Veliu i Ali Pashe i semure / Kerkon britaniekve nje mjek kirurg per semundjen venerjane te te birit

0
153

Dokumenti nr. 7:

Dokumenti i meposhtem, qe mban kodin arkivor nr. 85511 dhe daten 2 maj 1809, eshte leter e nje ushtaraku britanik te Flotes Mbreterore Britanike, i cili mban funksione te larta ne Komanden e Skuadronit te Korfuzit, ku detyren e Zv. Admiralit te Flotes Britanike ne Mesdhe, e mban Lordi Kollingeod. Per ne ushtaraku qe shkruan letren, mbetet i paidentifikuar plotesisht, pasi ne fund te letres jane shenuar prej tij vetem inicialet “Geo.. ..Lyr…”.

Nje tjeter ceshtje me interes qe shfaqet ne kete leter, ka te beje me kerkesen qe Ali Pasha u bente perfaqesuesve britanike per nje mjek kirurg, per te cilin duket se kishte nevoje te domosdoshme. Nga sa dime rreth ketij aspekti te jetes se tij, ne asnje rast nuk eshte evidentuar qe te kete patur ndonje semundje apo problem serioz shendetesor. Kerkesa per nje mjek mund te jete parashtruar per nevoja qe lidhen me shendetin e te birit, Veliut, i cili ka vuajtur ne menyre kronike nga nje ekzeme e hershme apo nga nje semundje venerjane.

Kjo kerkese na ben me dije indirekt, gjithashtu edhe per faktin se sa shume besim kishte krijuar tepelenasi tek anglezet. Sikunder dime edhe nga burime dhe autore te tjere, ai pergjithesisht ishte vigjilent, i ndjeshem dhe shume dyshues ndaj te huajve dhe ne marredheniet me ta, per shkak te shume zhgenjimeve qe kishte pesuar per vite me rradhe ne marredheniet me te huajt. Por, kerkesa konkrete per te ftuar nje kirurg, gjer per nevoja teper sensitive shendetesore, personale apo familjare te Ali Pashes, rrefen fare qarte shkallen e madhe te besimit qe tashme kishte krijuar ndaj britanikeve.

 

 

Hartfordshire

Doc. Nr. 85511

 

Larg Fanos, 2 maj 1801

 

Zoteri,

Zevendes Admirali, Lordi Kollingud me ka caktuar mua Komandant te Skuadronit te Korfuzit.

Pa humbur kohe po ju bej te njohur se, vec te tjerave, do te ishte nje detyrim i Juaji qe te gjeni mundesine per te plotesuar nje deshire sensitive te Vezirit Ali Pasha, per te cilen une perhere ndiej se do t’i jape nje shtyse (promovoje) marredhenieve te mirkuptimit, qe me kaq kenaqesi mirepriten, mes Tij (Ali Pashes – IK) e Qeverise Britanike dhe qe gadishmeria ime gjithashtu per te bashkepunuar me Shkelqesine e Tij ne cdo rrethane qe ai do te kerkoje (duke marre parasysh edhe objektet e tjera per te cilat Komandantii Pergjithshem m’i ka bere te njohura qe tejem i kujdesshem), per interesat e te dy vendeve tona dhe ne dem te armikut tone te perbashket (Frances-IK).

Ndryshimet kaq fatlume, qe kane ndodhur se fundi ne pjesen veriore te Italise, une besoj se jane per te miren e Europes po aq edhe per qetesine boterore. Ato do te paraprijne edhe hyrjen time ne Korfuz gjersa te degjoj se c’do te ndodhe me levizjet e Komadantit te Skuadroneve ruse ne Trieste. Nderkohe, qe do te jem i angazhuar, i perqendruar tepres informacione prej jush per te mesuar se cilat jane ceshtjet me korrente dhe interesat me imediate ne marredheniet me Ali Pashen dhe persa kohe ky skuadron do tejete larg mundesiseper te lehtesuar (ndihmuar) nevojat e tij.

Une i kam percjelle Kapitenit Barnes te gjitha urimet dhe deshirat me te mira dhe jam nepritje edhe te letrave te tjera ne te ardhmen dhe i kam rekomanduar atij te beje edhe me shume rregullime qe ato t’i pershtaten sa me shume te jete e mundur qellimit.

Une ju kam percjelle disa here deshiren e Pashait per t’u vizituar nga nje kirurg britanik dhe une nuk e ve ne dyshim qe nese gjendja e anijeve shoqeruese te Kapitenit Barnes e lejon nje gje te title, ai mund ta sjelle kirurgun e “Pomones”. (Duhet te jete emri i amjes luftarake britanike ku kryen detyren e mjekut i permenduri. – IK).

Une do te ndihesha shume i kenaqur nese per shume ceshtje do te isha i dobishem per ju; te gjitha, sigurisht letrat do t’ua nis sa me shpejt qe te jete e mundur, por per cdo rast une do t’u kerkoja paraprakisht gjithashtu, qe te me komandoni pa ceremoni.

Une jam Ser,

Sherbetori juaj i bindur dhe besnik

Geo… Lyr…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency