Standard.al

Letra e “spiunëve” britanikë / Si plasi konflikti mes Ali Pashës dhe pashait të Beratit, Ibrahim Pashës

Pashai i Janinës, i njohur përmes botimeve publike dhe i panjohur mes dokumenteve sekrete; me qindra të tilla raportojnë fshehtas çfarë ndodh në Shqipëri në librin e fundit të Irakli Koçollarit, “Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanike”; pas dokumenteve zbulohen emrat e misionarëve dhe agjentëve të famshëm e të njohur për studimet albanologjike; asnjëri nga agjentët – na bën me dije studiuesi – apo ushtarakët francezë të ngarkuar me misione speciale prej qeverive të tyre, nuk ka folur publikisht për misionet dhe detyrat sekrete me të cilat kanë qenë ngarkuar dhe kryenin nëpër territoret e Pashallëkut të Janinës dhe ndaj Pashait të saj. Me të drejta autori, “Standard” në ditët në vijim boton disa prej këtyre dokumenteve top sekret

 

250px-Ali_pasasDokumenti nr.13:

 

Dokumenti i mëposhtëm ësht ënjë letër e cila mban datën 15 shtator 1809, kjo siç duket është shkruar nga një tregtar britanik, i cili identifikohet me emrin Perij Traser. Siç shihet nga përmbajtja, autori i saj duhet të ketë qenë agjent tregtar i ngarkuar nga Qeveria Britanike, për t’u marrë me realizimin e kërkesave të saj për lëndën drusore, që përdorej për ndërtimin e anijeve të luftës.

Letrën e mëposhtme, Traser, ia dërgonte Kapitenit Lik, prej të cilit kërkonte jo vetëm ndihmën e nevojshme neë përcaktimin e terrenit dhe pyjeve ku gjendej kjo lëndë drusore, por edhe ndërhyrjen e tij pranë Oborrit në Stamboll dhe Ali Pashës, në Janinë, për t’i krijuar të gjitha lehtësitë e nevojshme, për identifikimin e lëndës së duhur, që ai do të blinte për ndërtimin e anijeve dhe lëvrimin e këtij malli sa më shpejt, pasi sikundër thekson ai “afrohet stina e përshtatshme për punë të tilla”

Territoret që u përcaktuan prej tregtarëve britanike për të marrë lëndë drusore të përshtatshme ishin “nga Preveza në Durrës”, vende që në atë kohë ishin pothuaj nënë zotërimin e Ali Pashës.

Në fundin e letrës së tij, Traser theksonte se për realizimin e blerjes dhe transportit të këtij malli do të hartohej dhe nënshkruehj kontrata e rregullet mes palëve: shitësit të mallit dhe blerësit. Ky fakt na bën me dije edhe një herë se tregtia e mallrave vendase, nën jurdiksionin e pashallëkut të Janinës dhe atyre të huaja, realizohej nën kontrata të rregullta ligjore. Kjo kërkesë i drejtohej Kapitenit Lik, i cili, sikundër del nga një paragraf i kësaj letre, atë ditë ishte në qytetin e Prevezës. Ndoshta Preveza ishte stacioni i fundit prej nga ai u largua në atdheun e tij, Angli.

 

 

Nr. Arch. 855/6

Kapitenit Lik

Artileria Mbreterore

 

Dublikate

Malta, Arsenal 15 shtator 1809

 

Zoteri,

 

Bashke me kete leter po ju bashkangjis nje kopje te udhezimeve qe kam marre nga Qeveria me ane te te cilave me udhezojne per hapat qe duhet te ndermarr ne sigurimin e lendes drusore per konstruksione nga territoret e vendit nen qeverisjen e Ali Pashes.

Une e di se menyra me e mire per te plotesuar kete deshire te Qeverise, eshte te kerkoj nje njeri kompetent per te matur dhe vezhguar lenden drusore, me porosine qe te vihet ne komanden dhe dispozicionin tuaj per te percaktuar resurset dhe pyjet nga ku do te merret lenda e pare, duke filluar nga Durresi gjer ne Preveze, apo gjetke, ku ju mund te rekomandoni me pertej kesaj zone.

Mendoj se Z. Burret eshte njeriu i duhur dhe i besuar dhe besoj se ju mund ti caktoni atij disa njerez per ta ndihmuar dhe drejtuar ate ne kerkimet e tij, gjithashtu, besoj se ju do te beni kerkesen me shkrim prane Portes dhe Ali Pashes, per te kapercyer keshtu te gjitha pengesat per te marre te gjithe linden drusore te prere dhe transportuar ate, mbasi ajo te jete here gati. Pasi ta keni derguar ate ne vendin tuaj te qendrimit, ne Preveze, ju mund te rekomandoni menyren me te pershtatshme te blerjes se lendes drusore permes Kontrates apo marreveshjes private.

Me kete rast une do te ndihesha pafundesisht i detyruar ndaj jush.

Shkelqesia e Tij z. Aleksander Boll me ndihmoi mua me nje (oficer) Brig, te Detit per te mbeshtetur Z. Follet dhe meqe stina afrohet me shpejtesi, çka eshte e pershtatshme per sigurimin e lendes drusore, une kam deshiren te punoj pa humbur kohe, prandaj shpresoj te kem nga ana juaj mbeshtetjen e nevojshme per keto pune, sa me shpejt tejete e mundur.

 

Une mbetem

 

Zoteri

Sherbetori juaj me i bindur

 

Perij Traser

 

 

Dokumenti nr.14:

 

Dokumenti i meposhtem eshte nje raport informativ i shkurter, që Kapiteni Lik, me date 5 tetor 1809, ia dergonte nga Janina Ambasadorit Britanik ne Stamboll, Z. Robert Adair dhe nje kopje tjeter Sekretarit Britanik per Marredheniet me Jashte, Z. Xhorxh Kaning (Minister i Jashtem).

Informacioni ben fjale per konfliktin mes Ali Pashes dhe Pashait te Beratit, Ibrahim Pashes.

Ne te nuk jepen hollesi per shkaqet e ketij konflikti, por ka mundesi qe ato te jene pershkruar ne letra te meparshme, qe ne nuk i disponojme, e per rrjedhim, nuk dime konkretisht se cilat kane qene opinionet e Kapitenit Lik per konfliktin mes dy pashallareve shqiptare.

Ai i vleresonte kufijte e Pashallekut te Beratit si territore ne nje pozicion me interes te veçante strategjik dhe politik, i vleresonte si nyje lidhese e dy zonave me rendesi, Epirit dhe trevave te Ilirise. Me interes eshte paragrafi permes te cilit Liku njoftonte per mobilizimin e trupave nga ana e Ali Pashes dhe veçmas per terheqjen e forcave te tij nga fronti i Danubit, ne Serbi, per t’i drejtuar ato kunder Pashallekut te Beratit.

Liku vinte ne dijeni edhe rritjen dhe zgjerimin e ndikimit se pushtetit te Ali Pashes ne territore te tjera te Greqise.

Ne fund te letres, permes nje paragrafi qe terheq vemendjen, Kapiteni Lik i dergonte me shume kujdes dhe delikatese, Ministrit te Jashtem Britanik, Kaningut, nje sugjerim ne formen e nje verej-tjeje qe duhej te mirrej ne konsiderate. Ai i kujtonte kreut te politikes se jashtme britanike se me Ali Pashen ishin mbajtur kontakte e marredhenie periodike, permes misionareve qe ishin derguar here pas here tek ai, pa pasur nje perfaqesues rezident (me qendrim te perhershem) ne Janine. Permes kesaj fraze Liku i jepte te nenkuptonte Ministrit te tij se ne kushtet kur Ministria e Jashtme Britanike nuk kishte nje njeri me qendrim te perhershem ne kete vend, ne Janine, nuk mund te mesohen ne kohe levizjet politike dhe ushtarake qe planifikonte te ndermerrte Pashai vendas. Indirekt, ky paragraf ishte nje lloj sugjerimi per Ministrin e Jashtem Britanik qe te shikonte mundesine per emerimin e nje diplomati apo perfaqesuesi permanent ne Janine.

Ndoshta, permes ketij mesazhi, ai kerkonte emerimin e tij ne rangjet e diplomacise, pra ngjitjen ne karriere dhe shkeputjen nga pozicioni i agjentit ushtarak ne Pashallekun e Janines.

 

 

Nr. Arch. F. O. 78/65

Kopje

Kapiteni Lik

per Z. Adair

 

Personalisht ne dore te

Te nderuarit Xhorxh Kaning (George Cunning)

Sekretar i Pergjithshem i Shtetit

Departamentit per Marrdheniet me Jashte

 

Janine, 5 tetor

 

Zoteri,

 

Ne disa nga letrat e mia te fundit une kam pasur nderin tju raportoj per shtrirjen se fundi te pushtetit te Ali Pashes ne territoret jugore te Shqiperise, si dhe mbi dyshimet e mia, se rivaliteti i tij me Pashane e Beratit, qe gjer me tani qendronte pezull, mund te rifilloje perseri ne momentin e pare te pershtatshem.

Tanime eshte here pothuaj fakt i kryer dhe Madheria e Tij ka filluar marshimin me te gjitha forcat qe ka mundur te mbledhe (mbasi ai ka terhequr kontigjentet e trupave te ushtrise se tij prej frontit te Danubit) per te realizuar qellimin qe i ka vene vetes te behet zot edhe i Beratit.

Zoterimet e ketij vendi, te cilat jane porta e komunikimit mes Epirit dhe llirise, do t’i jape Shkelqesise se Tij (Ali Pashes) nje autoritet dhe influence aq te madhe, sa veshtire se ai do te deshtoje ne ndermarrjet e metejme per nenshtrimin e territoreve te tjera te Greqise dhe duke vezhguar zhvillimet, i shohim qe ato mund te kene qene te gabuara ne raport me vleresimet politike te banoreve, perpara rritjes se pushtetit familjar te Ali Pashes.

Nje tjeter motiv per analizen dhe konktuzionet e mia buron prej opinionit qe kam, se marredheniet dhe kembimet tona me Ali Pashen, ne pergjithesi, per te pasur raporte me te mira, jane mbajtur permes vizitave dhe kontakteve te rastit, sesa nga nje qendrim, rezidence e perhershme, nje opinion ky i krijuar ne te kaluaren, mbi bazen e natyres se lidhjeve me Madherine e Tij (Ali Pashen) dhe pjeserisht mbi karakterin e veçante te vete Personit (Ali Pashes).

 

 

Une, kam nderin te jem, Zoteri

Me respektin me te larte

sherbetori Yt me i bindur

dhe me i sinqerte

Uilliam Martin Lik.

(firma)

 

 

 

Dokumenti nr. 15:

Dokumenti i meposhtem qe mban daten 11 tetor 1809, eshte nje shkrese zyrtare, te cilen Ambasadori Britanik ne Stamboll, Robert Adair, ia ka derguar Kapitenit Ë. M. Lik ne Janine. Nga permbajtja e ketij dokumenti, permes problemeve te tjera, del dhe shqetesimi, pasiguria dhe frika e Kapitenit Lik nga kercenimet e mundshme qe mund t’i vinin nga Ali Pasha per shkak te situates politike qe kalonte Porta e Larte dhe Ballkani ne teresi. Nga menyra si reagon Ambasadori Britanik dhe pergjigjet teper te matura dhe te kujdesshme te tij per keto ceshtje, permes rreshtave te kesaj letre, se pari kryediplomati vlereson dhe shpreh qarte sesa i rendesishem konsiderohet prej politikes britanike, misioni i Kapitenit Lik ne territoret e Pashallekut te Janines. Nga ato çfare shkruante ky diplomat ne kete leter, konfirmohej edhe nje here se roli i Likut, nuk ishte performuar prej rangut te Ambasadorit Britanik ne Stamboll, prandaj edhe nuk mund te administrohej e aq me pak te nderpritej prej tij. Sikunder shprehet vete Adair, “fundin e misionit tuaj nuk mund ta vendos une.”

Sa nga dokumentet pararendese, ato te fillimit te ketij cikli informacionesh, aq edhe nga permbajtja e kesaj letre, del fare qarte se Likun dhe misionin e tij te rendesishem e kishin percaktuar rangje shume te larta te politikes britanike, vete Mbreti anglez, Krye-ministri dhe Ministri i Jashtem i asaj kohe, Ser Xhorxh Kaning. Per kete arsye dhe per pasoje, perfundimin e misionit te Kapitenit Lik nuk mund ta percaktonte dhe as nuk mund ta urdheronte nje Ambasador.

Letra ne teresine e saj percjell tone dhe mesazhe qetesuese per Kapitenin e atashuar prane Ali Pashes, ne Pashallekun e Janines, i cili kuptohet fare qarte qe ndjehej i shqetesuar, apo sic pretendonte vete, i rrezikuar (shih letrat e mesiperme te Likut drejtuar Ambasadorit Adair). Ndersa, Ambasadori Adair nga ana e tij, i vlereson reagimet dhe qendrimet e Ali Pashes ndaj Kapitenit britanik jo plotesisht te besueshme dhe ndoshta kalimtare, te shkaktuara prej lajmeve “per largimin e mundshem te Shkelqesise se Tij, Ambasadorit britanik nga Kostandinopoja” dhe per kete arsye largimin e britanikeve edhe nga Pashalleku i Janines. Per kete arsye, duke i konsideruar si te pabaza shqetesimet e Pashait, Ambasadori e keshillon dhe i sugjeron Likut qetesi dhe vetpermbajtje, pasi, sikunder nenvizon ai, keto shenja jane shfaqur edhe here te tjera tek ky njeri.

Ambasadori Adair shpreh qarte ne kete leter qendrimin e diferencuar politik te Ali Pashes ne marredheniet me dy fuqite me te medha dhe rivale ne Europe, Frances dhe Anglise. Per te, Ali Pasha duke qene “armik i Frances dhe mik i Britanise” ka kerkuar dhe synuar perhere qe te siguronte nje miqesi dhe aleance te qendrueshme me Angline, si nje force potente qe do te mund ta mbeshteste ate ne ndermarrjet e tij politike te se ardhmes. Eshte kjo arsyeja qe Pashai kishte kerkuar vazhdimisht qe perfaqesuesi ushtarak i kesaj fuqie, Kapiteni Lik, te ishte perhere prezent ne territoret e tij dhe te mos largohej nga Janina.

Por, nga ato qe shkruan ne fundin e kesaj letre Ambasadori Adair, duket se nuk kishte arritur te kuptonte thellesisht interesin dhe ndjeshmerine e veçante qe Ali Pasha kishte per Angline, rolin qe ajo do te luante si aleate e tij ne perpjekjet kembengulese te ketij sovrani per shkeputje nga Turqia dhe shpalljen e indipendences.

Në keto rrethana nje marreveshje mes Britanise dhe Ali Pashes mund te nenshkruhej vetem ne menyre konfidenciale dhe ne kushtet e sekrecise, pasi ajo anashkalonte subjektin e vertete ligjor qe kishte atributet e nenshkrimit te Traktateve apo Marreveshjeve nderkombetare, siç ishte Porta e Larte.

Sidoqe te jete, nenshkrimi edhe ne keto kushte i kesaj “Marreveshjeje” (e cila me siguri duhet te ruhet nefondet e Arkivave te Britanise se Madhe dhe s ‘ka dyshim qe eshte e nje rendesie te vecante) eshte nje njohje “de fakto” e pashallekut, si subjekt i pavarur dhe mevetesuar prej Perandorise. Pra, “marreveshja” ne thelb ishte nje akt rebelimi i Pashait ndaj Perandorise edhe ne fushen e politikes se jashtme, nje hap ky me mjaft rendesi drejt synimeve te Pashait per shkeputje dhe indipendence.

 

 

Letra e Ambasadorit Britanik

Anglia gati për të shkelur marrëveshjet ndërkombëtare për të bërë Sovran të Shqipërisë Ali Pashën

 

 

 

 

Reference, Pok. Nr. F. O. 78/6S Per Kapitenin Lik.

Pera 11 tetor 1801

 

 

Zoterij

 

Jo ëie shunne se dy dite me pare kam marre letrat tuaja te dates 4 dhe s te ketij muaji.

Puke qene dakord me deshiren dhe kerkesen Tuaj ju kam bashkangjitur nje leter per Hiresine e Tij (Ali Pashen -IK), Vezirin e Janines, te shkruar ne anglisht dhe ne greqisht, si dhe nje kopje te letres per ju me qellim qe te informoheni per subjektin qe trajtohet ne to.

Mbetet plotesisht ne vullnetin dhe deshiren tuaj per t’ia dorezuar ato ose jo Hiresise se Tij (Ali Pashes – IK). Jam

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

214

 

 

Comments are closed.