Standard.al

Rrëfehet Ana Sulçe: E vërteta e njohjes dhe lidhjes me tetovarin 52-vjeçar

Sonja Caka

Dëshmia për ditën e ngjarjes: Shkova për t’u sqaruar, doja të shkëputesha prej tij, i thashë se ishte mashtrues

 

agim-emini-ana-sulce-corovode-475x280Për herë të parë që nga dita e ngjarjes, pas përmirësimit të shëndetit, vajza 21-vjeçare e plagosur në ambjentet e një hoteli, rrëfehet për policinë. Studentja nga Çorovoda ka shpjeguar me detaje të vërtetën e saj për njohjen me tetovarin 52-vjeçar, i njohur si Agim Emini, si dhe të vërtetën e saj për ngjarjen e 14 gushtit në ambjentet e hotel “Deja” në afërsi të “Vilave Gjermane” në Tiranë. “I thoja se nuk kisha besim në qëllimet e tij për martesë dhe se doja të shkëputesha. Për këtë arsye kisha shkuar në hotel atë ditë, për një sqarim pesë minuta” ka dëshmuar për policinë e Tiranës vajza 21-vjeçare. Pas shmangies së disa ditëve më parë, duke pretenduar se nuk ndihej mirë dhe se kishte probleme me stomakun dhe nuk dëshmonte dot, dje vajza ka dhënë dëshminë e saj të parë dhe të vetme për grupin e hetimit. Oficerët e intervistuan në ambjentet e Spitalit Ushtarak, ku 21-vjeçarja u dërgua e plagosur nga tetovari 52-vjeçar Agim Emini, i cili u vetëvra pasi qëlloi mbi të.

Dëshmia

Gjatë dëshmisë së saj, Ana Sulçe ka pranuar miqësinë me Eminin, ndonëse sipas burimeve ka qenë shpesh kontradiktore se deri ku shkonte kjo miqësi. Sipas të njëjtit burim, Sulçe, ka shpjeguar se me Eminin është njohur rastësisht në avion. Të dy ktheheshin nga Italia për në Shkup. Pas bisedës në avion, ata kishin pirë kafe bashkë në Shkup, dhe prej këndej Emini e kishte sjellë me makinën e tij në Tiranë. Vajza ka shpjeguar se ata kanë mbajtur lidhje bashkë, dhe në 6 muajt e fundit kur Emini kishte nisur të bëhej i bezdisshëm dhe ajo ishte përpjekur të shkëputej. Vajza ka deklaruar për policinë se e akuzonte viktimën për mashtrues, si sebep për t’u larguar prej tij. Kjo ishte pjesa e dëshmisë përsa i përket rrethanave të njohjes dhe mbajtjes së lidhjeve me të. Më pas, ajo është pyetur për ditën e ngjarjes. Përsa i takon ngjarjes së 5 ditëve më parë, 21-vjeçarja Sulçe ka pranuar se Emini e kishte marrë në telefon dhe i kishte kërkuar ta takonte në Tiranë, vetëm 5 minuta sa për ta sqaruar dhe për ta bindur se nuk ishte mashtrues. Ajo ka shpjeguar se ishte ngjitur në katin e dytë të hotelit për t’u freskuar sepse aty i kishin thënë se ishte tualeti. Aty është ndeshur dhe me armën e Eminit, i cili fillimisht e ka kërcënuar se do vriste veten që ajo ta besonte, ndërsa më pas kishte ndërruar mendim për të qëlluar atë dhe veten. Ana Sulçe ka pretenduar se pas shkrepjes së parë, Eminit i ishte bllokuar pistoleta, pasi kishte dashur të qëllonte përsëri mbi të, por më pas nuk ka parë çfarë ka ndodhur se ajo ishte larguar me taksi për në spital.

Çështja

Pas marrjes së dëshmisë së vajzës, dosja për ngjarjen e ndodhur në hotelin “Deja” pranë “Vilave Gjermane” në “Rrugën e Elbasanit” pritet të mbyllet. Për  shkak të mospasjes së një subjekti të pandehur, pas vetëvrasjes së Agim Eminit, kjo dosje konsiderohet gati e mbyllur për organin e akuzës. Do jetë policia e Tiranës ajo që do kryejë edhe veprimet e fundit procedurale dhe më pas mbylljen e kësaj çështjeje nga ana e akuzës. Hetimi i mëtejshëm i saj do të vijonte vetëm nëse Emini do t’i shpëtonte plumbit të marrë në gojë. Ndërkohë që, nga hetimet e deritanishme mësohet se Sulçe ishte ndarë me të dashurin nga Tirana me të cilin ajo ishte lidhur, por që policia nuk e specifikon kohën kur ata janë ndarë. I pyetur nga policia, djali ka deklaruar se ai ishte ndarë nga Ana dhe kishin kohë që nuk frekuentoheshin bashkë. Ndërkohë që, familja e vajzës ka deklaruar në polici se nuk kishte asnjë dijeni mbi lidhjen e Anës me tetovarin 52-vjeçar apo lëvizjet e saj jashtë Shqipërisë, si dhe ndonjë fejesë të mundshme me një djalë nga Tirana.

Hetimi

Hetimet e deritanishme të policisë një gjë e kanë mëse të qartë, Ana Sulçe kishte shkuar në hotel t’i komunikonte ndarjen 52-vjeçarit Emini. Por, pas lidhjes disa mujore, tetovari nuk e pranonte dot ndarjen nga vajza e re, me të cilën ishte dashuruar dhe kishin ndenjur edhe tri muaj bashkë në Tetovë, ndaj dhe nuk e ka përtypur dot refuzimin e saj. Kjo shpjegon edhe debatin me tone të larta të vajzës dhe viktimës ditën e ngjarjes, si dhe daljen e saj me vrap nga dhoma e hotelit. Por, 52-vjeçari, i cili nuk e ka pranuar dot ndarjen mes tyre, e ka ndjekur nga pas duke e qëlluar me armën tip pistoletë që kishte me vete. Duke menduar se e ka vrarë, ai e ka ngritur në krahë dhe ka dalë jashtë në oborr, ndërsa më parë ka kërcënuar edhe pastruesen e cila i thoshte çfarë ishte duke bërë, vrau vajzën. Më pas, 52-vjeçari ka qëlluar edhe veten, duke u vetëqëlluar me pistoletë në gojë. Vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën duke dalë nga reanimacioni, madje prej të premtes ndodhet në katin e tretë të spitalit, ndërsa Emini humbi jetën gjysëm ore pas ngjarjes.

 

Gjirokastër

Tri operacione ndalojnë 55 klandestinë nga Pakistani e Afganistani

Policia në pikën kufitare të Kakavijës bën me dije se ka kapur 55 klandestinë, kryesisht nga Pakistani dhe Afganistani. Këta shtetas, që kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë, janë kapur gjatë tre operacioneve të ndryshme policore. Operacionet u realizuan gjatë natës dhe u drejtuan nga drejtori i kufirit Admir Abrija. Në vendin e quajtur Peshkëpi u kapën 16 klandestinë, në Vrisera 21 të tjerë dhe 18 klandestinë u kapën në Kakavijë. Policia bëri me dije se klandestinët u arritën të evidentoheshin përmes pajisjeve logjistike, kamera dhe dylbi termike të dhuruara nga Ambasada Amerikane.

 

Tiranë

Humb jetën sapo mbërrin në Spital Ushtarak një i aksidentuar

Humb jetën ndërsa transportohej për në Spital Ushtarak një shtetas një Lezha. Sipas burimeve spitalore, personi i aksidentuar ka humbur jetën sapo ka mbërritur në ambjentet e spitalit, pa u dhënë mundësinë mjekëve t’i japin ndihmë për shpëtimin e jetës. Por, ajo që e bën edhe më të rëndë këtë situatë, sipas mjekëve të spitalit, i aksidentuari ka qenë i shoqëruar vetëm nga infermierja për në spital, pas asnjë mjek me vete, ndërsa rezulton të ketë qenë edhe i paintubuar. Pra, sipas mjekëve, duke qenë i paintubuar, i aksidentuari nuk ka arritur të marrë oksigjen gjatë rrugës për në Spital Ushtarak. Po sipas tyre, pacienti nuk shoqërohej nga mjekët, por vetëm nga infermierja. Ndërkohë burime nga urgjenca e Traumës pranë këtij spitali bëjnë me dije se gjatë muajit gusht ka pasur një dyndje rastesh. “Nga data 1-19 gusht në urgjencën e traumës kanë ardhur 1688 persona, rreth 173 operacione janë kryer prej 1 gushtit. Gjatë periudhës Prill-Korrik janë 5-fishuar operacionet”, shprehen ata. Në dhjetor 2012 qendra e politraumës kaloi në varësi të MSH.

 

Elbasan

Një aksident automobilistik me pasojë 4 persona të plagosur rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Policia bëri të ditur se ngjarja e rëndë u shënua pranë fshatit Vidhas në rrugë nacionale pas përplasjes që një automjet tip BMË pësoi me një automjet tip ‘Golf’. Të njëjtat burime bënë të ditur se të aksidentuarit janë shtetasit Artur Disha 35 vjeç, drejtuesi i BMË me targë AA 362 , nëna e tij Mevlude Disha 58 vjeçe, kunati i tij Ilmi Beqiri 55 vjeç, si dhe Elvis Hamollaj 20 vjeç, drejtuesi i automjetit tip ‘Golf’ me targë TR 32 30 F dhe 13-vjeçari A.Disha. Ky i fundit ka pësuar plagë të lehta dhe pa probleme serioze. Nga ana tjetër policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

 

 

Comments are closed.