Standard.al

Ekonomiku, datat për provimet e vjeshtës

90% e studentëve kanë të paktën një provimin për të dhënë
studente-listaDo të jenë më shumë se 15 mijë studentë të cilët do tu nënshtrohen provimeve të vjeshtës në fakultetin ekonomik. Dikush ka nevojë për të plotësuar kreditet, dikush ka 1 ose 2 provime për të përmisuar note npor ajo që bie në sy është se 90% e studentëve do të marrin pjesë në sezonin e vjeshtës. Gjatë këtij sezoni ata mund të japin provim deri në 5 lëndë.  Studentët e sistemit trevjeçar do të rregjistrohen në sistem. Sistemi do të jetë i hapur nga data deri në datë 29 gusht. Sistemi nuk pranon rregjistrim në provime që tejkalojnë 5 lëndë. Studentët e sistemit katërvjeçar do të rregjistrohen në adresën e e-mailit: provimeshtator2013@feut.edu.al. “Në këtë adresë studentët duhet të dërgojnë mesazhin në vijim: Emër, Atësi, Mbiemër, Sistemi i studimit: (Me kohe te plotë / Me kohe të pjesshme ose sistemi i korrespondencës) Dega e studimit, Viti i fillimit të studimeve, Lëndët që do të japin provim deri në 5 (pesë) lëndë.  Në se numri i lëndëve të shkruara është më shumë se 5 lëndë, atëhere do të merren në konsideratë vetëm 5 lëndët e renditura të parat. Lëndët e tjera nuk do të merren në considerate”- thuhen në njoftimin e  fakultetit ekonomik.Vetëm studentët që kanë shlyer detyrimet në sezonin e datave 16 dhe 17 korrik 2013 do të lejohen të japin provimin e diplomës në datë 03 shtator 2013. Temën e diplomës këta studentë do ta dorëzojnë në departamentin përkatës në periudhën 29 deri në 30 gusht 2013.

 Listën e plotë e gjeni në brëndësi të gazetës “Standard”

 

Kopshtet dhe çerdhet, regjistrimet nisin në 2 shtator, dokumentat që duhen

Duke filluar nga data 2 shtator do të nisin regjistrimet në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës. Në të njëjtën datë do të nisin regjstrimet edhe për sistemin parauniversitar. Një vitë më parë me mijëra prindër kanë pritur disa ditë në radhë për të regjistruar fëmijën e tyre në kopësht apo çerdhe. Përgjithësisht të gjithë prindërit dëshirojnë ti regjistrojnë fëmijët e tyre në kopshtet dhe shkollat më të mira, por sipas Drejtorisë Arsimore të Tiranës këtë vit do të shmangen të tilla lçvizje nga njç zonç nç tjetrçn. Për të regjistruar fëmijët duhet të paraqiten tri dokumentet kryesore, një certifikatë familjare, një vërtetim i fëmijës që ka bërë vaksinat si dhe një vërtetim që është banor i lagjes. “Rregjistrimet në arsimin parauniversitar bëhen bazuar në dispozitat normative, dy javë para fillimit të vitit shkollor. Shkollat në qytetin e Tiranës nuk kanë nevojë që të vijnë pranë Drejtorisë Arsimore pasi e dinë vendin se ku do të rregjistrohen, me përjashtim të shkollave private, të nxënësve që vijnë nga rrethet dhe nga jashtë, të cilët do të administrohen nga përgjegjësja e sektorit të Kurrikulës dhe Cilësisë. Ajo bën shpeërndarjen sipas ngarkesës së shkollave në qytetin e Tiranës”- thotë Kalosh Ferati, drejtor ekonomik në Drejtorinë Arsimore. Vetëm në Tiranë numërohen rreth 58 shkolla 9 vjeçare publike dhe 23 shkolla të mesme, ndërkohë që në të gjithë vendin numërohen rreth 380 shkolla të mesme e 1477 shkolla 9- vjeçare. Nga ana tjetër specialistët thonë se janë marë masa edhe për nxënësit e shkollave që janë në rikonstruksion. Është  bërë një plan shpërndarje për ta, në shkollat më të afërta në zonën ku fëmijët banojnë. “Deri më tani të gjitha objektet që janë në rikonstruksion, janë marrë masat dhe janë sistemuar në ambiente të tjera, që në përfundim të vitit të kaluar. Përshembull shkolla “Ahmet Gashi” është sistemuar pranë shkollës “28 Nëntori””- thotë Ferati.

 

 

Hoxha: Të gjitha ndërtimet pa leje do të prishen

Inspektoriati Ndërtimor ka vijuar edhe dje aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në kryeqytet. Gjatë orëve të paradites, ky aksion ka konsistuar fillimisht në prishjen e një shtese kati  në rrugën “Dhimitër Mihali”, në zonën e Senatoriumit, në njësinë bashkiake nr.2, ndërsa aksioni i dytë  është përqendruar tek rrethrrotullimi i  “Zogut të Zi”, me prishjen e disa objekteve -biznesi të cilat ishin ndërtuar pa leje, në territorin e njësisë bashkiake nr.7.  Drejtori i Inspektoriatit Ndërtimor Florenc Hoxha ka bërë të ditur se Inspektoriati Ndërtimor, në respekt të plotë të ligjit dhe procedurave që parashikon ai për ndërtimet pa leje, po ndërhyn në çdo cep të Tiranës ku është ndërtuar pa leje. Gjithashtu, Hoxha ka falënderuar qytetarët e Tiranës të cilët kanë ndihmuar në punën e tyre, duke denoncuar rastet abuzive që kanë të bëjnë me ndërtimet pa leje në portalin  “Rregulloj qytetin tim”,  në ëeb-site e Bashkisë së Tiranës. “Dua të falënderoj qytetarët e Tiranës të cilët kanë bërë të mundur në bazë të denoncimeve të tyre në portalin “Rregulloj qytetin tim”, në ëeb-site e Bashkisë së Tiranës, denoncimin e të gjithë ndërtimeve pa leje. Ky portal ka funksionuar prej më shumë se një viti dhe së fundmi kanë ardhur me dhjetëra denoncime lidhur me ndërtimet pa leje.” –  deklaroi Hoxha. Sipas Drejtorit të Inspektoriatit Ndërtimor, po ndërmerren të gjithë hapat ligjorë, për të çuar në gjendjen fillestare këto objekte, duke mos lënë pa përmendur edhe kontributin e mediave në pasqyrimin e punës së INU-së dhe duke bërë kështu të mundur sensibilizimin e opinionit publik dhe banorëve për të mos ndërtuar pa leje.

Comments are closed.