Më i moshuari në botë mbushi 123 vjeç

0
139

Carmelo-Flores-Lau_2645494kNëse shënimet janë të sakta, Carmelo Flores Lauraështë njeriu më i vjetër i regjistruar ndonjëherë në botë. Ai, sipas librave amëz të të lindurve para një muaji ka kremtuar 123 vjetorin e lindjes.  Carmelo jeton në kasolle mbuluar me kashtë dhe me dysheme dheu në fshatin e largët  Fraskvil, afër liqenit Titikaka, në lartësinë mbidetare  4.000 metra. Është analfabet, flet spanjisht dhe nuk e ka asnjë dhëmb. Plaku ec fuqishëm, pa shkop e nuk bart syze. Flet gjuhën e paraardhësve të tij, ajmarëve, e që ta dëgjojë bashkëbiseduesi i duhet të flasë me zë shume të lartë.  Drejtoi i Zyrës së Ofiqarisë Eugenio Kondori ua tregoi gazetarëve të AP fletëpagëzimin e e Carmelit në të cilin shkruan se është lindur më 16 korrik 1890. Në bazë të këtij dokumenti ai është regjistruar në librin e amzës.  Deri në vitin 1940 në Bolivi nuk ka pasur librat amëz, e dokumente të vlefshëm janë konsideruar fletëpagëzimet. Carmeleo tregon se nuk ka qenë në bar gjatë 100 vjetëve të fundit, se ha mish deleje e jo  derri pasi në rajon nuk ka derra. Më herë kishte ngrënë mish dhelpre por tani nuk mund t’i gjuajë më.

Kurrë nuk ka qenë i sëmur. Gruaja i ka vdekur para dhjetë vjetësh dhe ka qenë shumë më e re se sa ai. Nga tre fëmijët, e ka gjallë vetëm një, më të voglin, Sesilian, 67 vjeçare.

 

Jetojnë me 40 pitonë

40 gjarpërinjë piton janë gjetur në dhomën e një moteli në Brantfort të Kanadasë, ku pesë fëmijë dhe një i rritur ishin duke qëndruar.Pronarët e pitonëve kishin marr një dhomë për vetëm një natë në “Bell City Motel”, pasi ishin dëbuar nga shtëpia e tyre. Qiradhënësi kishte telefonuar policinë për t`i informuar se familja kishte marr me vete edhe pitonët, pasi ishin larguar nga shtëpia. Me ligj është e ndaluar që të rritësh pitonë në Brantford ndërsa hoteli ndalon mbajtjen e kafshëve nëpër dhoma. Familja kishte dalur jashtë për darkë kur policia dhe përfaqësuesit e Shoqatës për parandalimin e keqtrajtimit të kafshëve arriti për t`i konfiskuar gjarpërinjtë. Zëdhënësi i kësaj shoqate, Brandon James ka thënë se ata kanë gjetur 40 pitonë të gjatësisë nga një deri në tre metra dhe se dhoma ishte mbipopulluar nga ta. James ka thënë për “CBC Neës” se për dhjetë vjet sa punon në Brantford kurrë nuk ka parë një gjë të tillë më parë.

 

Peshku 233 kg

Është pothuajse i madh sa një gorillë, peshon 233 kg dhe është i gjatë 2 metra e 36 centimetra. Bëhet fjalë për një ‘halibut’ gjigant, peshkuar nga Marco Liebenoë në ujërat e Norvegjisë, duke thyer një rekord botëror. Kjo është një ndër fotot e  grupit të peshkatarëve që kanë pozuar pranë peshkut të madh dhe që po bën xhiron nëpër media dhe rrjetet sociale.

 

Kapet peshku testikuj-ngrënës në Danimarkë

Një peshkatar danez gjeti në rrjetat e tij një Pacu, një “kushëri” dhëmbëmprehtë të piranjës së Amerikës së Jugut, që ka si ushqim të preferuar testikujt e meshkujve. Zbulimi i këtij lloj peshku në Danimarkë është tejet i pazakontë. “Nëse ata kafshojnë, këtë e bëjnë fort… sidomos kur ata të kafshojnë aty ku ju me të vërtetë nuk do të donit të kafshoheshit”, tha eksperti i peshqve në Muzeun Historik natyror të Danimarkës, Peter Resk Moeller, për AFP. Ai shtoi se pacu nuk është një mishngrënës dhe normalisht nuk sulmon njerëzit. Peshku i rrallë ka marrë vëmendje në të gjithë mediat e botës, pasi ai është raportuar si një “prerës testikujsh” për sulmet e shpeshta që janë raportuar nga meshkujt. Vitin e kaluar, në një dokumentar të kanalit televiziv amerikan “Animal Planet”, një ekspert i peshkimit ekstrem ka treguar anekdotat e peshkatarëve në Papua Guineja e Re, të cilët raportonin se peshqit Pacu i kishin kafshuar testikujt. Nuk dihet se nga ka “mbirë” peshku amerikano-jugor në Danimarkë, por besohet se nga ndonjë akuarium. Por eksperti Moeller tha se këta peshq janë vegjetarianë dhe jo mishngrënës.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency