Shkencëtarët: Pini pije të nxehta për t’u freskuar

0
149

Mit urban apo fakt shkencor: është e vërtetë që nëse pi lëngje të ngrohta në verë freskohesh? Shkencëtarët thonë se të djersish është mënyra me e mirë për të qëndruar i freskët.

 

tea-pot-cup-lgNëse ju jeni një prej atyre miliona vetëve që preferojnë një gotë me lëng të ftohtë në vend të një filxhani çaji në një ditë të nxehtë vere lexoni me kujdes: shkencëtarët thonë se një pije e nxhetë do t’u freskojë më shumë se një pije e ftohtë. Por si funksionon kjo? Sipas profesor Peter McNaughton, neuroshkencëtar pranë Universitetit të Kembrixhit, konsumimi i pijeve të ngrohta rrit temperaturën e trupit, i cili më pas fillon të djersijë. Nervat që ndodhen në gojë përgjigjen menjëherë ndaj pijeve të ngrohta duke stimuluar prodhimin e djersës. E më pas djersa freskon trupin dalëngadalë.  Uji avullon shumë shpejt nga lëkura dhe kur  avullon uji atëhere trupi freskohet. Por ka diçka. “Djersa do të fillojë, ose do të shtohet, vetëm në rast se trupi është i nxehtë,” – thotë Dr Christopher Gordon, ekspert në termo rregullimin e trupit të njeriut në Universitetin e Sidneit. “Gjatë kohës që njerëzit pijnë pijet e ngrohta ata do të ndjejnë akoma më shumë nxhetësi, por freskinë do ta ndiejnë më pas.”

Djersitja është vitale për funksionimin e trupit të njeriut, “sepse nëse ju nuk djersisni kur temperaturat janë të larta, temperatura e brendshme e trupti do të rritet dhe më pas mund të shkaktohen dëmtime në tru ose ka raste që shkonjnë deri në vdekje,” thotë McNaughton.

Ushiqmet pikante

McNaughton thotë se konsumimi i pijeve të ngrohta nuk është mënyra e vetme për të qendruar të freskët. “Hani një vakt shumë të nxehtë, ose ushqimet pikante, sepse ato do të shkaktojnë djersë të menjëhershme,” shpjegon ai.  Sipas Dr Gordon, kjo mund të jetë arsyeja se pse shumë njerëz që jetojnë në vende me klimë të nxhetë si në Azi, Indi apo Amerikën e Jugut, konsumojnë shumë ushqime pikante dhe jo pije freskuese.

Ndërsa ne që jetojmë në një pjesë më të freskët të planetit preferojmë pijet e ftohta në një ditë të nxhetë verë. Duke pirë shumë lëngje të tilla dhe ushqime shumë të ftohta mund të çojë në ngushtimin e enëve të gjakut dhe në këtë mënyrë do të kemi më shumë vape e nuk do të freskohemi.

“Pijet e ftohta të freskojnë vetëm për momentin, sepse masa e një pije të ftohtë është shumë e vogël në krahasim me trupin e njeriut, prandaj efekti i pijeve freskuese është shumë i shkurtër.”

 

Këshilla për ditë të nxheta

Ndërkohë që temepraturat e nxheta kanë përfshirë të gjithë Europën Profesor McNaughton jep disa këshilla të tjera si të qëndroni të freskët.

Të mbështillni rreth qafës një peshqir të lagur: “Kjo është tamam si djersitja, sepse uji në peshqir do të avullojë dhe shkakton të njëjtin efekst si djersitja.”

Mbajtja e këmbëve në ujë të ftohtë dhe qëndimi para ventilatorit: “Një dush i ftohtë ka efekt të menjëhershëm. Por edhe nëse i mbani këmbët në ujë të ftohtë është shumë mirë sepse gjaku që kalon aty do të ftohet dhe më pas do të shpërndahet në të gjithë trupin duke e freskuar atë. Qëndrimi para një ventilatori është gjithashtu efektiv, por djersa do të avullojë më shpejt e ju do të freskoheni më shpjet, prandaj ndonjëherë rrezikoni të ftoheni.”

McNaughton thotë se mëynra më e mirë për të qendruar të freskët gjatë muajve të verës është vendosja e një peshqiri të ftohtë rreth kokës ose të shkohet të notohet në një pishinë sepse uji atje është më i ulët se temperatura e trupit dhe kur të dilni nga uji avullimi i ujit do të jetë më i madh.”

Dhe mbi të gjitha konsumoni shumë lëngje, sepse  duke pirë “do t’i jepni material trupit për të prodhuar djersë, e në këtë mënyrë ulet edhe temperatura e trupit.”

 

 

Vakt i nxehtë!

“Hani një vakt shumë të nxehtë, ose ushqimet pikante, sepse ato do të shkaktojnë djersë të menjëhershme,” shpjegon ai.  Sipas Dr Gordon, kjo mund të jetë arsyeja se pse shumë njerëz që jetojnë në vende me klimë të nxhetë si në Azi, Indi apo Amerikën e Jugut, konsumojnë shumë ushqime pikante dhe jo pije freskuese

 

 

Odat e profesionistëve avancojnë shëndetësinë

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar kohë më parë Ligjin për Odat e Profesionistëve Shëndetësorë. Zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se miratimi i këtij Ligji,  do të reformojë sistemin shëndetësor të vendit. Ligji për Odat e Profesionistëve Shëndetësorë është pjesë e pakos legjislative reformuese brenda Ministrisë së Shëndetësisë. Kosova nuk ka pasur më herët oda të profesionistëve. Kjo është  paraparë si pjesë legjislative përmbajtjesore brenda sistemit shëndetësor dhe kompetenca që do t’i ushtrojnë këto oda do ta lehtësojnë punën e ministrisë si institucion. Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani në një konferencë për media  ka bërë të ditur se me funksionalizimin e odave, profesioni i mjekut do të marrë fatin e vetë në duar dhe në këtë mënyrë shëndetësia kosovare do të avancohet. “17 tetori u vlerësua si ditë historike për shëndetësinë kosovare ku do të mbahen zgjedhjet për kuvendin e odës së mjekëve të Kosovës,  e cila konstituohet sipas Ligjit të ri për shëndetësinë. Ky kuvend menjëherë pas konstituimit do të përparojë dukshëm raportet jo vetëm brenda komunitetit të mjekëve, por edhe pacientëve”, ka thënë Agani. Ndërkaq, Hysni Bajrami, kryetar i komisionit qendror zgjedhor për odat e profesionistëve, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se i tërë sistemi i menaxhimit të burimeve njerëzore do të menaxhohet nga odat e profesionistëve, duke filluar nga licencimi, edukimi i vazhdueshëm, specializimet. “Odat kanë një mision shumë të rëndësishëm. Odat do të kenë dy lloj kompetencash. Ato publike që qeveria e ministria i ka bartë dhe nëse krahasohen këto kompetenca shihet se kompetencat që i ka bartur qeveria tek odat janë shumë të avasuara dhe nëse shikojmë mbikëqyrjen është e fokusuar vetëm në ligjshmërinë në zbatimin e këtyre kompetencave”. “Besoj që komuniteti mjekësor do t’i realizojë ato në pajtueshmëri me ligjin. Mjekët do të vetëqeverisen nga odat. Ato do të promovojnë vlerat profesionale, interesat profesionale. Por edhe do të kujdesen që anëtarët e odës t’i respektojnë rregullat e etikës profesionale”, shprehet Bajrami.  E alergologu Hysni Daka, ka bërë të ditur se në kuvendin e odës do të ketë edhe mjekë nga diaspora, të cilët do të jenë këshillëdhënës.

“Në kuvend  të odës së mjekëve do të ketë edhe pesë përfaqësues të mjekëve nga diaspora. Ata do të jenë të njoftuar se si zhvillohet politika shëndetësore në Kosovë. Do të jenë edhe këshillëdhënës”. Edhe Haxhi Avdyli, neurokirurg, dhe ekspert i grupit për shëndetësi në Lidhjen Demokratike të Kosovës, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Odat e Profesionistëve Shëndetësorë paraqesin një zhvillim pozitiv, sepse faktorizohet roli i profesionistit shëndetësor në vendimmarrje. Sidoqoftë  është themeluar edhe Komisioni Qendror Zgjedhor prej pesë anëtarëve dhe po ashtu është nënshkruar statuti i përkohshëm i Odës së Mjekëve si dhe rregullorja që përcakton mënyrën e zgjedhjes se kandidimit, ka thënë ministri Agani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency