Pashai i Janinës, i njohur përmes botimeve publike dhe i panjohur mes dokumenteve sekrete; me qindra të tilla raportojnë fshehtas çfarë ndodh në Shqipëri në librin e fundit të Irakli Koçollarit, “Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanike”; pas dokumenteve zbulohen emrat e misionarëve dhe agjentëve të famshëm e të njohur për studimet albanologjike; asnjëri nga agjentët – na bën me dije studiuesi – apo ushtarakët francezë të ngarkuar me misione speciale prej qeverive të tyre, nuk ka folur publikisht për misionet dhe detyrat sekrete me të cilat kanë qenë ngarkuar dhe kryenin nëpër territoret e Pashallëkut të Janinës dhe ndaj Pashait të saj. Me të drejta autori, “Standard” në ditët në vijim boton disa prej këtyre dokumenteve top sekret
Dokumenti i meposhtem, qe mban daten 10 nentor 1807, eshte nje informacion i hartuar prej Kapitenit U. M. Lik mbas realizimit te misionit te tij te pare, mbi bazen e detyrave te ngarkuara prej Ministrit te Jashtem Britanik, George Kuning. Permbajtja e ketij informacioni eshte ndoshta nga me te rendesishmit ne radhen e tere kontakteve te shumta qe perfaqesuesit dhe misionaret britanike kane realizuar me Pashain e Janines.
Raporti ne fjale paraqet vlera dhe interes te vesante, sa per mesazhet qe misionari ushtarak ne emer te Qeverise Britanike, i percillte Ali Pashes, aq edhe per pergjigjet e marra prej tij, te cilat kane nje vlere te rendesishme dhe te paperseritshme ne shume aspekte, sa ne rrafshin historik aq edhe ne ate nacional shqiptar, jo vetem per faktin se ato behen te njohura per here te pare, por mbi te gjitha sepse ato mbartin subjekte me mjaft interes per historine e vendit tone veçmas ne çeshtje qe lidhen me perpjekjet per pavaresi te hegjemonit shqiptar, qysh ne fillim te shekullit XVIII.
Permes ketij “dialogu” te perbashket, per here te pare mesojme mendimet e pashpallura ndonjehere publikisht, synimet dhe projektet e qarta dhe te vendosura per pavaresi te Pashait Tepelenas; mesojme synimet konkrete politike dhe ato ushtarake te Qeverise Britanike ndaj kesaj pjese te Ballkanit Perendimor, pashallekut te Janines; mesojme interesat qe ka patur ajo per nje konfrontim te hapur ushtarak mes forcave ushtarake te Ali Pashes me nje invazion te mundshem francez apo rus mbi to. Aq te vemendshem dhe te shqetesuar kane qene anglezet rreth zhvillimeve politiko-ushtarake ne keto brigje, vesmas per prezencen ushtarake bonaparteske ne keto territore, sa ata jane treguar te gatshem per t’i ofruar Pashait dhe pashallekut mbeshtetje ushtarake ne rastin e nje agresioni te pritshem ushtarak francez. Jo vetem kaq, por shtabet britanike kane shkuar edhe me tej duke premtuar nje aleance dhe front te perbashket me shqiptaret per te kundershtuar me forcen e armeve francezet.
Por, ajo qe i jep edhe me shume vlere qendrimeve dhe reagimeve te Pashait te Janines, jane njohjet e tij te thella rreth situates ne pashalleqet fqinje dhe zhvillimeve politike, jo vetem ne Ballkan, por edhe me gjere ne Europe, çka e ben ate nje partner serioz ne bisedimet dypaleshe me perfaqesuesin britanik.
Permes ketij raporti te hartuar me aq kujdes prej kapitenit britanik Lik, mesojme se me sa vemendje Ali Pasha ndiqte zhvillimet politiko-ushtarake ne Shtate Ishujt e Jonit, kalimet e tyre nga njeri zoterim ne tjetrin, pra nga francezet te ruset dhe mandej perseri te francezet. Ne kete “dialog” ndihet shqetesimi i madh i Ali Pashes qe kishte per garnizonin ushtarak, i cili ndodhej ne fortesen e ishullit Santa Maures (Shen Mavra).
Pozicioni delikat strategjik e per rjedhim kercenimi qe ky garnizon perben per territoret kontinentale te Pashallekut te Janines, ze nje vend te rendesishem ne bisedat mes dy burrave ne kuvend. Me kete rast britaniku ka degjuar dhe mesuar se sa i mirinformuar ka qene Pashai per veprimtarine, dinamiken dhe prezencen e forcave ushtarake franceze ne bazen ushtarake te Korfuzit e gjetke, ndersa ben te ditur per numrin e forcave franceze, te cilat “nuk i kalojne te l000 trupat”.
Nje tjeter problem qe del nga ky “dialog” eshte ai i mosbesimit, dyshimit qe ka patur Ali Pasha ndaj ndihmave ushtarake nga Qeveria Britanike, per te goditur dhe marre fortesen e Santa Maures, siç pretendonte ai, permes nje operacioni te perbashket ushtarak, te forcave britanike dhe te atyre shqiptare. Bashkepunimin dypalesh ne kete operacion, Ali Pasha e kerkonte me pretendimin se forcat shqiptare nuk kishin eksperienca ne te tilla lloj luftimesh, pra “pasi nuk e njohin artin e rrethimit te fortesave”.
Por, nese e shohim me kujdes kete propozim dhe kerkese te Ali Pashes drejtuar britanikeve, duket se nevojen per marrjen e ishullit ne fjale, ai nuk e ka kerkuar per shkak te paaftesise luftarake te shqiptareve te tij, sikunder pretendon ai, por gjykojme se pas saj fshihej nje synim tjeter i Pashait te mencur.
Duke degjuar propozimet dhe gadishmerine e britanikeve per mbeshtetje, aleance dhe ndihma ushtarake per te, Ali Pasha duket se ka pasur rezerva dhe dyshime ne ofertat britanike. Mosbesimi i tij lidhej me faktin se oferta te njejta, anglezet i paten bere atij edhe ne vitin 1804, te cilat nuk u realizuan kurre. Nisur nga pervoja e hidhur e asaj te kaluare dhe per te testuar seriozitetin e ofertes britanike, Ali Pasha u kerkoi atyre kete aksion te perbashket per te provuar konkretisht reagimin e tyre dhe si nje gjest konkret bashkepunimi dhe bashkeveprimi ushtarak. Kjo kerkese, duket qarte se me se shumti i shkonte ketij qellimi: te kuptonte nese oferta angleze ishin te verteta apo demagogji.
E thene ndryshe, duket se permes ketij propozimi Aliu kishte kerkuar t’i vinte anglezet ne prove. Gadishmeria e tyre per te pranua propozimin e tij, pra per te sulmuar Santa Mauren, do t’i jepte Pashait nje deshmi per seriozitetin dhe gadishmerine e sinqerti britanike ne mbeshtetje te tij.
Qe kerkesa e Pashait per ndihma ushtarake nga ana e anglezeve ishte nje lloj testimi, mbeshtetet edhe nga analogjite qe bente ai ne vazhdin te bisedes se tij me britanikun, ndersa ky i fundit shprehej se ai:
“arrin te beje dallimin e madh mes propozimeve qe une (Liku-IK) i kisha bere atij dhe gjuhes se fallsitetit e pabesise, me te cilen agjentet franceze flisnin vazhdimisht me te.”
Pra, a qene dyshimet e Pashait ndaj ofertave britanike nje sindrome e pergjithshme ballkanase ndaj te huajve, sikunder mjaft te ashtuquajtur analiste kerkojne ta paraqesin natyren dhe profilin etnik shqiptar?
Vete Liku, megjithese kontradiktor me veten, u jep te drejte dyshimeve dhe qendrimit mosbesues te Pashait ndaj ofertave britanike:
“…une kam arsye te forta te besoj se Ali Pasha nuk i ka harruar zhgenjimet dhe pakenaqesite qe i provoi ne kurriz, kur asnje nga shume prej premtimeve te dhena nga ana e Qeverise sone, me 1804, per oferta ndihmash, favore dhe mbeshtetje, nuk u mbajten. Ne kete rast e kam fjalen per premtimet tona, qe iu dha fjala permes ndermjetesimit te Lord Nelsonit, ndihma te cilat konsistonin ne dhenien e pushkeve, artilerise dhe anijeve luftarake, te cilat do te sherbenin per kontrollin e Gjirit te Artes, qe ne fakt ai priste ne ate periudhe, por nuk iu dhane….”
Pra, nga pohimet e vete Kapitenit del qarte se ishin anglezet ata qe i kishin premtuar dhe mandej e kishin mashtruar Ali Pashen. Ne keto rethana, cdo partner i kesaj natyre, rikthyer per se dyti ne takime dhe biseda, sigurisht qe do te ishte i dyshuar dhe mosbesues per palen tjeter.
Por, ato qe perbejne thelbin dhe faktin me te rendesishem te ketij informacioni jane, padyshim, pohimet e Ali Pashes rreth fatit te territoreve shqiptare me rastin e zhvillimeve te aferta dhe te priteshme politike ne Ballkan, siç mund te ishte nje tentative per pushtim nga ana e francezeve, apo nje terheqje e mundeshme e Turqise prej territoreve te ketyre aneve.
Pohimi i tepelenasit ishte unik dhe padyshim ngre siparin e nje pamjeje te re per historiografine shqiptare. Synimet, prirjet dhe qellimet e tij te shpallura publikisht, perpara perfaqesuesit britanik, kerkojne dhe imponojne te rishikohen edhe nje here qendrimet e deritanishme rreth kohes se lindjes se nacionalizmit shqiptar dhe tendencave per mevetesi dhe indipendence te shiptareve.
Nr.2,1807
Kap.Lik për të Nderuarin
G. Cunning
[Ndërsa në fund të faqes së parë të këtij informacioni, në periferinë e bardhë të tij ëhtë vënë shënimi:]
Vetëm për George Cunning-un,
Shkëlqesinë e tij Sekretarin e Shtetit
për Punët e Jashtme
10 nëntor 1807
Zotëri,
(vazhdim i letrës së djeshme)
……………………..
I thashe Madherise se tij se, meqe une e kisha parashikuar qe pergjigjja e tij do te ishte pikerisht kjo, une e kisha pranuar me kenaqesi te veçante misionin e ngarkuar, mision i cili kishte te bente me sigurine qe do ti jepnim Shkelqesise se Tij (Ali Pashes) per ndihma dhe mbeshtetje qe do te kete nga Madheria e Tij (Qeveria Britanike), ne rast te nje sulmi dhe orvajtje te armikut (Frances-IK), per ta mbeshtetur ate ne mbrojtjen e pavaresise dhe mevetesise (sovranitetit) mbi te gjithe zoterimet te tij ne Greqi ne rast se Sulltani do te humbiste zoterimet e tij Europiane.
Nen kete kendveshtrim, nese ai do te deshironte ate, ndihmen, pra nje “Force Navale”, ajo mund t’i ofrohej me qellim qe ai te ishte ne gjendje te mbronte bregdetin e tij ne rast te nje sulmi nga Franca apo Rusia, veçmas apo te dyja bashke. Pastaj e pashe me vend qe ti parashtroja Shkelqesise se Tij (Ali Pashes) kerkesen per komunikime me te shpeshta mes nesh, me qellim qe raportet tona te jene sa me te natyreshme.
Me duhej te linja bregun, per ti bere te ditur Lord Kolingudit dhe Ministrit te Madherise se Tij, qendrimin favorizues dhe te disponueshem te Ali Pashes.
Ai me deklaroi shume i kenaqur se nuk duhej humbur kohe per stacionimin e nje force detare prane brigjeve, pasi persa kjo gje nuk eshte bere, ai nuk mund te shmange ndihmen ndaj francezeve ne plotesimin e nevojave dhe kerkesat per fumizime me ushqime te Ishujve.
Ai shtoi se perpara se ndonje plan tjeter mund te realizohet, per te parandaluar progresin e armiqve tane, eshte domosdoshmerisht i nevojshem largimi i trupave franceze nga Shtate Ishujt. Ne keto rrethana ne mund te komunikojme miqesisht dhe nese mund te na kerkohet per ti rrezistuar nje pushtimi te Frances nga Palmacia, ne atehere mund ta ndihmojme ne baze te ketyre piketave. Ne lidhje me kete feshtje une duhet te njoh me mire vendin, gje qe eshte me se e nevojshme.
Per te realizuar keto, – shtoi ai,- lipsen artileri, municione dhe para. Ai me tha se kishte pesembedhjet mije burra te gatshem per te vepruar se bashku me ne ne njoftimin me te pare, por per te mbajtur ne kembe nje force me te madhe ne numer, ai duhet te kete nje mbeshtetje financiare.
Duke respektuar rregullat, e pyeta Vezirin per prirjet e dy vezireve te tjere te Shqiperise, te cilet mendoja ti takoja dhe tu beja te njejtat propozime. Ai m’u pergjigj se mendonte qe ishin me shume keto arsye qe e shtyne ate te tregonte aq shume maturi dhe sekreti per kete takim ne keto caste kritike, dhe se ne rrethanat kritike aktuale, ai me siguronte mua se te gjithe ata ishin te bashkuar ne vendosmerine e tyre per te shporrur çdo agresion te huaj, po keshtu edhe Ismail beu i Seresit preferonte nje pavaresi, indipendence te ngjashme me ate te Pashallareve te Shqiperise, por me nje shkalle pushteti me inferiore se sa te ketyre Princave, pra edhe ai ishte po aq i vendosur ne keto ndjenja, pra edhe ai kishte mendime dhe ide te njejta me ta.
Ai, (Aliu) nuk kishte as dyshimin me te vogel ne kete heshtje se keta Prijes, udheheqes do te pranonin propozimin per nje aleance te Madherise se Tij, Qeverise britanike, dhe se sa i takonte atij vete dhe shqiptareve te tij, shtoi ai, do te ndjenin sadisfaksionin me te madh te vepronin te lidhur dhe bashkuar me Angline brenda nje ideje te title. “Ne do te luftojme bashke meju ose do tejapim jeten se bashku – perfundoi Aliu. (“tha polemisome mazi sas, i tha pesume mazi sas”)
Kur i permenda Atiut numrin e madh te forcave qe kishte qeveria franceze apo potenciatin e madh financiar qe ajo mund te vinte ne perdorim per te marre (do objekt me interes, qe ajo e synonte, ai m’u pergjigj se shpresonte qe natyra e forte dhe e ashper e vendit, si dhe vlerat e shqiptareve do te mund te perballonin dhe tu rezistonin forcave franceze cilido qe te ishte numrii tyre, i shtrire dhe perhapur ne territoret e vendit te tij; do te me duhej tu kujtoja me kete rast se mendimet e tij perputheshin plotesisht, me ato qe Ibrahim Pasha i Beratit kishte shprehur para meje dhe Z. Morier, dy vjet me pare.
Keshtu, pra, gjuha e Pashait ishte aq e favorshme si e kisha parashikuar dhe deshiruar une. Ato qe ai shtoi pas disa minutash heshtjeje, nuk m’u duken se bene tepavlefshme profecite e tij te meparshme, duke zbuluar keshtu çdo krizepotitike ne favor te interesave te tij personale.
Ai me tha se qe prej kohes qe kishte filluar çarja mes Rusise dhe Portes se Larte, ai ishte perpjekur te fitonte zoterimin e Keshtjelles se Santa Maures, baze e cila do ta shpinte ate te merrte te gjithe Ishullin, por mungesa e artilerise dhe paaftesia e shqiptareve ne artin e rrethimeve kishte qene shkaku i deshtimit; keshtu qe ky Ishull, i cili deri diku mund te konsiderohet si pararoja dhe pjesee territorit kontinental (kallimenos is to sterean) vleresohet shume i nevojshem per te, pasi nese ai do te jete ne duart e ndonje fuqije tjeter, do te perbeje nje kercenim te vazhdueshem per sigurine e pozicioneve te tij, në fqinjesi me kete Ishull. Keshtu ai deshiron qe ne te ndermarrim njesulm te papritur ndaj keshtjelles, brenda ne te cilen qendron vetem nje repart prej 150 francezesh, pa asnje pamje ne gjirin e tij apo galera te armatosura ne lagunat perreth dhe duke qene se forcat ne te jane te reduktuara, sulmin mund ta ndermarrim bashkerisht per ta kaluar Ishullin ne duart e tij.
Gjate kohes se mbetur, ne bashkebisedim me Pashain, ai nuk beri gje tjeter veçse perseriti kerkesat e tij, duke theksuar me pak fjale se do te ishte prova me e mire qe ne mund ti jepnim si shenje e vullnetit te sinqerte perpara tij, dhe si e vetmja garanci qe ai kerkon nga ne. Ai shtoi se nese ne do te mund ti siguronim (ta ndihmonim per te marre fortesen e Santa Maures-IK) atij Santa Mauren, ai do te na ndihmoje ne me çfaredo lloj menyre per te marre Ishujt e tjere. Mandej ne çdo rast dhe ne çdo rrethane ne do te jemi kryesisht te varur prej tij per furnizimin me ushqime. Ai me tregoi mua se ishin rreth njemije franceze ne Korfuz, te cilet ishin perforcuar para pak ditesh nga dy fregata dhe nga nje anije e vogel, te cilat kishin mberritur nga disa porte te Italise. Kishte gjithashtu nje garnizon te vogel ne ishujt e Qefalonise dhe Zantes (Zaqinthos), te cilit mund te binin ne duart e tyre menjehere sa te ndermernim sulmin mbi ta, ndersa Korfuzi ishte shume ngushte per ushqime; banoret e brigjeve te çamerise, perballe Korfuzit, aso kohe u dergonin fumizime fare te pakta, ndaj ne keto rrethana Preveza dhe porte te tjera te saj jane burimet kryesore. Ne keto rrethana ai deshiron qe ne te stacionoj me dy apo tre anije lufte per te bllokuar keto porte dhe veçanerisht ato te brigjeve te Prevezes e ne te njejten kohe deshiron qe ne te marrim persiper shtrengesat dhe presionet ndaj Santa Maures (Shen Mavres), qe shpreson ta shikoje ate te dorezuar brenda nje muaji.
Une iu shmanga prononcimit tim per keto propozime qe beri Veziri, prandaj vetem i thashe se, une do tia percillja dhe beja te njohura keto Admiralit.
Padurimi per realizimin e shpejte te projektit te tij mbi Ishullin dhe fortesen e Santa Maures vjen nga deshira per ti marre (zaptuar) objektet e rendesishme te endrrave dhe synimeve te tij perpara se ndonje ngjarje tjeter krejt papritur te nderprese reafizimin e operacioneve tona mbi kete fortifikim. Por, kam frike se Komandanti i Shtabit nuk do te mundet t’ia jape nen autoritetin e tij kete fortese Ali Pashes, pa marre instruksione dhe udhezime konkrete nga qendra.
Une nuk kam besim se Veziri do te enderronte, tani per tani, qe ne te ndermernim me shume hapa sesa dergimin e nje detashmenti te anijeve tona (te luftes) ne brigjet e Santa Maures per ta detyruar ate te nenshtrohet, gje qe une hamendesoj se mund te behet pa ndonje veshtiresi, akt ky qe rrjedh edhe prej motiveve te ndjeshmerise ndaj ruseve, te cilet (sipas Ali Pashes) e kane braktisur teresisht Ishullin. Une u perpoqa dhe insistova ta bind edhe me tej ne opinionet e shfaqura nga ana ime, pasi ne keto vende ku tradhtia dhe mosbesimi jane te perhapura kaq shume, eshte teper e rendesishme te heqesh çdo dyshim mossinqeriteti qe mund te shfaqej nga ana jone dhe tegjitha keto i them mbasi une kam arsye te forta te besoj se Ali Pasha nuk ika harruar zhgenjimet dhe pakenaqesite qe i provoi mbi kurriz, kur asnje nga premtimet e dhena nga ana e Qeverise tone, me 1804, per oferta ndihmash, favore dhe mbeshtetje, nuk u mbajt. Ne kete rast e kam fjalen per premtimet tona permes ndermjetesimit te Lord Nelsonit, ndihma te cilat konsistonin ne dhenien e pushkeve, artilerise dhe anijeve luftarake, te cilat do tesherbenin per kontrollin e Gjirit te Artes, qe ne fakt nuk iu dhane.
Megjithate, eshte e nevojshme te shtoj se ne bisede Aliu, me shume se nje here shfaqi besim ne qellimet e mira te Kombit Anglez dhe shtoi se ai arrin te beje dallimin e madh mes propozimeve qe une i kisha bere atij dhe gjuhes se falsitetit e pabesise me te cilen agjentet franceze flasin vazhdimisht me te.
Projekti apo plani kryesor i francezeve (nga aq sa une arrij te kuptoj) eshte te marrin miratimin e Ali Pashes dhe te Portes per marshimin dhe kalimin e korporatave te tyre permes Shqiperise, nen pretekstin se ata nuk donin ti kalonin ata nga pika e tyre ne Korfuz, me qellim qe ne kete menyre te evitonin (perballjen me) kryqezoret tane. Mua me kishin thene, qe Ali Pasha kishte rene dakort fu jepte ndihma francezeve, me qellim qe (nga sa e marr me mend) te shmangte kerkesen e ka limit te trupave franceze neper territoret e vendit te tij.
Une e pyeta ate direkt rreth kesaj çeshtjeje, por ai kundershtoi duke me thene se kurre nuk kishte menduar per nje nevoje te pranisese tyre dhe se kurre nuk do tepranonte ushtrite franceze ne territorin e tij.