Standard.al

Vrasja e Elis Memishajt / I ngacmoi kushërirën në dasmë, e theri me thikë

Sonja Caka

Policia e Kukësit zbardh ngjarjen, arreston Mirzan Ilsamin. Largësia e fshatit me spitalin, një ndër shkaqet pse nuk shpëtoi

 

plagosje-me-thikeE akuzonte pse i kishte ngacmuar kushërirën në dasmë. Debatuan gjatë dhe vetëm falë ndërhyrjes së familjarëve të të dy palëve, situata u qetësua. Kur kishin kaluar vetëm dy ditë nga përfundimi i dasmë, debati mes dy bashkëmoshatarëve Elis Memishaj dhe Mirzan Ilsamaj ka vijuar sërish. Në orët e vona të dy netëve më parë, ndërsa i riu Memishaj ndodhej me shokët në lokal, autori i ngjarjes ka shkuar dhe kanë rinisur debatin për të njëjtën çështje. Më pas e ka qëlluar me thikë në trup, duke e plagosur rëndë. Por, pavarësisht përpjekjes së shokëve për t’i shpëtuar jetën 23-vjeçarit, ndërsa ishin duke mbërritur në spitalin rajonal të Kukësit, Memishaj ndërroi jetë duke mos i mbijetuar plagës së marrë. Policia u njoftua për ngjarjen dhe nisi operacionin për kapjen e autorit, i cili në orët e mesnatës është vënë në pranga.

Ngjarja

Përplasja e dytë mes të rinjve ka ndodhur në lokalin e fshatit Orshekë të komunës Zapod në Kukës. Ka qenë ora 21:30 kur Elis Memishaj ka qenë në lokalin e fshatit bashkë me disa shokë. Pranë i është afruar autori i ngjarjes, i cili nuk i fali faktin që i kishte ngacmuar kushërirën dy net më parë dhe kishin debatuar për këtë fakt, dhe menjëherë e ka qëlluar me thikë. I riu humbi jetën rrugës për në spital, ndërsa 23-vjeçari nga Cernaleva u arrestua në mesnatë. Pas ngjarjes, pasi ka marrë në pyetje shokët e viktimës dhe familjarët e tij, policia e identifikoi autorin dhe brenda pak orësh zbardhi edhe motivin e ngjarjes.

Motivi

Gjithë debati mes dy të rinjve Elis Memishaj dhe Mirzan Ilsamaj nisi në fshatin Orshekë. Aty ku dhe viktima nga Cernaleva shkoi në dasmën e një të afërmi të tij. Policia dyshon se viktima u sulmua nga agresori për shkak se po bisedonte me një kushërirën e tij. Aty për aty sherri është mbyllur nga familjarët e dy të rinjve, por mbrëmjen e dy netëve më parë nisi sërish. Autori qëlloi viktimën dy herë me thikë dhe megjithëse i plagosuri u dërgua për ndihmë në spital, ai nuk mundi të mbijetojë. Largësia e fshatit nga qyteti i Kukësit ka ndikuar edhe në mosshpëtimin e jetës së të riut Memishaj.

Comments are closed.