Janinë, Greqi / Marrin peng bariun dhe i grabisin kopenë me bagëti, në kërkim katër të rinj

0
169

Sonja Caka

Policia e Gjirokastrës dhe Përmetit, operacion për kapjen e të rinjve. Të rinjtë iu përgjigjën me armë policisë, u shpëtuan bariu dhe kopeja e bagëtive

 

rtklive111515082013_deleNjë bari është marrë peng dhe i janë grabitur bagëtitë në një fshat të Janinës. Stavro Gramzoi, 55-vjeçari i marrë peng po shkonte në shtëpi bashkë me kopenë e bagëtive kur 4 shqiptarë, nën kërcënimin e armëve i kanë marrë atij kopenë me 170 kokë bagëti dhe e kanë mbajtur peng derisa kanë kaluar kufirin e gjelbërt te “Tri urat”. Më pas e kanë liruar dhe i kanë thyer edhe telefonin që të mos lajmëronte policinë. Por, bariu Gramozi ka mundur të lajëmrojë policië e cila është vënë menjëherë në lëvizje duke bërë krehjen e zonës, derisa ka arritur të pikasin 4 të rinjtë duke drejtuar kopenë e bagëtive. Polica kufitare e Tre Urave u ka bërë thirrje të hedhin armët, por shtetasit e armatosur kanë hapur zjarr dhe janë tërhequr përsëri në thellësi të kufirit jeshil grek duke e braktisur kopenë me dhi. Ndërkohë, një operacion i përbashkët i Policisë Kufitare të Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër  me Policinë Kufitare të Janinës po vijon për kapjen e katër shqiptarëve të armatosur që vodhën kopenë me bagëti në një fshat të Kallpaqit, Janinë, Greqi.

Ngjarjai

Policia e Gjirokastrës bën me dije se dy netë më parë, rreth orës 21.00, në afërsi të fshatit Qefallos të Komunës Kallpaq, të Janinës, katër shtetas shqiptarë të armatosur me pistoleta dhe kallashnikovë i kanë dalë para një bariu nga fshati Qefallos, shtetasit Stavro Gramozi, 55 vjeç, i cili po shkonte në shtëpi me kopenë me bagëti të tij rreth 400 krerë dhi. Nën kërcënimin e armëve i kanë marrë rreth 170 kokë bagëti  si dhe kanë marrë peng edhe çobanin shtetasin Stavro Gramozi deri në kufirin jeshil tek Tre Urat Çarshovë Përmet, si dhe i kanë thyer edhe celularin që të mos njoftonte policinë dhe në kufi e kanë lëshuar. Sipas policisë, të rinjtë së bashku me bagëtitë janë futur në territorin shqiptar në zonën e Çarshovës, midis piramidës 6 dhe 7 me shtetin grek. Shtetasi grek Stavro Gramozi ka zbritur tek polica greke në tre Urat Çarshovë ku dhe u ka treguar ngjarjen.

Bashkëpunimi

Menjëherë policia greke ka njoftuar Drejtorin e Policisë së Janinës dhe Drejtorin e Epirit për këtë situatë, ku kanë kontaktuar me Drejtorin e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, Admir Abrija për të nisur një operacion të përbashkët për kapjen e katër shtetasve të armatosur. Nga ana e Policisë Kufitare ka nisur krehja e zonës ku rreth mesnatës mbi fshatin Biovizhdë të Komunës Çarshovë të rrethit Përmet janë konstatuar katër shtetasit e armatosur, si dhe kopeja me dhi. Polica kufitare e Tre Urave u ka bërë thirrje të hedhin armët, por shtetasit e armatosur kanë hapur zjarr dhe janë tërhequr përsëri në thellësi të kufirit jeshil grek duke e braktisur kopenë me dhi. Polica kufitare shqiptare ka koordinuar veprimet me policinë greke ku operacioni vijon ende nga policia greke dhe policia kufitare shqiptare për kapjen e katër shtetasve shqiptarë. Bagëtitë i janë dorëzuar shtetasit grek nga ana e Policisë Kufitare të Tre Urave Përmet.

 

Krujë

Kapet me armë dhe municione pa leje, arrestohet Hoxha

Policia e Krujës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë për mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve një 60-vjeçar nga komuna Cudhi e Krujës. Sipas burimeve policore, pak para mesnatës së dy netëve më parë  u bë arrestimi në flagrancë i 60-vjeçarit Ahmet Hoxha, nga fshati Ranzë Komuna Cudhi Krujë. “Në vijim të punës që shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë po ndërmarrin për kontrollin e territorit për kultivim bimësh narkotike, gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e Hoxhës  u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa armë luftarake” bëjnë me dije të njëjta burime policore. Konkretisht, policia sqaron se u sekuestruan automatik model 56 kalibër 7.62 mm, automatik model 56 kalibër 7.62 mm, pushkë model 56 kalibër 7.62 mm, 112 copë fishekë model 56 kalibër 7.62 mm, krehër automatiku, të cilat ky shtetas i mbante pa leje. Materialet proceduriale iu përcollën Prokurorisë Rrethit Krujë për veprën penale ”Mbajtje pa leje e armëve e municioneve luftarake”.

 

Fier

Lahej në zonën e Ndërmenasit, mbytet 11-vjeçari

Një fëmijë 11-vjeçar është mbytur duke u larë në zonën e Ndërmenasit në Fier. Mësohet se fëmija ka hyrë për t’u larë ndërsa papritur është gjendur në vështirësi. Banorë të zonës i kanë ardhur në ndihmë duke e nxjerrë nga uji, por 11-vjeçari i identifikuar si A. Ferra ka gjetur vdekjen rrugës për në spital. Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në vdekjen e tij, ndërsa policia ka nisur hetimet.

 

 

Pas Lazaratit

Operacione antikanabis në Shkodër, Krujë dhe Tiranë, asgjësohen 12 mijë rrënjë

Policia ka ndërmarrë një sërë operacionesh antikanabis në disa qarqe, pikërisht në ato të evidentuarat nga Guardia Di Finanzia për kultivim kanabisi. Rezultati është rreth 12 mijë rrënjë kanabis të identifikuara dhe asgjësuara, ndërsa në Shkodër ka nisur procedimi për kryeplakun e fshatit Pult. Në Krujë, Shkodër e Gramsh gjatë ditës së djeshme  u asgjësuan më shumë se 12 mijë rrënjë kanabis. Në Shkodër 25 parcela me 9100 rrënjë kanabis sattiva janë asgjësuar nga forcat e policisë së Shkodrës në vendin e quajtur “Bjeshkët e Fshatit Plan i Madh” në komunën e Pultit në zonën e Dukagjinit.  Ndërsa ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për kryeplakun e këtij fshati 51- vjeçarin Gjon Bungu për “moskallëzim krimi”. Operacioni i bluve të Shkodrës ka ardhur në kuadër të plan veprimit kombëtar të luftës kundër drogës. “Në orët e para të mëngjesit, në kuadër të Plan Veprimit Kombëtar, të Luftës Kundër Drogës, nga forcat e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin Policisë të Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër, është ushtruar kontroll në Komunën Pult të rrethit Shkodër, ku në vendin e quajtur “Bjeshkët e Fshatit Plan i Madh”, Komuna Pult, u gjetën 25 parcela, në të cilat ishin mbjellë 9.100, rrënjë, bimë të dyshuara si Kanabis Sattiva, të cilat pasi u shkulën, u asgjësuan me anë të zjarrit. Në lidhje me këtë ngjarje ka filluar procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gjon Bungu, 51 vjeç, lindur ne Fshatin Plan, Komuna Pult, me detyrë Kryeplak i Fshatit Plan i Madh, për veprën penale të “Moskallëzim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal. U kryen veprimet hetimore e proceduriale dhe materialet për këtë çështje, u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për Veprën Penale të parashikuar nga neni 284 Kodit Penal. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të cilët kanë kryer këtë vepër penale. Edhe në ditët në vazhdim, nga ana e policisë do të intensifikohet puna për kontrollin e gjithë territorit e qarkut Shkodër, për asgjësimin e parcelave të mbjella me bimë narkotike.” Qarku i Shkodrës mbetet ende një nga zonat më problematike përsa i përket kultivimit të lëndës narkotike në Republikën e Shqipërisë. Në këtë qark zonat më problematike janë në rrethin e Shkodrës në zonën e Dukagjinit dhe pranë komunës së Gurit të Zi. Në rrethin e Malësisë së Madhe, zona e Shkrelit është e njohur për kultivimin e kanabisit gjithashtu edhe në rrethin e Pukës po kultivohet ndjeshëm lënda narkotike. Në fshatin Kukur-Gramsh, është bërë i mundur zbulimi i një zone, të mbjellë me bimë narkotike kanabis sattiva. Shërbimet e Komisariatit bënë të mundur asgjësimin e 200 rrënjë bimë narkotike kanabis sattiva. Ndërkohë që, 48 parcela të tjera me bimë narkotike të llojit Kanabis Sattiva u evidentuan nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë përgjatë dy ditëve më parë në territor. Totali i bimëve të evidentuara e asgjësuara kap shifrën e 4.504 rrënjëve, ndërkohë që gjatë kontrolleve të ushtruara u gjetën  e sekuestruan edhe disa armë e municione luftarake dhe filluan hetimet për personat e përfshirë si kultivues apo armëmbajtjes pa leje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency