Yjet e 1912-ës, kush ishin minatorët dhe xhevahirët që nisën historinë e futbollit

0
168

Marrë nga “FIFA.com”

Njëqind vite më parë, futbolli ishte shumë ndryshe krahasuar me atë që luhet ditët e sotme. Skemat, arenat dhe kushtet ishin krejt të tjera. Ndërkohë që si atëherë ky i sotmi ka “yje”. Lojtarë që veçojnë nga të tjerët, për shkak të aftësive të veçanta që kanë. Për tri javë me radhë do t’ju njohim me Lionel Mesët dhe Kristiano Ronaldot e një shekulli më parë.

 

Billi-Meredit-majatas-i-Manchester-United-duke-dyluftuar-me-in-action-during-the-first-ever-FA-Charity-Shield-match-against-Queens-Park-RangersBritania e Madhe si vendi i lindjes së lojës më të famshme në botë është nga të parat që është njohur me ata që me vonë do të konsideroheshin si yjet e tapetëve të blertë. Arenat e futbollit britanik “ndriçoheshin” prej shumë lojtarëve të talentuar që në fillim të viteve të shekullit XX. Njëri prej tyre luante për Mançester Junajtidin. Çarli Roberts ishte një futbollist i fortë dhe shumë i shpejtë që luante para mbrojtjes. Ai ishte njëri prej atyre futbollistëve që i dhanë mjaft suksese “djajve të kuq” dhe Anglisë. Mançester Junajtidi me ndihmën e tij fitoi dy titujt e parë në Premier Ligë.

Rebel

Roberts njihet edhe si një rebel pasi formoi Unionin e Futbollistëve më 1907. Ai sfidoi edhe Federatën e Futbollit (FA-në e famshme) pasi veshi për herë të parë pantallona mbi gju, duke dalë hapur jashtë “rreshtit”. Gjithsesi, ky futbollist bëri që e tërë Anglia të fliste për të, pasi “bindi” Oldhem Atletik që t’i japë Junajtidit plot 1.500 stërlina për të marrë shërbimet e tij. Në 1913 kjo ishte një shifër rekord. Edhe pse ishte nga të paktët që lëvizi atë shumë të madhe parash, Robertsit iu desh që të rivalizonte fort për fronin e më të mirit me një tjetër superlojtar që e kishte shok ekipi tek Mançester Junajtidi dhe “ortak” në Unionin e Futbollistëve. Ai ishte Billi Meredit. Uellsiani i magjishëm dhuroi spektakël në “Teatrin e Ëndrrave” shumë kohë para se të vinte Rajan Gigsi.

I vetmi që adhurohej nga “djajtë” dhe “qytetarët”

Meredit ishte “special”, pasi është i vetmi futbollist që adhurohej nga të dy skuadrat e Mançesterit. Ai refuzoi të firmose kontratë profesioniste me “qytetarët” e Sitit, pasi dëshironte që të punonte në fshatin e tij, Çik, në një miniere qymyrguri prej nga erdhi.

Në histori

Takimi i dytë që bëri Merediti me Mançester Sitin ishte një sfidë historike për tërë vendin pasi ishte derbi i parë që luhej në mes dy skuadrave të atij qyteti. Në atë ditë të nëntorit të 1894, Meredit la shenjën e vet pasi shënoi dy nga pesë golat që i dhanë fitoren Sitit përballë Junajtidit (mundi t’u gëzohej vetë dy golave).Pak muaj më pas Meredit mori seriozisht futbollin dhe u kthye në një yll të kësaj loje në Angli. Pasojat? Në fund të edicionit të parë ai mbylli tabelën e klasifikimit të golashënuesve në vendin e parë. Gjithashtu, ai festoi edhe triumfin në Kupën FA që ishte edhe trofeu i parë i madh për Sitin që i dhuroi uellsianit edhe shiritin e kapitenit. Në 1906 ai kaloi tek Mançester Junajtidit që u shpall kampion pas gjashtë viteve. Meredit ishte njëri prej atyre që dha kontributin e vet edhe pse ishte 38 vjeç. I famshëm pasi mbante një kruajtëse dhëmbësh në gojë Meredit shkoi që të luante për plot 9 vite tek Junajtidi. Më pas ai nuk la futbollin, pasi u rikthye edhe një herë tek Siti, skuadër për të cilën bëri paraqitjen e fundit kur ishte 49 vjeç e 245 ditë. Ky rekord i tij ka qëndruar deri më sot. Për Kupën FA ky është një rekord që ende nuk është thyer nga asnjë futbollist.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency