Bashkia liron hapsirat publike, gjoba ndaj bizneseve që abuzojnë

0
128

hqdefaultPolicia Bashkiake ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike. Aksioni është përqendruar dje përgjatë rrugës së “Kavajës”, nga qendra deri tek Pallati me Shigjeta, ku shitës ambulantë dhe subjekte tregtare kishin zaptuar trotuaret me aktivitetin e tyre. Përveç vendosjes së gjobave, Policia Bashkiake ka sekuestruar sot edhe objekte, si çadra, tavolina e karrige dhe produkte që tregtoheshin nga shitës ambulantë. Sekuestrimi i tyre erdhi pas mos bindjes së subjekteve dhe shitësve ambulantë, për lirimin e hapësirave publike.  “24 orë përpara, çdo subjekti i është lënë edhe akti i konstatimit, për zaptim të hapësirave publike. Këto subjekte nuk kanë zbatuar urdhrat e Policisë Bashkiake, për lirimin e hapësirave publike, ndaj Policia Bashkiake ka marrë përsipër të bllokojë dhe të vendosë gjoba mbi të gjithë këto subjekte që janë në kundërshtim me ligjin, në pjesën ku qytetarët e Tiranës kanë të drejtë të ecin lirshëm dhe të mos pengohen nga subjekte të ndryshëm që vendosin tavolina, çadra, hekura apo zinxhirë. Aktualisht, mund t’ju them se nga momenti kur ka filluar kjo punë, deri tani janë mbi 300 raste të liruara nga Policia Bashkiake, raste që konsistonin me vendosje zinxhirësh, bllokime rrugësh, zënie trotuaresh dhe në të gjithë rastet që do të konstatojmë në vijim, do të zbatojmë vetëm ligjin dhe detyrat me të cilat e ngarkon ligji Policinë Bashkiake” – u shpreh  drejtori i Policisë Bashkiake Vullnet Topalli.

Bëhen kontrolle intensive për këtë, duke qenë se bizneset paralajmërohen ose marrin informacion, i heqin, më pas i vendosin përsëri?

Nuk kanë qenë shumë raste. Ka qenë një rast në “Kombinat” dhe “Don Bosko” dhe Policia Bashkiake përfundimisht ka bërë bllokimin e të gjithë këtyre aseteve që kanë zënë trotuaret, lulishtet apo hapësirat publike.

Në zonën e ish-Bllokut, situata vazhdon të jetë problematike. Nga viti në vit deklarohet se do të lirohen hapësirat publike por situata vazhdon të jetë e tillë?

Edhe në zonën e ish-Bllokut janë “pastruar” disa nga rrugicat atje por puna e Policisë Bashkiake do të vazhdojë në vijim dhe absolutisht që të gjithë rrugët e Tiranës do të jenë të lira, trotuaret do të jenë të lira dhe brenda blloqeve të banimit, siç kemi vazhduar deri më sot (dje), do të vijojmë të presim zinxhirë të atyre parkingjeve që kanë zaptuar apo i vendosin privatisht dhe jo bazuar në ligj. Do vazhdojmë t’i presim, do vazhdojmë të lirojmë hapësirat jo vetëm në rrugë kryesore, por edhe në blloqet e banimit. Topalli bën me dije se gjoba për çdo biznes është 50 mijë lekë të vjetra.

 

 

 

Eagle Mobile, freskon verën me evente festive, artisti Mohombi do të performojë për tre ditë për të gjithë

Eagle Mobile sjell freski dhe argëtim fantastik këtë herë me një tjetër artist të madh mbarë botëror, Mohombin. Këtë fundjavë, artisti R&B dhe POP i njohur për disa hite të tij dhe bashkëpunime me Pitbull, Neya, Akon, Nelly etj. do të elektrizojë të pranishmit me hitet e tij të performuara live në festën tonë verore, dhe jo vetëm për një natë. Do të jenë tre net të gjata dhe emocionuese shoqëruar edhe nga DJ të njohur shqiptarë. Kështu, në datat 23, 24, dhe 25 gusht eventet festive të Eagle do të organizohen në “The Code Dream City” të premten me  23 Gusht; në Vlorë të shtunën me datë 24 te Saint Tropez; dhe në Jalë të dielën datë 25 te “Folie Marine”. Festat startojnë në orën 23:00, ndërsa në Jalë në 23:30. Mohombi do të japë autografe për fansat e tij si dhe për të apasionuarit  e muzikës POP dhe R&B, të Premten , në orën 20:00 pranë Eagle shoë room tek Flagship Center, në bllok. Natyrisht, muzika më e mirë, pije, shoqëri, promocione, dhurata, surpriza, emocione dhe argëtim janë të përfshira në menu. Vetëm me një rimbushje 1,000 Lekë në numrin tuaj Eagle (ekzistues ose të ri), në të gjitha dyqanet e Tiranës dhe Vlorës, fitoni automatikisht një biletë falas, një pije falas dhe pjesëmarrjen në një super festë të mbushur plot me surpriza…!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency