Vetëm një demokraci qytetare e zgjidh problemin

0
132

Artan Fuga

 

Fuga_-_Photo1Në kohën e Zogut mbreti u shpërndante oborrtarëve pasuri e ndere për t’i kontrolluar, sepse me lidhjet e rregullta formale mbret – nëpunës ose oborrtar, nuk kishte siguri.

Në kohën e monizmit, Big Brotheri donte që drejtuesit të kishin nga një kleçkë në biografi sepse përndryshe nuk i kërcënonte dot dhe s’i mbante dot lidhur pas vetes.

Edhe në tranzicionin postkomunist, Maja gjithmonë ka dashur funksionarë: ose militantë, ose të dobët politikisht, ose me lidhje nepotike, ose pak fare të korruptuar, pra me një “cen”, sepse përndryshe nuk i kontrollon dot.

Problemi i elitave politike në historinë shqiptare ka qenë se ato nuk kanë pasur dhe nuk kanë mundësi të ngjizen organikisht, të jenë vetiu solidare rreth një lidershipi. Prandaj, ky i fundit i ka kërkuar me nga një “cen” për t’i kontrolluar dhe realizuar pushtetin.

Ja pse elitat politike nuk kanë qenë në nivelin e duhur, ato u duhej të kenë qenë ose me “cen”, ose të mos jenë fare.

Ky qe fati ynë.

Ndryshe, fatkeqësisht, nuk ka qenë e mundur.

(Por, kjo është një histori e gjatë, gjoja politologët pa kujtesë, pra pa mend, as nuk u shkon ndërmend ta studiojnë. Për më tepër, kush dëshiron më shumë, e ftoj drejt librit “MONOLOG”.

Vetëm një demokraci qytetare e zgjidh problemin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency