Incidenti detar / Pse Ali Pasha mbajti peng tri anijet e flotës britanike në pashallëkun e tij

0
133

Pashai i Janinës, i njohur përmes botimeve publike dhe i panjohur mes dokumenteve sekrete; me qindra të tilla raportojnë fshehtas çfarë ndodh në Shqipëri në librin e fundit të Irakli Koçollarit, “Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanike”; pas dokumenteve zbulohen emrat e misionarëve dhe agjentëve të famshëm e të njohur për studimet albanologjike; asnjëri nga agjentët – na bën me dije studiuesi – apo ushtarakët francezë të ngarkuar me misione speciale prej qeverive të tyre, nuk ka folur publikisht për misionet dhe detyrat sekrete me të cilat kanë qenë ngarkuar dhe kryenin nëpër territoret e Pashallëkut të Janinës dhe ndaj Pashait të saj. Me të drejta autori, “Standard” në ditët në vijim boton disa prej këtyre dokumenteve top sekret

 

 

Ali_Pasha123Letra e Admiralit Britanik

Dokumente te vitit 1809

 

Dokumenti nr. 6:

Dokumenti i meposhtem, qe mban daten 5 prill 1809, eshte nje leter e shkruar nga Aleksander Boll, admiral i flotes britanike stacionuar ne bazen detare ne Malte dhe drejtuar Kapitenit te Artilerise Mbreterore, William Martin Lik, me mision ne territoret e Pashallekut te Janines. Ne te behet fjale per nje incident detar. Eshte fjala per kapjen e nje apo disa anijeve te flotes tregtare britanike nga flota e Ali Pashes.

Boll, i ndodhur perpara kesaj situate, i dergonte porosite e nevojshme Likut se si dhe per cfare ceshtjesh duhej te bisedonte me Ali Pashen. Letra ka nje fryme vetpermbajtjeje, maturie dhe etike diplomatike te admirueshme. Permes saj, Admirali udhezonte Likun qe t’i ofronte garanci Pashait te Janines se drejtesia britanike dhe njerezit e specializuar te jurisprudences se saj do ta zgjidhnin me maturi geshtjen.

Ajo qe terheq vemendjen ne permbajtjen e kesaj letre jane vleresimet realiste te pozicionit, fuqise dhe kompetencave qe kishte nje ushtarak ne vendin ku sherbente ne raport me Pashain e Janines, zot i territoreve kontinentale ballkanase. Kjo nenkupton se ai as nuk mund te kercenonte, por as edhe nuk mund te urdheronte, por vetem mund te ofronte garanci se drejtesia do te vihej ne vend, cka do te ishte nje baze e mjaftueshme per lirimin e anijeve te bllokuara nga ana e Pashait. Me interes eshte sugjerimi i Bollit, per te nxitur hartimin e nje letre nga Mbreti i Anglise, e cila do te miklonte sedren dhe vleresonte dinjitetin e Pashait per rikthimin sa me shpejt te anijeve qe mbaheshin te bllokuara.

 

Nr. Arch. 85510

Per Kapitenin Lik –

Artileria Mbreterore

 

Malte, 5 prill 1809

 

Zoteri,

 

Kerkoj leje t’ju parashtroj disa observime rreth informacionit te Ali Pashes, qe flet per anijet, te citat permenden ne letren tuaj te dates 3 te muajit te fundit.

Hiresia e tij, hakmarrjen e kapjes te objekteve qe jane pasuri Britanike mund ta kete here sa nen idene e autoritetit absolut mbi zoterimet (territoret) qe ai ka, aq edhe per faktin se ajo strehe i takon vetem atij dhe se ai eshte i vetedijshem se keto anije, per te cilat flasim, mundet te rikthehen (lejon te largohen – IK) vetem permes nje urdheri te Hiresise se Tij. (Ali Pashes – IK).

Une po perpiqem ti mbush mendjen se ai nuk do duhej te kishte ndermarre masa kaq te forta, por me se shumti ai ka besuar ne efektin e nje demonstrimi te vertete dhe vecanerisht ne ndermarrjen e masave te pabarabarta dhe te prirjeve favorizuese te Shkelqesise se Tij (Qeverise Britanike) ndaj tij (Ali Pashes)

Me gjithe kompetencat e mia, une peseri nuk kam forcen e mjaftueshme te atij lloji qe te nderhyj per ceshtjen e bllokimeve bera ne det (anijet e kapura, te sekuestruara), por ju mund te siguroni Madherine e Tij (Ali Pashen-IK) me bindjen time se drejtesia korrekte eshte duke u realizuar nga Gjykata kompetente per te zgjidhur ceshtjet e kesaj natyre, ku personalitete te specializuar ne drejtesi dhe vecmas te caktuar nga Madheria e Tij (Qeveria Britanike – IK) ndjekin dhe vendosin mbi ligjshmerine apo ilegjitimitetin e kapjes (sekuestrimitj arrestimit) te te gjitha anijeve te sjella ketu; dhe perderisa ligji favorizon dergimin e tij ne Gjykaten e Shkalles se Larte te Admiraliatit ne Angli, kjo gje mund te prezumoje se ai nuk do te vazhdoje te veproje pa here kujdes te vecante dhe pa qene i vemendshem. (ne veprimet e tij – IK)

Anijet per te cilat bisedojme jane kapur gjate kohes se kthimit te Madherise se Tij, me urdher te Keshillit te Gjykates, tanime te kapurit (arrestuarit, te bllokuarit) kane te drejten e rikthimit te tyre. E drejta e qendrimit eshte strehimi i vetem tek Mbreti si nje Lord vertet i madherishem, i vleresuar me plot te drejte me cmimin e Luftes.

Nje kujtese dhe mirenjohje per Madherine e tij (Ali Pashen-IK), do te jete padyshim efektive per te marre vete anijet apo per kompensimin e tyre, ndersa nje parashtrim i arsyetuar nga Madheria e Tij (Qeveria Britanike – IK) mund te nxise edhe me shume ndjeshmerine tek dinjiteti i Tij, tani qe ai mund te riktheje pasurine e Madherise se Tij (Qeverise se Tij – IK) qe mbahet peng.

Hiresia e Tij (Ali Pasha-IK) do te na jape nje prove me shume te mirebesimit te tij ndaj Qeverise Britanike dhe bujaria e tij jo vetem do te vleresohet thellesisht ne aspektin individual, por do te riperterije dhe siguroje besimin kaq te nevojshem te kembimeve tregtare midis ketij Ishulli dhe dominioneve kontinentale te ketij Pashai.

 

Kam nderin te jem Ser,

I juaji besnikerisht

dhe i bindur

Alex….

Boll

(Firma)

 

*  *  *

 

Dokumenti nr. 7:

Dokumenti i meposhtem, qe mban kodin arkivor nr. 85511 dhe daten 2 maj 1809, eshte leter e nje ushtaraku britanik te Flotes Mbreterore Britanike, i cili mban funksione te larta ne Komanden e Skuadronit te Korfuzit, ku detyren e Zv. Admiralit te Flotes Britanike ne Mesdhe, e mban Lordi Kollingeod. Per ne ushtaraku qe shkruan letren, mbetet i paidentifikuar plotesisht, pasi ne fund te letres jane shenuar prej tij vetem inicialet “Geo….Lyr…”.

Destinacioni i kesaj letre nuk dihet, pasi kete leter ushtaraku i mesiperm nuk percakton se kujt ia adreson, as mbi zarfin e letres, apo ne fund te saj, nuk ka ndonje shenim se kujt i eshte drejtuar. Nuk perjashtohet qe marresi te jete Kapiteni Lik, pasi sikunder del nga permbajtja, autori i saj e keshillon marresin e letres qe ne kontaktet me Ali Pashen te perpiqet te plotesoje kerkesen e tij te fundit si dhe e ve ate ne dijeni per emerimet dhe komandimet e reja qe ai ka marre ne rangjet ushtarake. Kjo e fundit nenkupton se marresi i letres eshte larg kontakteve me institucionet ushtarake britanike dhe pa informacion per dinamiken e emerimeve apo shkarkimeve te fundit ne rangjet ushtarake britanike.

Sidoqofte, permes tekstit te letres ndihet sensibiliteti dhe kujdesi qe tregohet nga funksionaret e administrates britanike, sa per takimet, aq edhe per marredheniet konkrete mes Ali Pashes dhe Anglise. Eshte qartesisht e lexueshme prirja britanike per t’i mbajtur, marredheniet sa me te mira me Pashain e Janines dhe per keto qellime letershkruesi i rekomandon marresit qe te plotesohen disa nevoja te domosdoshme qe Ali Pasha i ka bere pales britanike, si gjest dhe mjet njekohesisht qe do te ndikonte ne forcimin e metejme te marredhenieve dypaleshe.

Nje tjeter ceshtje me interes qe shfaqet ne kete leter, ka te beje me kerkesen qe Ali Pasha u bente perfaqesuesve britanike per nje mjek kirurg, per te cilin duket se kishte nevoje te domosdoshme. Nga sa dime rreth ketij aspekti te jetes se tij, ne asnje rast nuk eshte evidentuar qe te kete patur ndonje semundje apo problem serioz shendetesor. Kerkesa per nje mjek mund te jete parashtruar per nevoja qe lidhen me shendetin e te birit, Veliut, i cili ka vuajtur ne menyre kronike nga nje ekzeme e hershme apo nga nje semundje venerjane.

Kjo kerkese na ben me dije indirekt, gjithashtu edhe per faktin se sa shume besim kishte krijuar tepelenasi tek anglezet. Sikunder dime edhe nga burime dhe autore te tjere, ai pergjithesisht ishte vigjilent, i ndjeshem dhe shume dyshues ndaj te huajve dhe ne marredheniet me ta, per shkak te shume zhgenjimeve qe kishte pesuar per vite me rradhe ne marredheniet me te huajt. Por, kerkesa konkrete per te ftuar nje kirurg, gjer per nevoja teper sensitive shendetesore, personale apo familjare te Ali Pashes, rrefen fare qarte shkallen e madhe te besimit qe tashme kishte krijuar ndaj britanikeve.

 

 

Hartfordshire

Doc. Nr. 85511

 

Larg Fanos, 2 maj 1801

 

Zoteri,

Zevendes Admirali, Lordi Kollingud me ka caktuar mua Komandant te Skuadronit te Korfuzit.

Pa humbur kohe po ju bej te njohur se, vec te tjerave, do te ishte nje detyrim i Juaji qe te gjeni mundesine per te plotesuar nje deshire sensitive te Vezirit Ali Pasha, per te cilen une perhere ndiej se do t’i jape nje shtyse (promovoje) marredhenieve te mirkuptimit, qe me kaq kenaqesi mirepriten, mes Tij (Ali Pashes – IK) e Qeverise Britanike dhe qe gadishmeria ime gjithashtu per te bashkepunuar me Shkelqesine e Tij ne cdo rrethane qe ai do te kerkoje (duke marre parasysh edhe objektet e tjera per te cilat Komandantii Pergjithshem m’i ka bere te njohura qe tejem i kujdesshem), per interesat e te dy vendeve tona dhe ne dem te armikut tone te perbashket (Frances-IK).

Ndryshimet kaq fatlume, qe kane ndodhur se fundi ne pjesen veriore te Italise, une besoj se jane per te miren e Europes po aq edhe per qetesine boterore. Ato do te paraprijne edhe hyrjen time ne Korfuz gjersa te degjoj se c’do te ndodhe me levizjet e Komadantit te Skuadroneve ruse ne Trieste. Nderkohe, qe do te jem i angazhuar, i perqendruar tepres informacione prej jush per te mesuar se cilat jane ceshtjet me korrente dhe interesat me imediate ne marredheniet me Ali Pashen dhe persa kohe ky skuadron do tejete larg mundesiseper te lehtesuar (ndihmuar) nevojat e tij.

Une i kam percjelle Kapitenit Barnes te gjitha urimet dhe deshirat me te mira dhe jam ne pritje edhe te letrave te tjera ne te ardhmen dhe i kam rekomanduar atij te beje edhe me shume rregullime qe ato t’i pershtaten sa me shume te jete e mundur qellimit.

Une ju kam percjelle disa here deshiren e Pashait per t’u vizituar nga nje kirurg britanik dhe une nuk e ve ne dyshim qe nese gjendja e anijeve shoqeruese te Kapitenit Barnes e lejon nje gje te title, ai mund ta sjelle kirurgun e “Pomones”. (Duhet te jete emri i amjes luftarake britanike ku kryen detyren e mjekut i permenduri. – IK).

Une do te ndihesha shume i kenaqur nese per shume ceshtje do te isha i dobishem per ju; te gjitha, sigurisht letrat do t’ua nis sa me shpejt qe te jete e mundur, por per cdo rast une do t’u kerkoja paraprakisht gjithashtu, qe te me komandoni pa ceremoni.

Une jam Ser,

Sherbetori juaj i bindur dhe besnik

Geo… Lyr…

 

 

Dokumenti nr. 8

 

Ky dokument eshte nje leter, qe mban daten 9 maj 1809 dhe nr. arkivor -85512. Eshte pergjigje e dhene prej nje nepunesi britanik qe identifikohet me emrin Moncereif, ndaj kerkesave qe parashtrohen ne letren e siperpermendur, qe mban daten 5 prill 1809. Eshte fjala per pretendimet e ngritura nga anglezet ndaj Ali PAshes dhe aktit te tij, per ndalimin e disa anijeve britanike ne nje nga Portet e PAshallekut te Janines.

Nga kjo leter arrijme temesojme qarte se behet fjale per rte anije te ndaluara dhe te bllokuara nga Ali Pasha.

Por, nga verifikimet dhe keqyerjet e bera ne ditaret portuale te udhetimeve, per dinamiken dhe “biografine” e ketyre anijeve prej Moncereif del qarte nje fakt interesant se keto anije ‘Jane shpalluir te denuara nga Kurora”. Natyrisht ne nuk arrijme te mesojme se perse, per cfare aktiviteti te paligjshem, keto jane shpallur fajtore, pra perse jane penalizuar nga mbreteria britanike, por edhe kaq eshte e mjaftueshm,e te kuptojme se ndaj tyre ka akuza te ngritura dhe vendime qe i shpalla to fajtore per akte apo veprimtari te paligjshme.

Po ashtu, terheqin vemendjen dhe dyshimet e tjera qe pasqyrohen ne regjistrin e marines, per “levizjet e shumta dhe te shpeshta te ketyre anijeve” qe shton edhe me tej dyshimet per veprimtarite e paligjshme qe kryheshin nga anijet angleze, ne afersi te brigjeve shqiptare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency