisë.

Shumica e tyre, 65 për qind, pa ngurruar kanë pranuar se e aplikojnë sistemin e këtillë të shpërblimit, ndërsa vetëm 11 për qind syresh kanë ngurruar të japin përgjigje.

Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 1.994 persona më të vjetër se 18 vjeç. Në mesin e tyre ka pasur edhe meshkuj. Edhe ata kanë deklaruar se nuk hamenden që me seks të shpërblejnë partneret e tyre. Këtë gjë më së shpeshti e bëjnë kur damat vendosin që bashkë me ta të shikojnë ndeshjen sportive.

Ç’duhet të bëjë mashkulli që të shpërblehet me seks

1. T’i kryejë punët e shtëpisë – 39%

2. Të blejë dhuratë – 34 %

3. Të kujdeset për fëmijët – 28%

4. Të gatuajë drekën apo darkën – 21%

5. Të paguaj taksinë – 19%

Ç’duhet të bëjë femra që të shpërblehet me seks

1. Të shikojë ndeshjen sportive – 35%

2. Të ndihmojë në kryerjen e punëve të shtëpisë – 31%

3. Të paguajë taksinë – 29%

4. Të kujdeset për familjen – 22%

5. T’i lejojë mashkullit të dalë në mbrëmje me miqtë – 17%.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency