I marrin makinën nën kërcënimin e armës, 34-vjeçari vë në alarm policinë

0
145

Sonja Caka

Gjendet automjeti pranë Lukovës, policia nis hetimet për zbardhjen e konfliktit mes Mangulit dhe dy të rinjve

 

grabitje-me-arme-ne-kryeqytet-i-marrin-oren-dhe-200-euroDy të rinj janë shpallur në kërkim nga policia e Sarandës pasi akuzohen për grabitjen ma armë të një automjeti. Ka qenë vetë pronari i makinës që ka vënë në alarm policinë për grabitjen me armë, ndërsa ka identifikuar për blutë e Sarandës edhe identitetin e dy grabitësve. Bëhet fjalë për Lulzim Tabakun nga Nivica e Sarandës dhe Armando Hako nga Shijaku i Durrësit. Sipas pronarit të automjetit, dy të rinjtë, njëri bashkëfshatar i tij dhe tjetri nipi në fshatin Nivicë të Sarandës i kanë marrë mjetin duke e kërcënuar me armë kallashnikov. 34-vjeçari ka deklaruar se i njeh dy autorët, të cilët nuk kanë qenë të maskuar, pasi me njërin janë nga një fshat dhe tjetri është nip aty. Policia ka nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e automjetit të vjedhur.

Operacioni

Pas marrjes së informacionit rreth orës 15:30 nga Thanas Manguli, 34 vjeç, se shtetasit Lulzim Tabaku, nga Nivica dhe Armando Hako nga Shijaku i Durrësit, në vendin e quajtur “Disheza e Nivicës”,  i kanë marrë nën kërcënimin e armës automjetin e tij Fiat 500 me targë IMP 5844, ka nisur puna për kapjen e tyre. Nga ana e komisariatit të policisë Sarandë janë organizuar shërbimet në aksin rrugor Sarandë-Vlorë për kapjen e autorëve të veprës penale. Në lidhje me ngjarjen, bëhet me dije se i dëmtuari Thanas Munguli kishte njohje me të dy autorët e veprës penale, Lulzim Tabaku i cili është banor i fshatit Nivicë dhe shtetasin Armando Hako, i cili është nip në fshatin Nivicë Sarandë. Sipas policisë, autorët kanë kryer veprën penale pas një debati që kanë bërë ndërmjet tyre në momentin e ngjarjes, ku kanë qenë të pa maskuar dhe më pas nën kërcënimin e armës kallashnikov, i kane marrë automjetin e markës Fiat 500 të dëmtuarit Thanas Munguli. Më pas, po sipas policisë, ata janë larguar në drejtim të rrugës nacionale Nivicë – Vlorë me dy automjete, përkatësisht automjetin Fiat 500 dhe mjetin e tyre një Audi A3 .

Gjetja

Polciia vijoi operacionin përgjatë aksit rrugor Sarandë-Vlorë për kapjen e dy autorëve, Tabaku e Hako. Nga ndjekja në vazhdimësi u bë e mundur që në vendin e quajtur “Shpella e Lukovës” të gjenden e sekuestrohen me cilësinë e provës materiale dy automjete konkretisht, automjeti “FIAT 500” me targë IMP 5844 që i përket të dëmtuarit, si dhe autovetura e markës “Audi 3” me ngjyrë të zezë, pa targa, në pronësi të shtetasit Lulëzim Tabaku, automjet i përdorur nga autorët gjatë kryerjes së veprës penale. Nga ana e policisë po punohet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes pasi dyshohet se midis të dëmtuarit  dhe autorëve  të ngjarjes mund të ketë patur konflikte. Gjithashtu, nga policia e Sarandës bëhet me dije se u shpallën në kërkim dy autorët e veprës penale, përkatësisht Armando Hako dhe Lulëzim Tabaku, për veprën penale “grabitje me armë” në bashkëpunim.

 

Përmet

Përmbarimi i kthen qytetit Shtëpinë e Kulturës, largohen priftërinjtë

Më në fund, pasi 10 vjetësh vendim, Përmbarimi mundi t’i kthejë qytetit të Përmetit Shtëpinë e Kulturës, e cila ishte zënë nga kisha orthodokse dhe ku prej kohësh ishin vendosur priftërinjtë. Paraditen e djeshme, Përmbarimi ekzekutoi vendimin e gjykatës, duke hequr kryqin nga ndërtesa dhe vendosur flamurin shqiptar në një institucion shtetëror. Por, nuk ka qenë e lehtë, pasi ka pasur një përplasje mes zyrës së Përmbarimit dhe komunitetit Ortodoks në Përmet. Në bazë të një vendimi të gjykatës, zyra e Përmbarimit ka ekzekutuar dje vendimin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe ka dorëzuar pranë Bashkisë së Përmetit Pallatin e Kulturës, i zaptuar 16 vite më parë nga Kisha Orthodokse. Por, ashtu siç edhe pritej, përmbaruesit kanë hasur në rezistencën e priftërinjve ortodoksë, si dhe besimtarëve që ndodheshin në kishë. Përmbaruesit të mbështetur dhe nga policia private kanë ndërhyrë me forcë, duke larguar nga Pallati i Kulturës, ikona të Kishës, këmbana, si dhe materiale të tjera. Përmbaruesit kanë hequr kryqin nga godina e Pallatit të Kulturës dhe kanë vendosur atje flamurin shqiptar. Kryetari i zyrës Përmbarimore, Fatos Alimadhi, deklaroi se përfaqësuesit e kishës kanë përdorur forcën dhe presione për të bllokuar punën. “Përmbarimi thjesht ka ekzekutuar një vendim të formës së prerë të Gjykatës Kushtetuese, veprim që duhet të ishte zbatuar 10 vite më parë”,- tha Alimadhi. Përfaqësuesit e Kishës ortodokse në Përmet pretendojnë pronësinë e truallit, ndërkohë që të gjitha shkallët e gjyqësorit kanë rrëzuar pretendimet e saj. Ambientet në Pallatin e Kulturës tashmë do t’i kalojnë Bashkisë së Përmetit. Megjithatë, ky veprim nuk është mirëpritur nga Mitropolia e Gjirokastrës, e cila ka reaguar përmes një njoftimi. Mitropolia e Gjirokastrës dënoi përdorimin e dhunës në kishën e Përmetit, ndërsa theksoi e e gjithë kisha është në krah të besimtarëve të Enorisë së Hyrjes në Tempull të të Tërëshenjtës Mari. “Sot në Përmet, Komuniteti Orthodhoks u bë dëshmitar i shkeljes më brutale të çfarëdo nocioni mbi demokracinë, të drejtat e njeriut në veçanti atij të ushtrimit të lirë të besimit siç sanksionohet në Kushtetutë si edhe të kushteve elementare që duhen garantuar për të në kuadrin e shtetit të së drejtës së barabartë. Që në mëngjes, sot e Premte, 16 Gusht 2013, dhe ndërsa i tërë Komuniteti Orthodhoks vazhdon përjetimin e së Kremtes të Fjetjes së Tërëshenjtës Mari, Pashkës së Verës, grupe paramilitare (me ndihmën e nëpunësve të Bashkisë dhe me mbështetjen e heshtur të autoritetit bashkiak), me pretekstin se trajtonin një çështje gjyqësore, ushtruan dhunë shumëformëshe në dëm të klerikëve dhe besimtarëve të Përmetit. Ngremë zërin e protestës dhe njëherësh shprehim këmbënguljen tonë se nuk kemi për të braktisur përpjekjen me çfarëdo mjeti dhe metode që e drejta e jonë e pronës dhe e përdorimit të lirë të Kishës së Enorisë së Hyrjes në Tempull të të Tërëshenjtës Mari të realizohet plotësisht. Kërkojmë që forcat e errëta të dala jashtë çdo kontrolli të shtetit të së drejtës dhe frymës së tolerancës dhe kohezionit të shoqërisë që kryen aktet e sotme të dhunshme të marrin dënimin e merituar nga Ligji. Nga Klerikët e Mitropolisë së Shenjtë të Gjirokastrës”- përfundon deklarata.”.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency