“Akuzat për shpërblime”, Presidenca: Mazhoranca e re, kërcënime dhe shantazhe ndaj kreut të shtetit

0
117

Florenc Drizari

Reagon Institucioni i Presidentit të Republikës

Fondi u dha për Samitin 5-të, të Presidentëve të Ballkanit Perëndimor, i cili këtë vit organizohet në Shqipëri më 16-17 shtator 2013.

 

32137021Institucioni i Presidentit të Republikës reagoi  një ditë më parë ndaj akuzave që i janë bërë nga disa përfaqësues të mazhorancës së re socialiste, duke i quajtur forma shantazhi dhe kërcënimi. Më herët përfaqësues të Partisë Socialiste kanë kritikuar vendimet e marra nga qeveria dhe presidenca lidhur me tjetërsimin e destinacioni të SHQUP-it, duke deklaruar se do t’i rishikojnë ato në muajin shtator. Një tjetër akuza e socialistëve ndaj kreut të shtetit Bujar Nishanit, ishte edhe ajo për marrjen e një fondi prej 5 milionë lekësh nga Këshilli i Ministrave, duke e lidhur këtë me një formë shpërblimi ndaj dy dekrete të mëparshme për shtëpinë e ushtarakëve në Tiranë dhe Fier, të cilat iu kaluan PD-së.

QËNDRIMI I PRESIDENTIT

Institucioni i Presidentit të Republikës me anë të një njoftimi zyrtar në faqen e internetit shkruan se konstaton me keqardhje nisjen e një platforme shantazhi dhe kërcënimi ndaj këtij institucioni dhe funksionimit të tij kushtetues.

“Gjatë ditëve të fundit në mënyrë të përsëritur, ndaj Kreut të Shtetit, janë adresuar shpifje, kërcënime dhe shantazhe nga aktorë të mazhorancës së re politike të dalë pas zgjedhjeve të 23 Qershorit.

Akuza më e fundit në lidhje me fondin shtesë të akorduar nga qeveria për Institucionin e Presidentit të Republikës përbën një shqetësim të madh për funksionimin e këtij Institucioni.

Ky fond, jepet për realizimin e Samitit të 5-të, të Presidentëve të Ballkanit Perëndimor, i cili sipas sistemit të rotacionit, këtë vit organizohet në Shqipëri më 16-17 shtator 2013.

Institucioni i Presidentit të Republikës, garanton qytetarët e vendit dhe partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë, se nuk do të ndalet në funksionimin e tij dhe përmbushjen e detyrimeve kushtetuese”, – përfundon deklarata e Presidencës.

SHPËRBLIMI 5 MILIONË LEKË

Dy ditë më parë Këshilli i Ministrave miratoi një fond prej 5 milionë lekësh për shpenzime korrente, ndërkohë që kjo shumë e zbardhur në vendimet e qeverisë u bë shkak për kritika në drejtim të kreut të shtetit nga radhët e socialistëve.

 “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të     ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të    ligjit nr.119/2012, “Për buxhetin e vitit 2013”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi : 1. Presidencës, në buxhetin e miratuar për vitin 2013, t’i shtohet fondi prej 5 000 000 (pesë milionë) lekësh, për shpenzime korrente. 2. Ky efekt të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2013. 3. Ngarkohet  Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.  Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendimin e qeverisë të zbardhur një ditë më parë.

 

Vendimi i qeverisë

Këshilli i Ministrave vendosi : 1. Presidencës, në buxhetin e miratuar për vitin 2013, t’i shtohet fondi prej 5 000 000 (pesë milionë) lekësh, për shpenzime korrente. 2. Ky efekt të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2013. 3. Ngarkohet  Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.  Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendimin e qeverisë të zbardhur një ditë më parë.

 

 

Takimi i 4 korrikut me Presidentin, Rama: Takim pozitiv

Pas mbylljes së zgjedhjeve të 23 qershorit, kryesocialisti Rama nisi një tur takimesh me krerët e intesitucioneve të pavarura në vend. Gjatë takimit që ai pati me Presidentin e Republikës Bujar Nishanin, e cilësoi si pozitive bisedën e shkëmbyer me kreun e shtetit. “Me Presidentin e Republikës për tematiken e bashkepunimit institucional e te tranzicionit te pushtetit pa probleme te reja. Takim pozitiv”, – njoftoi në rrjetin e tij social në internet kryetari i Partisë Socialiste pas takimit me Nishanin. Më herët qëndrimet e tij me kreun e shtetit kanë qenë të ashpra ndaj këtij të fundit, por në një sqarim publik që Rama i ka bërë deklaratave të tij, ka thënë se ato janë bërë në kohën kur ishte kryetar i opozitës. Tashmë ai pritet të zgjidhjet Kryeministër i vendit në bazë të rezultateve zgjedhore të dala pas 23 qershorit, dhe që pas takimit të tij të fundit me Nishanin, edhe pse përfaqësues të tjerë të PS-së kanë kritikuar dekretet e kreut të shtetit, Rama nuk ka preferuar të komentoi vendimet e tij. Marrëdhënia institucionale që ai pritet të ketë me Presidentin Nishani do të duket më qartë pas emërimit të tij në krye të ekzekutivit shqiptar.

 

 

 

 

 Erjon Braçe: Nishani vetë-viktimizohet për të shmangur përgjegjësinë

Pas reagimit të institucionit të presidencës i menjëhershëm ishte edhe qëndrimi i deputeti socialist Erjon Braçe, i cili me anë të një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, i kërkoi Presidentit Nishani të bëjë transparencë me shpenzimet e tij të financuara nga para publike me vendim qeverie.

Teksa ka pasqyruar shifra, Braçe nënvizon se kreu i shtetit ka shpenzuar një shumë prej 1. 274. 000 dollarë për rikonstruksionin dhe mobilimin e viles 4, viles ku do te banoje, ndërkohë që ato u justifikuan me pretendimin se janë shpenzuar për Samitin e Presidenteve te Ballkanit Perëndimorë në Tiranë.

Brace thekson se revolta e presidentit “u shpik në një moment vetë-viktimizimi si zgjedhje për ti ikur përgjigjeve të mëdha për vendimet e tij të paligjshme por tërësisht të njëanshme politikisht”.

“Revolta” e Presidentit që na kushton shtrenjtë! Presidenti i Republikës paska qene sot shumë i revoltuar!  Sipas tij, qenka shpifje të flasësh për: Shpenzimet e tij te financuara nga para publike me vendime te qeverise! Rasti i fundit ishte dje, kur Qeveria vendosi ti shtoje shpenzimeve korrente të Presidentit 50 mije dollarë të tjerë! Presidenti thotë se ato para qenkan për Samitin e Presidenteve te Ballkanit Perëndimorë që do u zhvilloka në një natë në Tiranë.

E para, shpenzimet e Presidentit kanë nisur të shqetësojnë qysh kur Qeveria, në harkun e një viti, me tre vendime i ka dhënë atij: herën e pare 516 mijë dollarë; herën e dyte 488 mijë dollarë; herën e tretë 270 mijë dollarë. Të gjitha për: Rikonstruksionin dhe mobilimin e vilës 4, viles ku do të banojë Presidenti i Republikës. Në total arrijnë në rreth: 1. 274. 000 dollarë! Nuk e di por të revoltuarit duhet të ishin shqiptarët!”, – shkruan Braçe. Duke folur për fondin prej 5 milionë lekësh të akorduar dy ditë më parë nga qeveria, Braçe thotë: Në mos me duhet të them që “revolta” u shpik në një moment vetë-viktimizimi si zgjedhje për t’i ikur përgjigjeve të mëdha për vendimet e tij të paligjshme por tërësisht të njëanshme politikisht!”,- shkruan ai në “Facebook”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency