Për politikanin qytetari është i "çmendur"

0
158

Artan Fuga

 

Fuga_-_Photo1Kurrë mendimi politik i politikanëve nuk mund ta shprehë mendimin qytetar pa e manipuluar dhe dhunuar.

Kjo sepse mendimi politik është binar, dikotomik, ose kështu ose ashtu, ndan të mirën nga e keqja me thikë, mendon në kundërshtim me kundërshtarët, është bardh e zi, dhe nuk mendon asgjë jashtë marrëdhënieve për pushtet.

Kurse mendimi qytetar gjen të mirat dhe te e keqja dhe gjen të këqija edhe te e mira; është me shumë dimensione, ndryshon, i ka të gjitha nuancat e ngjyrave, nuk ka si qëllim pushtetin por të përmirësojë shoqërinë, nuk ka në qendër militantin, por individin e përgjithshëm, pranon gabimin, tërhiqet, është tolerant

Pra, ka mendim politik të politikanëve dhe mendim politik të qytetarit. Ata janë në kundërshtim logjik me njeri tjetrin.

Për politikanin qytetari është i “çmendur” (ka logjikë të pakuptueshme), por edhe për qytetarin politikani është “i çmendur” (ka logjikë të pakuptueshme).

Marrëdhënia e qytetarit me politikën në thelb është një “çmenduri”. Politika dhe qytetari janë në kundërshtim me njeri tjetrin.

Politika e tërheq qytetarin në terrenin e vet, është lojë në fushën kundërshtare.

/spa�4 p p�  � ss=MsoNormal>Gjermania shembull për BE-në

 

Ole Schrëder e konsideron programin gjerman për strehimin e 5.000 refugjatëve nga Siria si shembull për politikën e BE-së për azilin. Sipas tij Gjermania deri në fund të vitit do të pranojë 100.000 refugjatë nga vende të ndryshme.

Por “Ne nuk mund të pranojmë miliona njerëz në Gjermani. Këtë Gjermania nuk e përballon dot.” – thotë Ole Schrëder, sekretar shteti, në Ministrinë Federale të Punëve të Brendshme.

Në BE ka ligje dhe rregullore për mbrojtjen e refugjatëve, por ato duhet gjithashtu të respektohen dhe politika evropiane e refugjatëve duhet të shihet si një përgjegjësi e përbashkët.

Shtetet në krizë e lënë pas dore mbrojtjen e azilkërkuesve

Probleme dhe të mbingarkuara me refugjatët janë disa vende të BE-së si Malta, Qiproja, Italia, Greqia, Hungaria dhe Bullgaria. Aty kudo ka probleme me refugjatët që vijnë nga Lindja e Mesme dhe nga Afrika për në BE, sqaron UNHCR.

Malta është e mbingarkuar me refugjatë

Organizatat e të drejtave të njeriut e akuzojnë vazhdimisht Bashkimin Evropian, se nuk respekton detyrimet e veta ndërkombëtare për mbrojtjen e refugjatëve. Sidomos shtetet që janë në krizë e lënë pas dore mbrojtjen e azilkërkuesve, si p.sh. Greqia, thotë Franziska Vilmar. “Ne e dimë se Greqia është në një krizë ekonomike. Por kjo nuk do të thotë që të shkelë të drejtat e njeriut.” – thotë Franziska Vilmar.

Malta, refugjatët dhe mbështetja nga BE-ja

Meqë është e mbingarkuar me refugjatë Malta ka kërkuar ndihmë nga BE-ja. Ole Shrëder mendon se qeveria federale gjermane dhe Bashkimi Evropian i kanë dhënë ndihmë të mjaftueshme Maltës. Që nga viti 2007, Malta ka marrë 85 milionë euro dhe aty gjendet edhe Zyra mbështetëse për Azilin. Për Franziska Vilmar kjo nuk është e mjaftueshme. Nuk duhen vetëm para, por dhe ndihmë akute në vend.

Shumica e azilantëve sirianë që kanë kërkuar azil në Bashkimin Europian kanë marrë mbrojtje. Vetëm njëmbëdhjetë për qind e kërkesave për azil janë refuzuar në shkallë të parë nga Shtetet Anëtare të BE-së. Refugjatët sirianë përbëjnë krahas qytetarëve nga Federata Ruse këtë vit, grupin e dytë më të madh tä azilkërkuesve në BE. (marrw nga DW)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency