Eksporte masive të hekurit dhe çimentos, rriten çmimet e “Made in Albania”

0
261

Ervin Kaduku

– Porti i Durrësit është bërë pikë kryesore e eksportimit masiv të prodhimeve të industrisë shqiptare. Kryeson çimentoja, që po kërkohet nga shumë vende të botës

 

1...portiNë Portin e Durrësit është rritur ndjeshëm përpunimi i mallrave të ndryshëm, kryesisht hekur dhe qymyr. Sipas të dhënave nga Autoriteti Portual, aktualisht janë duke u përpunuar gjashtë anije tregtare, pesë nga të cilat shkarkojnë rreth 13,500 tonë mallra dhe 220 kontejnerë, ndërsa një tjetër do të ngarkohet me 55,000 tonë mineral hekuri. Përveç hekurit, nga këto anije janë shkarkuar edhe mallra të tjerë, si qymyr, grurë, lidhje hekuri dhe superfosfat. Në port është ankoruar anija “Aquitania”, e cila do të ngarkojë sasinë prej 55,000 mijë tonë mineral hekuri.

Përpunimi i anijes, nga kalata 11 do të transferohet në radën e portit, sapo anija të marrë rreth gjysmën e ngarkesës-thanë burimet e dispeçerisë. Pjesa tjetër e përpunimit për shkak të mungesës së thellësisë së nevojshme brenda basenit portual, do të kryhet me ndihmën e dy anijeve të tjera. Ato do të transferojnë mallin nga kalata drejt anijes në radë, ku edhe do të ngarkohet deri në plotësimin e sasisë së parashikuar prej 55 mijë tonë, me anë të vinçave të “Aquitanias”.

Brenda ditës së enjte në port do të ankorohen edhe dy anije të tjera, të cilat do të ngarkohen me 10.700 tonë çimento, të prodhuar në vendin. Për shkak të kërkesës së lartë për çimento, si nga tregu i brendshëm, ashtu edhe ai i Maqedonisë dhe i Kosovës, kompanitë prodhuese kanë rritur disa herë çmimin e këtij malli brenda një periudhe një mujore.

Aktualisht çmimi i shitjes për tregun e brendshëm, për ton llogaritet në 9,500 lekë nga rreth 8,000 lekë që ishte një muaj më parë, ndërsa për eksport çmimi për ton nga 4 euro ka arritur në 6 euro. Kompanitë prodhuese janë duke punuar me kapacitet të plotë për të furnizuar tregun e brendshëm dhe atë të jashtëm.

Çmimet

Aktualisht çmimi i shitjes për tregun e brendshëm, për ton llogaritet në 9,500 lekë nga rreth 8,000 lekë që ishte një muaj më parë, ndërsa për eksport çmimi për ton nga 4 euro ka arritur në 6 euro. Kompanitë prodhuese janë duke punuar me kapacitet të plotë për të furnizuar tregun e brendshëm dhe atë të jashtëm

 

 

 

 

Ristrukturim i dytë i borxhit për Greqinë?

Pak para zgjedhjeve në Gjermani shpërtheu sërish debati mbi një ristrukturimi të dytë të borxhit për Greqinë. Ky debat shpërtheu pas njoftimeve në revistën “Spiegel”.

Artikulli citonte një dokument të brendshëm të bankës gjermane Bundesbank, sipas të cilit evropianët duhet të fillojë në vitin 2014 “patjetër me një program të ri kredish për Greqinë”. Bundesbank e konfirmoi ekzistencën e një dokumenti të përgatitur për Ministrinë e Financave por nuk donte ta komentonte më tej atë. Ndryshe nga falja e parë e borxheve në tetor të vitit 2011, në të cilën kreditorët privatë duhej të heqin dorë prej rreth 50 për qind të kërkesave të tyre, tani janë kreditorët publikë që duhet të heqin dorë nga shlyeja e borxheve që i kanë dhënë Greqisë. Me fjalë të tjera kjo do të bjerë në kurrizin e tatimpaguesve. “Nëse dikush dëshiron që borxhi i Greqisë të jetë i përballueshëm, atëherë vetëm Gjermania do të humbasë kreditë që i ka dhënë Greqisë në vlerë 30 miliardë euro”, – llogarit Thorsten Polleit nga Shkolla e Frankfurtit për Financa dhe Menaxhim. “Ky lajm në prag të zgjedhjeve ka të ngjarë të jetë mjaft i keq, dhe prandaj kemi këtë heshtje”, – tha Thorsten Polleit për “DW”. Kancelarja Angela Merkel dhe ministri i Financave Wolfgang Schäuble po përsëritin prej muajsh se Greqia nuk ka nevojë për një falje të dytë borxhesh. Edhe Ministria e Financave në Berlin u përpoq të hënën për të qetësuar situatën. Trojka e Bankës Qendrore Evropiane, Komisioni i BE-së dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar u shprehen para dy javësh se Greqia ka bërë progres në zbatimin e programeve reformuese për të cilat është rënë dakord, tha një zëdhënës.

Kancelarja Merkel dhe ministri i Financave Schäuble përsëritin prej muajsh se Greqia nuk ka nevojë për një falje të dytë borxhes.h Por edhe pse qeveria gjermane nuk po jep sqarime, ekspertët e konsiderojnë këtë hap të pashmangshëm. Thorsten Polleit tha për “DW”. “Kemi një situatë borxhi që bën të qartë se ai nuk mund të shlyhet”. Greqia ka një mal borxhi që kap një shifër prej 1,6 herë të prodhimit të përgjithshëm ekonomik vjetor. Madje sipas ekspertëve kjo shifër deri në fund të vitit do të jetë 1,8.

 

 

Frikë nga efekti domino

Megjithatë ka edhe disa argumente që flasin kundër një faljeje të tillë të borxheve. Kjo jo vetëm për shkak se politikanët nuk duan t’i shqetësojë qytetarët para zgjedhjeve me të vërteta të pakëndshme. Por edhe për shkak se pas kësaj faljeje edhe vende të tjera si Italia apo Spanja mund të kërkojnë t’u falen borxhet.

Po ashtu falja e borxheve mund të çojë edhe në uljen e presionit për reforma. Dhe sipas Dorothea Schaefer, drejtore e kërkimeve në Institutin Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW) në Berlin thotë se në rast se Spanja apo Italia nuk do t’i shlyejnë borxhet, kjo do të thotë fundin e bashkimit monetar evropian dhe të eurozonës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency