Kapiteni britanik / Pse Ali Pasha e kërcënonte me pengmarrje apo burgim!

0

Pashai i Janinës, i njohur përmes botimeve publike dhe i panjohur mes dokumenteve sekrete; me qindra të tilla raportojnë fshehtas çfarë ndodh në Shqipëri në librin e fundit të Irakli Koçollarit, “Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanike”; pas dokumenteve zbulohen emrat e misionarëve dhe agjentëve të famshëm e të njohur për studimet albanologjike; asnjëri nga agjentët – na bën me dije studiuesi – apo ushtarakët francezë të ngarkuar me misione speciale prej qeverive të tyre, nuk ka folur publikisht për misionet dhe detyrat sekrete me të cilat kanë qenë ngarkuar dhe kryenin nëpër territoret e Pashallëkut të Janinës dhe ndaj Pashait të saj. Me të drejta autori, “Standard” në ditët në vijim boton disa prej këtyre dokumenteve top sekret

 

H0046-L06811615Dokumenti nr. 18:

Dokumenti i meposhtem, qe mban daten 12 Tetor 1809, eshte nje raport informues qe Kapiteni U. M. Lik i dergonte Ministrit te Jashtem Britanik, Xhorxh Kaning. Ky raport ka me shume permbajtjen e nje ankese, per indiferencen qe kishte treguar hierarkia diplomatike dhe ushtarake britanike, ndaj kerkeses qe ai kishte bere per gradim apo emerimin ne nje funksion me te larte te strukturave diplomatike apo ushtarake britanike.

Duket qe Liku e kishte parashtruar kete kerkese, jo per interesa dhe prirje karrierizmi, por per nevoja qe i imponoheshin prej rrethanave te veshtira ne te cilat ndodhej. Kjo kerkese, po me kete subjekt, ishte perseritur edhe ne raste te tjera, direkt apo indirekt nga Liku.

Sidoqofte, ne thelbin e saj edhe kjo kerkese apo ankese e ushtarakut britanik, drejtuar Ministrit te Jashtem, formalisht dhe ne pamje te pare duket se shpreh nevojen qe ndiente ky misionar per ofiqe, perpara autorititetit te Ali Pashes dhe terrenit ku ai punonte e vepronte.

Ne rrethanat e krijuara, perballe kercenimeve apo reagimeve jo te kendshme te mundshme te tepelenasit, Liku ka kerkuar nga eproret e tij nje “korrace” mbrojtese, pra nje grade te larte ushtarake apo nje funksion diplomatik, qe do t’i sherbente si nje barriere imuniteti ndaj akteve apo veprimeve te mundshme politike qe mund te ndermerte Ali Pasha ndaj tij.

Nese kjo kerkese e Kapitenit britanik per gradim apo shkalle me te larta ne hierarkine ushtarake behet per nevoja vetmbrojtjeje apo ajo behet e nxitur nga prirjet dhe tendencat e karrierizmit, ne nuk mund ta ndajme prerazi.

Ne, sigurisht, na terheq vemendjen “sugjerimi”, qe Kapiteni Lik i bente personalisht Ministrit te Jashtem, Kaning, “per te larguar ndonje prej xhentelmenve dhe per te emeruar ne vendin e tij nje duke te ri! ”

Ne kete rast, Kapiteni Lik del teresisht jashte etikes, te drejtave qe i jepte fuksioni dhe misioni i tij si ushtarak dhe papritur shfaqej fare hapur me prirje karrieriste. Me termin, “duke i ri”, ai ka patur parasysh veten e tij! Pra, permes tekstit te letres, direkt, ai i kerkonte Ministrit te Jashtem qe te zhvishej nga funksioni i agjentit ushtarak, meqe tanime, sikunder argumentonte ai,

“fronti i armikut (francezeve) po largohet nga Ballkani” dhe t’i jepte atij nje funksion diplomatik dhe titull fisnikerie, Duke!

Ne kete rast Kapiteni Lik zbulon fare hapur prirjet dhe enderrat e tij per karriere, jo vetem ne fushen e diplomacise, por edhe per tituj fisnikerie.

Duke pare ecurine e ketyre ngjarjeve, na duhet te themi se keto tendenca dhe prirje te karakterit te Likut duhet te kene ndikuar edhe ne punen e tij dhe detyrat per te cilat ai ishte ngarkuar te zgjidhte ne marredheniet me Ali Pashen dhe neper territoret e Pashallekut.

Eshte pikerisht kjo arsyeja pse qendruam me siper dhe analizuam edhe keto shfaqje te karakterit te Likut, pasi megjithese ne pamje te pare duken se nuk lidhen me subjektin e ketij libri, sikunder do te shohim me pas, ato kane ndikuar mjaft ne devijimin apo lekundjen e qendrimeve te Kapitenit Britanik ne veprimtarite e tij, ne analizat dhe vleresimet e situatave politike, ushtarake, sociale ne Pashallek dhe ndaj vete Ali Pashes.

Keto prirje te theksuara karrierizmi te Kapitenit Lik, duket jane bere shkak qe mjaft informacione dhe pretendime te ngrituara nga ai per Ali Pashen per “kercenime”, “pengmarrje” apo “burgim”, te merreshin me rezerve.

Ndoshta, ky ka qene edhe shkaku, qe pas pretendimeve te perseritura te Likut per gradime, si dhe informacioneve ne ndonje rast kontradiktore, te gjejme kerkesen e Ministrit te Jashtem Britanik Kaning dhe Ambasadorit Adair drejtuar Kapitenit Lik, qe ky i fundit te riperseriste dhe te ripershkruante edhe nje here me hollesi informacionet qe benin fjale per “kercenimet qe i kishte adresuar Ali Pasha per pengmarrje apo burgim”!

Ne nje veshtrim te kujdeshem te kesaj korrespondence, mund te dallohen shenja dyshimi ndaj punes, qendrimeve dhe saktesise se informacioneve te derguara nga Kapiteni Lik.

Duket se qe nga kjo kohe, ne marredheniet mes eproreve britanike, Ministrit te Jashtem, Ambasadorit Adair nga njera ane dhe Kapitenit Lik nga ana tjeter, jane krijuar ^arje.

Fjalet ne tekstin e letres te shkruara me germa te medha jane shkruar po keshtu nga vete autori i letres, prandaj edhe ne i kemi vene ne perkthim sikunder gjenden ne tekstin origjinal.

 

 

Nr. Arch. F. O. 78/65

Nr. 21

Kap. Lik per Z. Kanning

Janine 5 Tetor 1804

 

Zoteri,

Perpara se te largohesha nga Anglia mora guximin te parashtroja tek ju nevojen e marrjes se ndonje rangu (grade apo funksioni -IK) me te larte ushtarak nga ajo qe posedoj ne situaten e tanishme, te cilen jam i detyruar te mbaj.

Une parashikoj se nje kerkese per nje rang te respektuar, qofte civil apo edhe ushtarak, do te jete nje mjet mbrojtjeje ndajndodhive te pakendeshme ndaj meje apo edhe i demtimeve rastesore ndaj interesave te Madherise se Tij (interesave britanike-IK).

Megjithate, ky rast i pavolitshem mund te mos kete ardhur per ndonje demtim material te sherbimit publik ne transaksionet e mia me Ali Pashen. Ne llogarite e mia te gjata personale te njohjes me Madherine e tij, ne nje kuptim tjeter shpesh kam ndier ashpersine ne rrugen e gjate te qendrimit tim ne ketë vend.

Ne keto çaste dua tju bind edhe nje here, duke jua perseritur konstatimin qe kam, nese ndonje nga Ishujt Joniane do te pushtohej prej forcave te Madherise se Tij (sikurse raporti e ben te besueshem), kjo deshire e Rangut do te jete me e ndjeshme dhe do ta beje ate akoma edhe me te ndjeshme, nese rrethanat e luftes do te me flakin mua ne ndonje lidhje me oficeret nepunesit e Fuqive ne kuptimin e miqesise me Madherine e Tij.

Marrja e Rangut (grades-IK), sidoqe te ishte, do te ndikonte per mire. Por mua m’u refuzua para se te largohesha nga Anglia, gje qe pa dyshim shpreh pasigurine time, te cilen nuk mund ta perjashtoj prej aplikacionit te fundit.

Une megjithate, mendoj se eshte detyra ime te qendroj ne kete vend per aq kohe sa eshte parashikuar te mbahet i fokusuar Ali Pasha ne armiqesi me Francen.

Por, perderisa armiku eshte duke u larguar nga kufijte e Turqise, nuk do te jete e nevojshme qe agjenti politik i Qeverise se Madherise se Tij (Qeverise Britanike-IK), te jete nje nepunes

ushtarak, prandaj une kerkoj nga ju leje qe tju sugjeroja ne kete rast te nxirni jashte disa persona, perfshi ata me formim civil ose e instruktoni Z. Adair te zevendesoje nje nga Xhentelmenet ne perberje te Misionit te tij, me nje Duke te ri, pasi ne kete menyre ndryshimi i ketyre rrethanave do te sjelle per pasoje frutet e nevojshme.

 

Une kam nderin te jem

Sir, me respektin me te madh

Sherbetori juaj me i bindur dhe i ndershem Uilliam Martin Lik (Firmosur)

 

Ne letren mbeshtjellese (qe kryen funksionin e zarfit) eshte bere shenimi nga dora e Likut:

 

Nr. 21

Kapiteni Lik per zotin Kanning Janine 12 Tetor 1801

(Ndersa ne fundin e faqes se ketij informacioni eshte bere shenimi nga dora e Likut):

 

Drejt per te Nderuarin Xhorxh Kanning

Madheria e Tij Sekretari Kryesor i Shtetit

per Departamentin e Jashtem.

 

(Mbi zarfin mbeshtjelles se ketij raporti informativ, nga nje dore e panjohur per ne, eshte vene shenimi permbledhes per informacionin qe, me siguri, i ka vajtur Ministrit, Kaning):

Nr. 21 Kapiteni Lik per M. Kaning

Janine 5 Tetor 1801

Janar 21. 1810

 

R (regjistruar) 21 Janar 1810

“Shkruan kerkesen e tij per nje promovim (gradim) ushtarak. Ne rast se Shtate Ishujt e Jonit do te merren prej Trupave te Madherise se Tij (trupave britanike-IK), nje funksionar civil duhet te largohet per t’u vene ai.”