Fituesit në universitete shpallen më 13 shtator

0
131

Riprovimet e vjeshtës, ja çfarë duhet të kenë parasysh maturantët

Këtë javë pritet publikimi i librit të transparencës

f42d0fe88f71c37756c83d7dd07223f1_thumb_studente-listaMesi i muajit shtator do të jetë periudha kur do të shpallen fituesit në universitete. Ka qënë Agjensia Kombëtare e Provimeve e cila ka konfirmuar datën e publikimit të fituesve paraprakë.  Fituesit do të shpallen vetëm pas përfundimit edhe të konkursve në disa prej universiteteve si në atë të sporteve, të arteteve si dhe në arkitekturë, konkurse këto që do të zhvillohen në javën e parë të shtatorit.  Aktualisht në agjensinë kombëtare të provimeve janë grumbulluar të gjithë formularët e plotësuar nga të rinjtë, ndërkohë që përpunimi i tyre do të bëhet pas konkurseve. Të njëtat burime thekësojnë se AKP do të publikojë në fund të kësaj jave librin e transparencës. Ky libër do të përmbajë notat që kanë marrë maturantët në të gjitah provimet, si dhe pikët për secilën degë që ata kanë zgjedhur.

Riprovimet e vjeshtës

Një shanc të artë do të ketë maturantët të cilët nuk kanë mundur do të jenë kalues në një nga provimet e detyruara ose provimet em zgjedhje. Kush nuk ka mundur të jetë kalues në Letërsi , do ta rijapë atë më 17 shtator. Provimi i Matematikës është caktuar më 19 shtator, ndërsa lëndët me zgjedhje jepen më 21 shtator.  Në sesionin e dytë, provimet e Maturës Shtetërore do të fillojnë në orën 09:00. Testi për secilin nga provimet e detyruara do të përmbajnë 25 kërkesa, nga të cilat13 kërkesa do të jenë me përgjigje alternative dhe do të vlerësohen me 13 pikë, kurse 12 kërkesa do të jenë me zhvillim dhe do të vlerësohen me 37 pikë. Provimet e lëndëve të detyruara do të zgjasin 2 orë e 30 minuta secila. Testi për secilin nga provimet me zgjedhje do të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje që të jenë me përgjigje alternative dhe do të vlerësohen me 10 pikë, kurse 20 pyetje të jenë me zhvillim dhe do të vlerësohen me 30 pikë. Provimet e lëndëve me zgjedhje do të zgjasin 3 orë. Maturantët që kanë vetëm një provim me zgjedhje do të hyjnë në orën 10.00

Kush merr pjesë

– Maturantët që rezultuan mbetës në një ose më shumë provime në sesionin e parë të Maturës Shtetërore 2013.
– Maturantët që rezultuan mbetës në vitin shkollor 2012-2013 dhe i shlyejnë provimet shkollore më datat 4 dhe 6 shtator 2013.
– Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2013, por nuk kane shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore dhe për arsye të ndryshme, nuk kanë plotësuar formularin A1Z.
– Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe kanë njehsuar dokumentet shkollore në Komisionin e Posaçëm të ngritur në. MASH.

Kuotat

Këtë vit pritet të fitojnë shkollën e lartë rreth 30 mijë maturantë, pasi kaq është dhe numri i kuotave të praniveme në universitetet publike. Edhe për vitin akademik 2013-2014,  degët që kanë më shumë kuota pranimesh dhe që të rinjtë kanë më tepër shans të fitojnë janë degët si  drejtësia e cila këtë vit numëron plot 600 kuota pranimesh, mjekësia e përgjithshme rreth 300 si dhe  programet në degën e ekonomikut, dhe informatikës. Megjithatë ata që nuk do të ketë mundësi të fitojnë në sistemin full-time, do të kenë shansin për të konkuirruar edhe në atë partime, por ende nuk ka dalë një udhëzim i posacëm nga minsitria e arsimit se kur do të nisë faza e konkurrimit dhe se sa kuota do të jenë në total .

ProCredit, Transferta ProPay – Transferta të shpejta dhe të lira me vendet e rajonit

Shërbimi i transfertave ProPay shërben për të kryer transaksionet me partnerët tuaj të biznesit, në vende të ndryshme të rajonit. Ky shërbim realizohet brenda ditës (orarit zyrtar të punës) dhe ju kështu përfitoni një shërbim të shpejtë dhe korrekt për furnitorët tuaj.  Transfertat ProPay kryhen brenda rrjetit të bankave ProCredit: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Bosnjë-Hercegovinë, Bullgari, Rumani, Ukrainë, Gjeorgji,  Moldavi dhe Armeni.  ProCredit Bank, nëpërmjet ofrimit të këtij shërbimi financiar, konfirmon mbështetjen e vazhdueshme për bizneset e vogla dhe të mesme për të rritur dhe zhvilluar mundësitë e import-eksportit të mallrave dhe shërbimeve të ndryshme.Për të realizuar këtë shërbim, kompania (individi) që urdhëron pagesën, dhe kompania (individi) që e pranon atë, duhet të kenënjë llogari bankare në ProCredit Bank në shtetin respektiv.  Kompania e cila urdhëron transfertën, duhet të plotësojë transfertën ProPay dhe ta paraqesë atë në një nga degët e Bankës ProCredit.  Kjo porosi do të realizohet brenda tre orësh pune dhe ju do të paguani një komision prej 0,05% të shumës (min. 5 euro – max. 50 Euro).   Për fondet që ju prisni nga klientët tuaj nëpëmjet rasferave Propay, ju nuk paguani asnjë komision.  Në krahasim me modelet klasike të pagesave ndërkombëtare, shërbimi ProPay është më i përshtatshëm kryesisht për shpejtësinë e jashtëza­konshme dhe koston minimale. Kjo e bën çdo transfertë parash më të thjeshtë dhe më të sigurt. ProCredit Bank është një bankë e orientuar drejt zhvillimit, pjesë e Grupit ProCredit, që operon në mënyrë të suksesshme në 3 kontinente dhe 21 shtete si dhe në Gjermani. Fokusi ynë është ofrimi i shërbimeve financiare për bizneset e vogla dhe të mesme, sepse jemi të bindur që këto biznese gjenerojnë numrin më të madh të vendeve të punës. Ne ofrojmë shërbim të plotë bankar nëpërmjet rrjetit të njësive të biznesit në të gjithë Shqipërinë

Ndryshimi i degëve, ne 27 gusht nisin aplikimet

Të rinjtë do të kenë mundësi të ndryshojnë studimet e tyre, duke i transferuar kreditet në dëgën që preferojnë, por gjithmonë nëse programet përshtaten brenda ciklit që ata kanë nisur.  Aplikimet sipas njoftimeve të Universitetit të Tiranës, do të nisin në datën 27 gusht dhe do të mbyllen në 10 shtator. Kandidatët që do të jenë të interesuar duhet të paraqesin brenda afateve  dokumentacionin përkatës, individualisht pranë Rektoratit të Universitetit të Tiranës. Në dokumentacion përfshihet, një kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së mesme, fotokopje e kartës së identitetit  si dhe një mandate arkëtimi për tarifën e aplikimit. Në zbatim të ligjit të arsimit të lartë, Universiteti i Tiranës nuk pranon dhe nuk shqyrton aplikime për transferim studimesh nga programe studime të ciklit të parë, që zgjasin më pak se 3-vite studimi. Transferimi i studimeve është një nga proçedurat që ndiqet shpesh nga të rinjtë të cilët pasi mbarojnë vitin e parë në një degë të caktuar kërkojnë që ta ndryshojnë atë, pasi nuk e gjejnë veten. Kjo nismë e Universitetit të Tiranës , është dhe një  mundësi më shumë që ju ofrohet të rinjëve për të zgjedhur një degë që ndoshta ju ofron  një vënd të sigurt në tregun e punës.

Rritet leku, bie euro

Ardhja në masë e monedhës euro në Shqipëri, forcon monedhën vendase lekun. Edhe pse tashmë verës po  i  vjen fundi, të ardhurat e emigrantëve dhe ardhja e turistëve të huaj, dhanë  efekt edhe pse jo shumë të ndjeshëm në zhvlerësimin e euros. Në kursin e këmbimit valutor gjatë kësaj jave euro arriti të shkëmbehej me 138 -139 lekë, vlerë kjo e konsideruar si më ulta e arritur gjatë këtij viti. Ky vlerësim i monedhës vendase është një shenjë mjaft pozitive për ekonominë në vend por edhe për shumë qytetarë. Të gjithë ata persona të cilët paguajnë kredi në euro, muaji Gusht ka qenë më i favorshëm në krahasim me muaj më parë kur euro ka qenë vlerësuar deri në 142 lekë. Gjithashtu vlerësimi i lekut ndikon edhe në uljen e çmimit të proukteve ushqimore që importohen nga jashtë. Leku shqiptar është forcuar ndjeshëm edhe kundrejt dollarit amerikan ndaj të cilit ka fituar rreth 5 pikë. Me gjithatë sipas ekspertëve, dobësimi i Euros gjatë Gushtit lidhet edhe me uljen e importeve si rezultat i rritjes së prodhimit vendas duke bërë që të kërkohet më pak Euro.

Ndryshimi i degëve, në 27 gusht nisin aplikimet

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency