Bursat, nxënësit dhe studentët që do të përfitojnë për vitin e ardhshëm

0
155

Fëmijët, nxënës apo studentë, që kanë statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik dhe që plotësojnë kriterin ekonomik. Sipas rezultateve të arritura përfitojnë nxënësit e arsimit të mesëm profesional, që kanë mbaruar vitin shkollor pararendës me të gjitha notat 10; Nxënësit, të cilët vazhdojnë studimet në shkollat profesionale, në degët bujqësore, veterinare, pyjore dhe ndërtim, në vitet e dyta e lart, dhe që kanë mbaruar vitin akademik pararendës me notën mesatare mbi 8.

 

STUDENTEMuaji shtator do të jetë koha kur do të fillojnë regjistrimet në shkollat e mesme, 9-vjeçare dhe në universitet. përveç regjistrimeve u jepet mundësi çdo të riu të përfitojë burës. por cilat janë disa nga kriteret për marrë ndihmë nga shteti. MASH, për vitin e ri akademik 2013 – 2014, të japë 1650 bursa për nxënësit dhe 1900 bursa për studentët, për hyrjet e reja në vitin e parë në sistemin arsimor publik, për të gjitha kategoritë e parashikuara në pikën 2, të këtij vendimi. Efektet financiare të vitit akademik 2013 -2014 të përballohen nga fondet e buxhetit të shtetit, miratuar për MASH për vitin 2013, për pjesën e vitit 2013, si dhe nga fondet e buxhetit të shtetit që do të miratohet për vitin 2014, për pjesën e vitit 2014. Afati përfundimtar për shqyrtimin dhe miratimin e bursave, për vitet e para, është data 15 dhjetor 2013, për të gjitha kategoritë e shkollave, ndërsa për vitin e dytë e lart është data 15 nëntor 2013. Vendimet e miratuar nga këshillat bashkiake apo këshillat e komunës jashtë këtij afati janë të pavlefshme.

Kush përfiton

Përfitojnë bursë nxënësit dhe studentët, brenda kuotave dhe kritereve të përcaktuara në këtë vendim. Sipas kriterit ekonomik (nxënës/studentë) përfitojnë nxënësit/studentët, që vazhdojnë studimet larg vendbanimit të tyre në largësinë mbi 5 km dhe plotësojnë kriterin ekonomik, sipas pasqyrës nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi; Nxënësit, që banojnë në fshat, të cilët nuk kanë shkollë 9-vjeçare brenda rrezes prej 5 km e që vendosen në konvikt publik; Nxënësit/studentët, që kanë përfituar statusin e jetimit dhe që plotësojnë kriterin ekonomik; Nxënësit/studentët, të cilët kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë dhe që plotësojnë kriterin ekonomik; Secili nga studentët bashkëshort me fëmijë, që plotëson kriterin ekonomik dhe që vendoset në konvikt publik; Fëmijët, nxënës apo studentë, që kanë statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik dhe që plotësojnë kriterin ekonomik. Sipas rezultateve të arritura përfitojnë nxënësit e arsimit të mesëm profesional, që kanë mbaruar vitin shkollor pararendës me të gjitha notat 10; Nxënësit, të cilët vazhdojnë studimet në shkollat profesionale, në degët bujqësore, veterinare, pyjore dhe ndërtim, në vitet e dyta e lart, dhe që kanë mbaruar vitin akademik pararendës me notën mesatare mbi 8; Studentët, që regjistrohen në vitin e parë të shkollës së lartë, që kanë mbaruar shkollën e mesme me Medalje Ari; Studentët, që regjistrohen në vitin e parë të shkollës së lartë, që janë shpallur nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës më të mirët e Maturës Shtetërore, sipas renditjes në listën e vlerësimit të realizuar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve. Për vitin akademik 2013 – 2014, numri i tyre do të jetë 25 studentë. Kjo kategori studentësh përfiton bursë kur ata vazhdojnë studimet në institucionet publike të arsimit të lartë dhe vetëm për vitin akademik 2013 – 2014; Studentët,që kanë mbaruar vitin akademik pararendës me të gjitha notat 10; Studentët, që vazhdojnë studimet në programin e studimit “Matematikë” dhe në programin e studimit “Fizikë”, në vitin e dytë e lart, dhe kanë mbaruar vitin akademik paraardhës me notën mesatare mbi 8. Jashtë kriterit ekonomik përfitojnë nxënës apo studentë, fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës. Në fillim të çdo viti akademik, por jo më vonë se data 15.12.2013, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Mbrojtjes, Shërbimi Informativ i Shtetit të dërgojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës listën për këtë kategori nxënësish/studentësh.

 

Bimët mjekësore, burim jetese për mijëra familje në Korçë

Mijëra familje në Qarkun e Korçës sigurojnë të ardhura për jetesë duke kultivuar e mbledhur bimë mjekësore. Për rreth 3500 familje të Ersekës. Kjo punë mbetet burimi kryesor i të ardhurave, por ka dhe shumë familje në Korçë, Bilisht, Maliq e Pogradec, që rrisin buxhetin familjar duke mbledhur bimë mjekësore. Por shumë fermerë në këtë qark kanë filluar të kultivojnë bimë mjekësore pasi vënë në dukje se përfitimet janë më të mëdha krahasuar me prodhime të tjera bujqësore. Nga korriku deri në shtator është piku i mbledhjes së bimëve mjekësore. Vetëm në një pikë grumbullimi në Korçë depozitohen 10 ton bimë mjekësore në ditë. Në këtë sezon mblidhen e grumbullohen lule cjan, sherbelë, fletë qumështore, hithër, mëllagë, lule bliri, lule shtogu, etj. Grumbulluesit e këtyre bimëve ndryshe nga e kaluara tani punojnë në zbatim të kërkesave të fabrikave në Gjermani, Greqi, apo Maqedoni në bazë të kontratave që kanë nënshkruar me to. Po kontrata të përpikta ata kanë edhe me fermerët që i kultivojnë ato, duke ju siguruar kështu që para mbjelljes farën, dhe shitjen e prodhimit të tyre.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency