Standard.al

Nora Istrefi pas pushimeve në Dubai ekspozon linjat seksi

Nora Istrefi fotoPasi kaloi disa ditë pushime në një prej vendeve më të bukura dhe më të shtrenjtë në botë, Dubai, këngëtarja nga Kosova Nora Istrefi i është rikthyer punës. Ajo është duke u marrë me koncertet e saj të shumta në Shqipëri dhe Kosovë, por ajo që bie më shumë në sy është forma e saj fizike e shkëlqyer. Siç shihet edhe në fotot e mësipërme, Nora ruan gjatë gjithë vitit linja të përkryera dhe seksi, çka e bëjnë një prej këngëtareve më joshëse në skenën mbarëshqiptare. Nora Istrefi, përveç hiteve të tjera, është duke korur sukses të madh me hitin e kësaj vere, në bashkëpunim me Genën, “Le Mama”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Jahti i Inva Mulës “shkel” mbi minën e paplasur

Mediat publikojnë një lajm të pazakontë që vjen nga sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula dhe bashkëshorti i saj, biznesmeni Hetem Ramadani, të cilët kanë shpëtuar paq një aksidenti fatal, ndërsa jahti i tyre në Ksamil ka hedhur spirancën mbi një predhë, që gjendej në fund të detit, 50 metra larg bregut. Jahti privat i çiftit kishte hedhur spirancën mbi predhë dhe kjo u zbulua rastësisht nga zhytësit amerikanë, të cilët shkuan dhe e verifikuan. Ajo ishte një predhë e paplasur afro 1 metër, e cila mund të ketë rrezik për njerëzit që lahen përqark apo për anijet që mund të ankorohen aty pranë. Zhytësit amerikanë, që operojnë gjatë verës në bregdetin e Jonit, kanë zbuluar disa mina detare gjatë kërkimeve nënujore, por kapacitetet e ushtrisë shqiptare janë shumë të vogla për të bërë një operacion pastrimi përgjatë gjithë bregut shqiptar.

 

Tuna dhe Cozman, pushime në Jug të Shqipërisë

Këngëtarja shqiptare nga Shkupi Altuna Sejdiu, pas suksesit të korur me hitin e verës “Fenix”, ka gjetur pak kohë edhe për të pushuar. Ka qenë vetë ajo që ka postuar foto në Facebook nga Jugu i Shqipërisë, aty ku po kalon edhe pushimet verore. Pranë saj nuk mund të mungonte edhe i dashuri Cozman, i cili ka qenë me të në çdo koncert duke u bërë të pandashëm nga njëri-tjetri. Ashtu siç shihet edhe në foto Cozman është zhytyr në ujin e kristaltë të plazhit ndërkohë që është kapur në këmbët e Tunës. Të paktën këtë na bën Tuna të mendojmë, sipas diçiturës së fotos.

 

Bleonës ende nuk i ka rënë ylli

 

Ylli i Bleona Qeretit duket se ende nuk ka rënë nga qielli që ta presë, e t’i shkëlqejë ndër duar. Si gjithë ëndrrat e paarritshme këngëtarja ende vazhdon të synojë të qënit e famshme në Amerikë. Po duket se vitet kalojnë, po Bleona gjithënjë e më shpesh shfaqet me foto provokuese, seksi dhe me një duzinë fjalësh për famën e saj. Flet për karrierën, jetën private si rrallë ndonjë këngëtare, pa dorashka.

Ajo ka treguar për mediat se në 7 shtator në Las Vegas është duke u përgatitur për shoë-n e saj, më datën 6 do të jetë në “grand marshall” i Las Vegas Pride, ku më datë shtatë ka treguar se është këngëtare kryesore në shoë.

Comments are closed.