Nga Stambolli në Foreign Office Çfarë përmbanin letrat e koduara për pashallëkun e Janinës?!

0
227

Pashai i Janinës, i njohur përmes botimeve publike dhe i panjohur mes dokumenteve sekrete; me qindra të tilla raportojnë fshehtas çfarë ndodh në Shqipëri në librin e fundit të Irakli Koçollarit, “Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanike”; pas dokumenteve zbulohen emrat e misionarëve dhe agjentëve të famshëm e të njohur për studimet albanologjike; asnjëri nga agjentët – na bën me dije studiuesi – apo ushtarakët francezë të ngarkuar me misione speciale prej qeverive të tyre, nuk ka folur publikisht për misionet dhe detyrat sekrete me të cilat kanë qenë ngarkuar dhe kryenin nëpër territoret e Pashallëkut të Janinës dhe ndaj Pashait të saj. Me të drejta autori, “Standard” në ditët në vijim boton disa prej këtyre dokumenteve top sekret

 

250px-Ali_pasasDokumenti nr. 16:

Dokumenti i meposhtem, qe mban daten 11 tetor 1809, eshte nje leter qe Ambasadori Britanik ne Kostandinopoje, Robert Adair, i dergonte Kapitenit Lik ne Janine.

Letra e meposhtme eshte e dyta e hartuar brenda nje dite (brenda dates 11 Tetor 1809), nga Ambasadori Adair drejtuar Kapitenit Lik. Pyetja e pare qe lind ne kete rast eshte: Perse Ambasadori brenda nje dite ka hartuar dy letra per Likun, kur ai mund t’i shkruante dhe rendiste tere gamen e subjekteve brenda nje letre te vetme?!

Ndoshta diplomati e ka bere kete per te ruajtur edhe formalisht protokollin dokumentar. Pra, meqe Ambasadori ka marre prej Likut dy letra, njeren te shkruar me daten 4 dhe tjetren me daten 5 Shtator, edhe ai i eshte pergjigjur seciles prej tyre vecmas. Jo vetem kaq, por duke pare se secila leter kishte nje problematike specifike, Ambasadori kishte menduar te hartonte dy letra dhe t’u pergjigjej keshtu ndarazi seciles problematike. Konkretisht, me anen e letres se meposhtme, duket se Ambasadori Adair iu pergjigj letres te dates 5 shtator 1809.

Sidoqofte edhe ne kete leter, sikunder edhe ne ate te mepareshmen, duket se shqetesimi kryesor i Ambasadorit per hartimin e kesaj pergjigjeje, ka qene nje nga raportet informative qe Kapiteni Lik i kishte derguar z. Adair, permes te ciles e vinte ne dijeni per dyshimet qe kishte krijuar Ali Pasha, “rreth letrave qe kishte hartuar dhe kishte derguar ne kancelarite osmane dhe ne Londer, ky Amabasador, me permbajtje negative per te!”

Ne fakt, ne te gjitha dokumentet e shkruara nga Ambasadori, te pakten ato qe administrohen nga ana jone ne kete permbledhje dokumentare, nuk gjendet ndonje material i shkruar nga ky diplomat me nje permbajtje te tille dhe as te jene bere’ insinuata me kete fryme kunder Pashait te Janines.

Ne keto rrethana lind pyetja, kush i ka shpene Ali Pashes dizinformacione te paverteta, te cilat duket qarte se kane dashur te lekundin miqesine e tij me britaniket dhe ta fusin ne dyshime dhe konflikt me ta!? Hamendesia e pare shkon tek francezet dhe tek Pukevili, te cilet thurrnin lloj-lloj intrigash per te mberritur ne kete objektiv, pra per te krijuar nje te gare ne marredheniet mes dy aleateve. Vete Pukevili, ne kujtimet e tij, ka permendur disa here se punonte dhe kurdiste prapaskena te tilla per te futur ne dyshime dhe konflikte britaniket me Ali Pashen.

Po Liku, i cili e dinte fare mire qendrimin miqesor te eproreve te tij ndaj Ali Pashes, valle cfare kishte bere per ta sqaruar Ali Pashen se Ambasadori Britanik respektonte dhe zbatonte vetem qendrimin politik zyrtar, per miqesi dhe raporte te ngrohta me Pashain e Janines?

Kesaj pyetjeje nuk mund t’i pergjigjemi, por mund te pohohet vetem fakti se Liku ka degjuar pretendimet e Ali Pashes dhe ia ka percjelle ato Ambasadorit Adair dhe Ministrit te Jashtem, Kaning.

Ne keto rrethana, Ambasadori britanik, i akuzuar padrejtesisht dhe i shqetesuar nga reagimet e Ali Pashes, te cilat mund te cenonin marredheniet bilaterale, nxitoi te argumentonte se dyshimet e Ali Pashes ndaj atij qene krejt te pabaza.

Ne radhen e argumenteve qe Adair i jepte Likut, sqarohet fillimisht se burimi i perhapjes te ketyre thashethemeve ishin armiqte e Britanise se Madhe, francezet dhe austriaket. Ne menyre lakonike dhe me nje fraze tipike mohuese, Ambasadori Britanik theksonte se ai “nuk ka shkruar as edhe nje fjalë të vetme kunder AliPashes…”. Mandej, kryediplomati me keqardhje bente me dije per qendrimet e pavendosura dhe te disfavorshme te Turqise ne raportet me Britanine e Madhe. Me ate rast, ai sqaronte se Porta e Larte vazhdonte te favorizonte politikat “pro” franceze, megjithese e di fare mire se Napoleon Bonaparti priste rastin e volitshem per ta shkateruar ate.

Keto rrethana dhe situata te disfavorshme per kryediplomatin britanik, sikunder shkruante ai, i veshtiresuan marredheniet dhe qendrimin e tij ne Kostandinopoje. Por, megjithe perkeqesimin e kushteve, Ambasadori mohonte ne menyre kategorike pretendimet se ai do te largohej nga ky vend, per shkak te pasigurise dhe terrenit te pafavorshem. Keto thashetheme e paten shqetesuar seriozisht Ali Pashen, pasi ai shikonte se pas nje akti te tille te mundshem, largimit te Ambasadorit, momentin e braktisjes se tij prej Anglise, nje aleat ky rendesishem dhe vendimtar per fatet e tij.

Duke sqaruar aleatin e tij te shqetesuar, per keto pretendime te perhapura rreth tij, Adair ka komentuar se keto bllofe dhe provokacione “jane perhapur prej armiqve te Britanise, te cilet duan te bejne te padurueshem qendrimin e tij ketu… “.

Perkundrazi, Adair garantonte edhe nje here vartesin e tij, Kapitenin Lik dhe permes tij Pashane e Janines, se nje gje e tille nuk kishte per te ndodhur dhe se ai nuk kishte per t’u larguar nga Kostandinopoja.

Ne dy paragrafet e fundit te kesaj letre, Ambasadori falenderonte Ali Pashen per ndihmen dhe mbeshtetjen qe i kishte dhene atij, duke nderhyre prane Vezirit te Madh, (Kryeministrit turk), per te zgjidhur disa probleme qe kishte pasur me te.

Ne nuk dime konkretisht se çfare problemesh dhe nevojash ka pasur Ambasadori britanik, per zgjidhjen e se cilave ka nderhyre prane Kryeministrit turk, Ali Pasha! Sidoqofte keto jane te tjera sherbime qe Pashai i Janines i ka bere Britanise se Madhe per nevojat dhe kohet e veshtira te saj. Pikerisht, keto sherbime qe u ka bere tepelenasi britanikeve, Ambasadori i shikon “si prova te qarta te miqesise se tij ndaj Britanise se Madhe. Nen keto fale nderime dhe garanci per Ali Pashen, mbyllet letra e britanikut.

 

Bejme te njohur se, nga nje keqyrje e kujdesshme e dy letrave qe mbajne datat 11 tetor 1809, konstatojme se shkrimi i tyre eshte i njejte me steriotipin e shkrimit te Kapitenit Lik! Ne fakt letra eshte hartuar prej Ambasadorit Robert Adair, firmosur prej tij dhe permbajtja e tekstit tregon fare qarte se letra ka keshilla dhe porosi te shkruara nga Ambasadori per Kapitenin Lik.

Atehere si do te shpjegohet fakti qe letra e Ambasadorit ne Stamboll drejtuar Kapitenit ne Janine eshte shkruar nga ky i fundit?

Duke e analizuar me kujdes çeshtjen kemi nxjerre perfundimin e meposhtem:

Ambasadori Britanik nga Stambolli pergjithesisht i dergonte vartesit te tij, Likut, porosite dhe keshillat permes letrave te koduara. Ne momentin qe Liku i merrte ato, do te duhej te ulej dhe t’i rishkruante tanime te dekoduara. Pra, marresi e rishkruante edhe nje here letren e hartuar nga eprori i tij, por tanime te deshifruar, sikunder e kishte hartuar vete Ambasadori. Kjo leter e deshifruar ruhej dhe mandej i dergohej Foreign Offic-it per t’i bere te njohur asaj te gjitha praktikat dokumentare qe ishin kembyer.

Nga ana tjeter, letrat e Ambasadorit duke qene ne thelbin e tyre udhezime dhe porosi qe i jepeshin nje vartesi per t’u zbatuar (Kapiteni Lik), per te vene ne dijeni Foreign Offic-in se te gjitha veprimet e tij ishin kryer ne mbeshtje dhe zbatim te porosive te dhena nga Ambasadori Adair, ka derguar ne Londer bashke me informacione e tij edhe letrat me porosite e dhena nga Ambasadori.

Ne keto rrethana mendojme se eshte ky shkaku qe dy letrat e Ambasadorit Adair i gjejme te shkruara nga dora e Kapitenit te Artilerise Mbreterore, Ëilliam Martin Lik.

 

 

 

Nr. Arch. F. O. 78/65

Per: Kapitenin Leak

 

Pera, 11 tetor, 1801

 

Zoteri!

 

E kam texuar me shqetesim te madh ate pjese te Raportit tuaj Informativ te dates 5 shtator; permes te cilit ju me benit me dije se Madheria e Tijj Ali Pasha, prirej te dyshonte se une i kam dhene keshilla Ministrave te Madherise se Tij (Qeverise Osmane) te pafavorshme per propozimet e parashtruara ne letren tuaj te dates 20 prill, qe ma dergonit mua dhe per te cilën une konkludoja se eshte e njejte me ate te derguar nga ju ne Qeverine e Madherise se tij (Qeverine Britanike-IK).

Duke i shprehur keqardhjen, ju duhet te kini miresine ta siguroni Madherine e Tij (Vezirin e Janines, Ali Pashen-IK), se dyshimet e tij jane krejt te pabaza. Ne korrespodencen time me Ministrat e Madherise se Tij, nuk ekziston qofte edhe nje folje e vetme, per aq sa varej nga mundesite e mija, qe te orientohej nga perpjekjet per te bllokuar (erresuar) sukseset e (do paraqitjeje apo propozimi te bere kohepas kohe nga ana e juaj. Vleresimet tuaja kane marre konsideratat e nevojshme.

Ne te njejten kohe, pa pasur hezitimin me te vogel, mund t’i deklaroj miqesisht Madherise se Tij (Ali Pashes-IK), se mua shume here me eshte paraqitur mundesia te percjell dhe deklaroj perpara Portes, (eshtje per te cilat sipas mendimit tim fidheshin me veshtiresite specifike nen te cilat Britania e Madhe eshte duke punuar. Keshtu, une nuk do te mendoja se eshte ne pajtim

detyren time te rekomandoj dhenien e ndihmave ndaj (do kontigjenti te target apo spekullativ apo per çdo qellim tjeter, me perjashtim te rasteve kur ata aktivizohen drejtperdrejt ne veprimtari kunder armiqve te Madherise se tij (Britanise se Madhe-IK).

Persa i perket dominimit te influences franceze ne Divan, rrenjet e saj e kane burimin tek mbeshtetja e kundert qe jepet nga Austria dhe ne konsideratat qe perhapen nga keta mbeshtetes.

Por, ky nuk eshte justifikim per ata qe qeverisin Porten e Larte. Ata e dine fare mire (jane te vetedijshem) se Perandoria Osmane eshte nje destinacion i shpallur per tu shkateruar prej Bonapartit, e per rrjedhim i gjithe ky nenshtrim i tyre ndaj atij, nuk do te frenoje ndarjen e Provincave brenda nje ore.

Une e kam pare kete disponibilitet te Qeverise Osmane teksa ata qendrojne te perulur perpara Bonapartit, prandaj ju mund ta siguroni Madherine e Tij, nga ana ime, se une as e kam lene (Stambollin-IK) dhe as do ta le ndonjehere. Nuk do te arrije frika te me imponoje te largohem prej vendit qe une kam (si diplomat britanik-IK) ne Kostandinopoje.

Fjalet qe ka degjuar Hiresia e Tij, Ali Pasha, se une po pergatitem te largohem nga vendi, jane krejt te pabaza. Ato jane orvajtjet dhe perpjekjet e palodhura te armiqve te Madherise se Tij (armiqve te Anglise-IK) per te bere te padurueshem qendrimin tim ne kete vend.

Une vertet kam siguruar lejen nga Madheria e Tij per t’u larguar nga Kostandinopoja, por kjo do te ndodhe vetem atehere kur ta gjykoj une te arsyeshme.

Eshte gjithashtu e vertete se qendrimi i Portes ndaj meje per çeshtjen e Pendrinos me ka ngarkuar mua me nje shkalle pakenaqesie, nje gjendje dhimbjeje qe kam dashur ta fsheh, gjendje kjo qe ne rrethana te tjera do te me kishte imponuar mua te shmangesha nga kjo situate e pershkallezuar kaq keq dhe te largohesha nga Kostandinopoja, por, keto jane vetem hamendesi dhe nuk kane asnje lidhje me informacionet qe aludon neper raportet Madheria e Tij (Aliu-IK). Une e di se ato kane qarkulluar mjaft dhe shpesh ne territoret e Domeneve Osmane.

Ju lutem, t’i percillni Madherise se Tij (All Pashes-IK) falenderimet e mia me te sinqerta per vemendjen e treguar ne permbushjen e dëshirave dhe nevojave të mia, duke is hkruar (duke ndërhyrë dhe shkruar –IK) Vezirit të Madh (Kryeministrit Turk).

Ju lutem, sigurojeni atë, se unë i konsideroj këto veprime të tij si një provë të qartë e miqësisë së tij ndaj Britanisë së Madhe dhe e shoh si një nxitje për të bashkëpunuar në të gjitha mënyrat për të ruajtur, garantuar dhe konsoliduar pushtetin e Tij.

 

Mbetem sinqerisht….

 

Nënshkruar:

Robert Adair

(Ambasadori Britanik në Stamboll)

(firmosur)

 

 

Në faqen e parë të këtij informacioni, në boshllëkun e krijuar në anën e majtë të shkrimit, dallohet shënimi nga vetë shkruesi i letrës. Në të thuhet:

 

Kapiteni Lik për Z. Adair

Janinë 5 shtator 1804

Bashkëngjitur (1) n.23

Nga Kapiteni Lik për z. Kaning

 

(Në zarfin që mban këtë letër, nga e njëjta dorë që ka shkruar letrën e mësipërme, është vënë shënimiJ

Z. Adair për Kapitenin Lik

Pera, 11 tetor 1804

 

(Më poshtë është shënuar nga e njëjta dorëJ

Bashkëngjitur (2) në nr.23

Nga Kapiteni Lik për Z. Kaning

 

 

Dokumenti nr. 17

Dokumenti që mban numurin arkivor nr.C.C –F.O 7865, është një raport informues i praktikës së agjenteve ushtarakë britanikë i datës 12tetor 1809. Nga shënimi i vendosur në zarfin e kësaj letre, por edhe nga tipologjia e shkrimit, mësojmë se dokumenti ishte hartuar nga U.M Lik. Si zakonisht, edhe ky informacioni i drejtohej Ministrit të Jashtëm Britanik, Xhorxh Kaning. Mësojmë gjithashtu se raporti informues ishte hartuar në qytetin e Janinës. Pavarësisht nga mungesa e faqeve të para të informacionit, ne e kemi përkthyer atë për vetë rëndësinë që ka pasur, duke e vendosur në radhën e dokumenteve të tjera të këtij fondi, sipas renditjes kronologjike që i takon.

(vijon nesër)

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency