Mashtrohen nga kamionisti turk, i zbret në Librazhd duke u thënë se ishin në Itali

0
162

Sonja Caka

Dëshmitë: Paguam nga 200 euro për transportin nga Selaniku në Itali, shoferi na zbriti dhe tha se mbërritët në Itali

 

klandestine1-600x340Të mashtruar dhe pa para në xhep, 6 klandestinë nga Pakistani dhe Afganistani janë braktisur në qytetin e Librazhdit, duke menduar se ishin në Itali. Ka qenë një drejtues kamioni me targa turke që i ka ndihmuar për të hyrë në tokën shqiptare nga Selaniku deri në Librazhd, i cili ka mashtruar klandestinët dhe më pas i ka braktisur në qytetin e vogël. Për transportin nga Selaniku deri në Itali (Librazhd), drejtuesi turk i kamionit u ka kërkuar nga 200 euro secilit, duke përfituar në këtë mënyrë shumën prej 1 200 euro-sh. Klandestinët e huaj janë kapur nga policia e këtij qyteti, e cila pasi ka mësuar për mashtrimin ka nisur hetimet ëpr identifikimin dhe dnalimin e drejtuesit turk të kamionit. Ndërkohë, pakistanezët dhe klandestinët nga Afganistani janë marrë në pyetje nga oficerët e emigracionit, ku kanë mësuar edhe skemën e mashtrimit të përdorur nga shoferi turk që bëri transportimin e tyre drejt Shqipërisë. Gjatë marrjes në pyetje, klandestinët kanë deklaruar se u është thënë se kishin mbërritur në Itali dhe shoferi i kishte zbritur nga kamioni. Më pas kanë mësuar se janë mashtruar, ndërsa kanë paguar nga 200 euro secili te shoferi turk për t’u futur ilegalisht në Shqipëri. Nga hetimet e para mësohet se destinacioni I tyre ishte Italia dhe se kishin paguar nga 200 euro për të zbritur në këtë shtet dhe jo në Shqipëri. Pritet që pas përpilimit të dokumentacionit, gjashtë klandetsinët të rikthehen në qytetin e Selanikut përmes pikës kufitare të Kapshticës.

Gjirokastër

Në orët e para të mëngjesit janë kapur të tjerë klandestinë që vijnë nga vendet e Lindjes për të shkuar në Europën Perëndimore. Një grup prej 34 klandestinësh u kapnë orët e para të mëngjesit të djeshëm në fshatin Radat të Gjirokastrës. Operacioni është organizuar nga Policia Kufitare rreth orës 05:00 të mëngjesit, ndërsa mësohet se klandestinët ishin me origjinë nga Maroku, Afrika e Algjeria. Grupi I kapur dje, ashti si dhe ata të kapur përgjatë këtyre ditëve, janë dëbuar nga Greqia e cila nuk u ka dhënë azil apo t’I ketë strehuar nëpër kampe dhe këtë gjendje të tyre e shfrytëzojnë trafikantët e të dy shteteve, Greqi dhe Shqipëri, të cilët në bashkëpunim bëjnë transportin e tyre nga Athina drejt Gjirokastrës. Më pas, nëse arrijnë t’u shpëtojnë unifomrave blu, ata nisen drejt Malit të Zi për të përfunduar më pas në Itali apo vendet e tjera të BE-së. Nga Athina deri në Mal të Zi, sipas burimeve zyrtare policore, ata paguajnë nga 1 500 euro te trafikantët. Çdo ditë policia kufitare shqiptare ndalon klandestinë etj. Kamerat termike të vendosura në kufirin shqiptaro-grek mundësojnë identifikimin dhe bllokimin e tentativave për kalimin e emigrantëve të paligjshëm nga vendet e tjera drejt BE-së duke përdorur Shqipërinë si vend tranzit. Sipas burimeve zyrtare policore, rezulton se intenerari i shtetasve të huaj është Athinë-Shqipëri-Mali i Zi drejt vendeve të BE-së, ndërsa shuma që ata paguajnë nga Athina deri në Kufi me Malin e Zi është 1500 Euro për person.

Identifikimi

Policia Kufitare është përpjekur të marrë gjithë masat për identifikimin e grupeve të klandestinëve që vijnë nga Siria, Maroku, Agjeria, Pakistani apo Afganistani për të bërë të mundur kapjen e tyre dhe kthimin sërish në Greqi. Përveç patrullimeve të shpeshta, një masë tjetër e marrë është pajisja e këtyre shërbimeve me mjete logjistike bashkëkohore si kamera dylbi që u shërbejnë njësiteve për të kontrolluar vijën kufitare qoftë ditën, qoftë natën nëpërmjet këtyre mjeteve logjistike. Gjithashtu, në pika të caktuara janë vendosur kamera të cilat janë të lidhura me Sallën Operative të Drejtorisë së Kufirit Gjirokastër dhe që japin sinjal në rast se në rrezen që ato mbulojnë kalon një shtetas apo grup shtetasish. Këto vendkalime që janë vendosur kamerat, janë përcaktuar nga analiza e rriskut, e bërë gjatë intervistimeve të realizuara me shtetasit e huaj pas ndalimit.

 

Tiranë

Autobusi me targa greke përplas për vdekje kalimtaren e moshuar

Rikthehen aksidentet e rënda në aksin që lidh sheshin “Rilindja”, ish kryqëzimi i Zogut të Zi me rreth rrotullimin e Doganës së Tiranës. Një e moshuar ka gjetur vdekjen e menjëhershme mesditën e djeshme, pasi është përplasur për vdekje nga një autobus i linjës Tiranë-Athinë i mbudhur me pasagjer me targa greke. Sipas burimeve zyrtare policore viktima mësohet të jetë Salushe Pëllumbi, 75-vjeçe. Aksidenti i rëndë ndodhi përballë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, ndërkohë nga hetimet paraprake mësohet se e moshuara po kalonte rrugën kur papritur është përplasur nga autobusi me targa greke “ FOH7161”. 75-vjeçarja ka humbur jetën në vend pasi nuk ka përballuar do plagët e marra, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit. Policia shoqëroi drejtuesin e autibusit, i cili ka dhënë edhe deklarimet përkatëse për ngjarjen. Sipas policisë, shkak për aksidentin ka qenë pakujdesia e vetë të moshuarës, por edhe shpejtësia mbi normat e lejuara për atë segment rrugor, duke e bërë të pashmangshëm aksidentin.

 

Vlorë

Operacioni antikanabis, asgjësohen 2 mijë rrënjë

Policia e Vlorës ka organizuar një operacion antikanabis në zonat më të thella malore të këtioj rrethi duke bërë të mundur asgjësimin e 2027 bimë kanabis sativa. Operacioni është kryer nga policia e Qarkut të Vlorës ditën e djeshme në vijim të aksionit për asgjësimin e bimëve narkotike. Policia e qytetit bregdetar nëpërmjet një deklarate për mediat bën me dije “se do të vijojë operacionin nga ajri dhe toka duke garantuar se do të shkelet edhe terreni më i thyer i këtij qarku deri në asgjësimin e plotë të bimës kanabis sativa ne këtë qark”.

 

Vlorë

Dy në pranga, një për armë pa leje, tjetri për aksident

Policia e qytetit bregdetar të Vlorës bën me dije se nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë është arrestuar në orët e mesnatës një 23-vjeçar, i akuzuar për përfshirje në një sherr të ndodhur mes disa personave në lagjen “Hajro Çakërri” . Menjëherë janë nisur shërbimet e policisë dhe kanë mundur të evitojnë pasojat që mund të vinin nga ky konflikt, duke shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë personat e përfshirë në këtë  konflikt dhe kanë arrestuar në flagrancë 23-vjeçarin Klajdi Kulaj. I riu akuzohet për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, parashikuar nga nenet 278/4 dhe 90 të Kodit Penal. Sipas policisë, këtij shtetasi i është kapur me vete dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë, të cilën e mbante pa lejen e organeve kompetente. Gjithashtu, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Florian Ymeri, 35 vjeç, banues në lagjen ‘’Uji i Ftohtë”, për veprën penale ‘’Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal. Ky shtetas në orën 09.00, të datës 19.08.2013, në rrugën Transballkanike, duke drejtuar mjetin tip Ford Galaxy, me targa AA688FM, ka aksidentuar shtetasin  Dervish Fekollari, 88 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency