Paraja në qarkullim, sa është dhe si lëviz

0
207

Ervin Kaduku

–  Banka qendrore ka hedhur më pak para vitin e kaluar, se sa në vitin 2009, ka ndikim edhe rritja e përdorimit të pagesave me karta

 

sportel-bankeKush janë monedhat dhe kartëmonedhat që përdoren më shumë nga shqiptarët? Kur ka qenë periudha në të cilën ka qarkulluar më shumë apo më pak para në treg? Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me paranë e emetuar, kartëmonedha dhe monedha, që përdoren si mjet shkëmbimi në Republikën e Shqipёrisё. Burimi nga i cili janë marrë informacionet lidhur me paranë nё qarkullim ёshtё Banka e Shqipёrisё si autoriteti i vetëm pёrgjegjёs për emetimin dhe qarkullimin e monedhës tonë kombëtare.

Sasia

Sasia e kartëmonedhave dhe monedhave tё hedhura nё qarkullim nga Banka e Shqipёrisё nё vitin 2007 shënonte vlerën në lekë 161.16 miliardë. Kjo vlerë ёshtё rritur në dy vitet në vazhdim për të shënuar në 216.77 miliardë lekë në vitin 2009.

Në vitin e fundit të analizuar, 2012-tën, Banka e Shqipёrisё deklaron në qarkullim monedha dhe kartëmonedha që pёrbёjnё vlerën në Lekë 200.9 miliardë.

Paratë

Duke hulumtuar mbi raportin e vlerës sё kartëmonedhave kundrejt monedhave metalike konstatojhet që për vitin 2012 vlera e kartëmonedhave ёshtё 62.3 herë më e madhe se vlera e monedhave në qarkullim. Ne Republikën e Shqipёrisё ka 11 lloje monedhash që shёrbejnё si mjet pagese, duke filluar nga monedha e bakrit 1 lek, duke vijuar me 5 lekëshin, 10 lekëshin, 20 lekëshin, 50 lekëshin dhe së fundmi me 100 lekëshin.

Ndërsa për kartëmonedhat prerja më e vogël ёshtё 200 lekёshi, i cili pasohet nga 500 lekёshi, 1000 lekёshi e 2000 lekёshi. Prerja me vlerën më të madhe ёshtё 5000 lekёshi.

Struktura

Peshën më të madhe të kartëmonedhave në qarkullim e zë 500 lekёshi me 31% te totalit tё sasisë së kartëmonedhave në qarkullim në Republikën e Shqipёrisё për vitin 2012. Sasia më e vogël e monedhave letër në qarkullim ёshtё ajo e prerjeve 2000 dhe 5000 lekëshe, që pёrbёjnё pёrkatёsisht vetëm 3 dhe 2% të totalit. Ndërsa në vlerë emisioni i kartёmonedhёs 1000 lekëshe ёshtё krahasimisht më i lartë se i kartëmonedhave të tjera dhe shënon vlerën e 85 022 000 000 lekëve.

Struktura e monedhave letër dhe atyre metalike të hedhura në qarkullim nga viti në vit ndryshon me vlera të vogla ±2%, ndaj dhe Open Data Albania ёshtё fokusuar tek viti më i fundit. Gjatë vitit 2012 monedha më e përdorur ёshtё 1 lekёshi që zë 51% të gjitha monedhave metalike të përdorura.

Interesant paraqitet 2 000 lekёshi, i cili, edhe pse ёshtё hedhur nё qarkullim nё vitin 2008, zё 3% tё tё gjithё kartёmonedhave tё hedhura nё qarkullim.

Kartat

Një nga arsyet pse paraja në qarkullim është ulur është edhe përdorimi i kartave të kreditit e debitit. Banka e Shqipërisë bën të ditur se numri i kartave bankare në fund të muajit qershor 2013 arriti në 792 mijë, me një rritje prej 3% që nga fundi i vitit të kaluar. Kjo do të thotë që afërsisht një në çdo dy shqiptarë në moshë madhore zotëron tashmë një kartë bankare. Për zonat urbane përdorimi i kartave bankare ka arritur në rreth 80% të popullsisë në moshë madhore dhe ky është një tregues i rritjes së shpejtë të përdorimit të produkteve bankare. Në pjesën më të madhe, kartat janë me funksion debiti, që ju mundësojnë klientëve tërheqjen e parave apo kryerjen e pagesave elektronike direkt nga llogaria e tyre rrjedhëse.

 

 

Biznesi kërkon shpallje të strategjive fiskale

– Investitorët e huaj kërkojnë garanci për vazhdimësinë e politikës fiskale të taksave të ulta, sikundër zbatohet edhe në vendet e tjera të rajonit

– Ka një rritje të ndjeshme prej 2-3 herë të interesit të investitorëve të huaj për vendin tonë në gjysmën e parë të vitit 2013

 

Deklaratat e papërgjegjshme, të bëra disa herë nga përfaqësues të forcave politike që do të thirren për të drejtuar Ekzekutivin shqiptar lidhur me rishikimin e koncensioneve e kontratave, të nënshkruara nga qeveria aktuale, kanë ngritur sheqëtimin në radhët e biznesit vendas dhe të huaj.

Në këtë kudar, Konfindustria, duke marr shkas nga kërkesat në shtim të një numri të madh biznesesh të huaja të interesuara për investime në vendin tonë, këshillon përfaqësuesit më të lartë të forcave polititike fituese të zgjedhjeve të fundit të shprehen zyrtarisht dhe sa më shpejt për strategjitë themelore ekonomike dhe fiskale, që do të zbatohen nga qeveria e re. Në deklaratën për shtyp, të shpërndarë ditën e djeshme, thuhet se kërkesat dhe pyetjet kryesore të investitorëve potencialë të huaj përqëndrohen kryesisht në 3 drejtime.
“Së pari kërkojnë garanci për vazhdimësinë e politikës fiskale të  taksave të ulta, sikunder zbatohet edhe në vendet e tjera të rajonit. Së dyti, kërkojnë të njihen me sektorët ekonomikë që do të jenë parësore në programin e qeverisë së re, shoqëruar me mënyrat e tërheqjes së kapitalit. Gjithashtu investitorët e huaj shprehin interes në rritje për politikat e zmadhimit të tregut të Shqipërisë me Kosovën, vendet e CEFTA dhe BE”, theksohet në deklaratë.
Konfindustria, mbështetur në të dhënat e ardhura pranë saj, vlerëson se kemi një rritje të ndjeshme prej 2-3 herë të interesit të investitorëve të huaj për vendin tonë në gjysmën e parë të vitit 2013 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Shkak i rritjes së interesit vlerësohen pasojat e krizës globale që kanë prekur ndjeshëm ekonomitë e vendeve të zhvilluara të BE, por edhe projektet e mëdha infrastrukturore në të cilën Shqipëria do të përfshihet si TAP, sektori energjisë, etj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency