Energjia, hapen perspektiva për zhvillimin e burimeve ujore, nga era dhe hidrokarbure

0
200

 Ervin Kaduku

– Me këto 10 HEC-e, shkon në 370 numri i HEC-eve të dhëna për t’u ndërtuar me koncesion në të katër anët e vëndit nga 444 janë të përllogaritura për të ndërtuar si të vogla, të mesme dhe të mëdha, pa llogaritur mikrot që janë me mijra

 

img493a46ff385cdNë mbledhjen e djeshme, Këshilli i Ministrave ka hapur rrugën për një shtytje të re në fushën e energjetikës, duke miratuar një sërë vendimesh për dhënie me koncesion apo miratim të bonuseve të hidrocentraleve si dhe parqeve të erës dhe centraleve të erës, por edhe të marrëveshjeve për naftë e gazin natyror.

Ja çfarë parashikojnë vendimet dhe kush janë përfituesit.

Koncesionet hidroenergjetike dhe eolike

Sipas vendimeve përcaktohet:

-Miratimi i kontratës së koncesionit, të formës “BOT” (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si autoritet kontraktues, dhe shoqërisë “Gener 2”, sh.p.k.,  për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Zalli i Qarrishtës

-Miratimi i kontratës së koncesionit, të formës “BOT” (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si autoritet kontraktues, dhe shoqërisë “Valbona Project Company”,  sh.p.k., për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Valbona”,

-Miratimi i autorizimit të ndërtimit të centralit elektrik me erë nga parqet eolike të vendosura në zonën e Libohovës, qarku Gjirokastër, dhënë shoqërisë “POWER WIND ENERGY”;

-Miratimi i autorizimit të ndërtimit të centralit elektrik me erë nga parqet eolike të vendosura në zonat Gracen, Tregan, Shushicë dhe Papër, qarku Elbasan, dhënë shoqërisë “EN.ERGY”, sh.p.k.,

– Miratimi i bonusit prej 2 (dy) pikësh, për rezultatin teknik dhe financiar në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Kacinar”, që i jepet  shoqërisë “I-AS”, sh.p.k..

-Miratimi i bonusit prej 2 (dy) pikësh, për rezultatin teknik dhe financiar në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Selca 2 dhe Mesmal”, që i jepet  shoqërisë “Kutrolli Nima”, sh.p.k..

-Miratimi i bonusit prej 2 (dy) pikësh, për rezultatin teknik dhe financiar në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Gafer”, që i jepet  Shoqërisë “Eurobiznes”, sh.p.k..

– Miratimi i bonusit prej 2 (dy) pikësh, për rezultatin teknik dhe financiar në procedurën përzgjedhëse konkurruese, për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Gafer”, që i jepet  shoqërisë “Paster”, sh.p.k.

– Miratimi i bonusit prej 2 (dy) pikësh, për rezultatin teknik dhe financiar në procedurën përzgjedhëse konkurruese, për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Blac”, që i jepet shoqërisë “Preng Bip Perkeqi”, sh.p.k.

-Miratimi i marrëveshjes “Për disa ndryshime dhe shtesa në kontratën e koncesionit të formës “BOT”, të lidhur ndërmjet ministrisë së Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjetikës dhe shoqërisë “Aurora Konstruksion” sh.p.k., për ndërtimin e hidrocentralit Vlushë.

 

Marrëveshja hidrokarbure për naftë e gaz

 

Në fushën e hidrokarbureve është miratuar marrëveshja hidrokarbure ndërmjet “Albpetrol”, sh.a.-së, dhe “PHOENIX Petroleum”, sh.a.-së për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në disa vendburime të naftës.

Sipas vendimit, marrëveshja është  përkatësisht për:

a)    zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e naftës Amonicë,

b)    zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e naftës Drashovicë,

c)    zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e naftës Pekisht–Murriz,

ç) zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e gazit natyror Panaja,

d)    zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e gazit natyror Frakull,

dh) zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e gazit natyror Povelçë,

e) zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e gazit natyror Divjakë,

ë) zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e gazit natyror Ballaj-Kryevidh,

f)  zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e gazit natyror Finiq-Krane.

 

Kush është Phoenix Petroleum

 

Sipas faqes së vet të internetit Phoenix Petroleum Gas, është pjesë e grupit, që vepron në Shqipëri, Invesment managment Corporate (IMC). Ajo  është një kompani kontraktuese me pronësi shqiptare dhe zyra qëndrore në Tiranë, me mbështetës të fuqishëm dhe menaxhim të diversifikuar ndërkombëtar dhe ka aktivitet dhe në fushat e në projektimin dhe finalizimin e autostradave të cilësisë së parë, urave, sistemeve telekomunikacioni, kulla shumëkatëshe – dhe madje instalaciaone gazi dhe nafte. President i saj është Isuf Berberi.

Po sipas faqes së internetit të kompanisë, Phoenix Petroleum Gas dhe kompania shtetërore Albpetrol sh.a. kanë negociuar dhe lidhur një marrëveshje mbi termat dhe kushtet e zhvillimit dhe prodhimit të hidrokarbureve dhe gazit në 5 fusha rezervash në jug të Shqipërisë. Marrëveshja përbëhet nga dy faza. Faza e parë (Faza e Vlerësimit për 18 muaj plus 6 muaj), do të sigurojë një bazë të dhënash gjithëpërfshirëse dhe drejtojë eksperimentimin e teknologjive të avancuara në parcela të veçanta. Faza e dytë (Faza zhvillimi i plotë i fushave me rezerva – me kohëzgjatje deri në 25 vjet) do të zhvillojë fushat me rezerva bazuar në një plan zhvillimi të detajuar.

Projektet e tjera të grupit janë:

-Projekti kryesor në telekomunikacion është shtrirja e Fibrës Optike (FO) përgjatë hekurudhës ekzistuese Shqiptare dhe lidhje me FO nënujore me Italinë dhe radio-lidhje i të gjitha territoreve shqiptare.

– Zhvillimi dhe prodhimi i hidrokarbureve fokusohet vetëm në 5 fusha nafte dhe gazi në jug të Shqipërisë. Marrëveshja ka dy faza.

-Një nga aktorët kryesorë shqiptar në përpunimin dhe shpërndarjen e barnave dhe pajisje mjekësore të importuara dhe lokale me një rrjet shpërndarjeje prezent në të gjithë Shqipërinë.

-konstruksione rrugësh dhe autostradash

– IMC Energy është duke investuar në projekte të ndryshme për energji të rinovueshme që prodhojnë energji nga era dhe uji. Që prej vitit 2010 tre projekt kërkime dhe planifikime janë filluar për ndërtimin e tre stacioneve me turbina ere dhe tre diga për prodhim energjie nga uji.

-Ndërtimi i qytetit akademik Tirana 2 në kodrat e Kamzës

 

Berisha: Pse i dhamë koncensionet

Kryeministri Sali Berisha bëri të ditur dje se janë dy parqe eolike që licensohen nga METE dhe janë 10 HEC-e koncesione, të cilat u akordohen në përputhje me ligjet e vendit kompanive të ndryshme. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Berisha sqaroi se procedurat e koncesionit janë një proces i gjatë, që fillon me studimin fillestar të burimit, ndonjëherë me vëzhgimin e tij, një ose më shumë se një vit, me studimin e gjeologjisë, pronës dhe shumë aspekteve të tjera.

“Por kjo procedurë ka qënë dhe mbetet historia më e madhe e suksesit të këtij vendi, pasi e  nisur në 2007 dhe deri sot, dhe me këto 10 HEC-e, shkon në 370 numri i HEC-eve të dhëna për t’u ndërtuar me koncesion në të katër anët e vëndit nga 444 janë të përllogaritura për të ndërtuar si të vogla, të mesme dhe të mëdha, pa llogaritur mikrot që janë me mijra pastaj. Qëndrimi i mbajtur nga ekipi socialist ndaj koncesioneve ëstë një qëndrim kryekëput ideologjik. Rëndësi ka që privati të mos e ketë dhe kjo praktikë është e dëmshme për vendin sepse Shqipëria me këtë ligj të koncesioneve, por edhe favoreve të tjera që ndërmori, heqjen e TVSH-së për hekurin, turbinat e çimenton etj, për ndërtimin e HEC-eve, është bërë realisht, sipas ndërtuesve, vendi më tërheqës për ndërtimin e tyre”, nënvizoi Berisha.

 

 

Sistemi social i Gjermanisë para kolapsit?

Sipas Shoqatës së Përgjithshme të Shoqatave Humanitare Gjermane nuk është fjala për dëshira në përgjithësi, por për nevoja jetike.

Gjermania është shtet social, këtë e përcakton Kushtetuta në nenet 20 dhe 28. Kështu pothuajse gjysma e buxhetit gjerman për këtë vit, rreth 145 miliardë euro, shkon për sigurimet shoqërore, mbështetjen e familjeve dhe të të rinjve si dhe për punësimin. Por Shoqata e Përgjithshme e Shoqatave Humanitare vlerëson se në të ardhmen kjo shumë nuk do të jetë e mjaftueshme.

Sipas studimit të kësaj shoqate, e cila përfshin 10.000 organizata humanitare, për sigurimet shoqërore në të ardhmen do të nevojiten edhe 35 miliardë shtesë për vit.

“Pa investime të posaçme dhe të qarta shteti i sotëm social në të ardhmen nuk do të funksinojë,” paralajmëron Rolf Rosenbrock, kryetar i Shoqatës së Përgjithshme të Shoqatave Humanitare. gjatë prezantimit të studimit në Berlin.

 

Nevoja jetike

Sipas Rolf Rosenbrock nuk është fjala për dëshira në përgjithësi, por për nevoja jetike. Sipas studimit të nevojshme janë shtimi i ndihmës sociale nga 382 euro në 464 euro në muaj, fondet për banesat sociale dhe për përkujdesjen e të moshuarve dhe invalidëve.

Me këto kërkesa Shoqata e Përgjithshme e Shoqatave Humanitare nuk është e vetme, sepse pikat që përmenden në raportin e kësaj shoqate i gjen edhe në programet elektorale të partive gjermane. “Por ajo që të bën përshtypje është se edhe pse shumë tema përmenden, nuk përmenden shumë shifra konkrete se sa para janë të nevojshme. Rrjedhimisht, ne mendojmë se programet elektorale në gjendjen e tyre të tanishme nuk përmbushin sipas pikëpamjes sonë kriterin e nevojshëm të ndershmërisë.” – tha Rosenbrock.

Të pasurit duhet të paguajnë

Sipas Shoqatës së Përgjithshme të Shoqatave Humanitare nuk ka dyshim që reformat duhet të financohen vetëm përmes ngritjes së taksave. Partia Socialdemokrate dhe Partia e Gjelbër kanë llogaritur se nëse do të futet një taksë për pasurinë, nëse do të rritet taksa për trashëgiminë dhe do të taksohen edhe transaksionet e bursave, shteti mund të mbledhë miliarda të ardhura shtesë.

Po ashtu nëse do të luftohet evazioni fiskal, që sipas OECD-së në Gjermani shkon deri në 168 miliardë euro, atëhere shuma e taksave që mbledh shteti do të jetë edhe më e madhe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency