Dy burra në pranga, tentuan vrasjen dhe dhunimin e grave

0
146

Sonja Caka

Policia: Gratë me urdhëra mbrojtje, mbroheshin nga policia

Burrave u ishte ndaluar t’u afroheshin grave të tyre për 1 vit

Parandalimi i krimeve, falë njoftimit nga ana e fqinjëve

 

dhuna gruajaParandalohet në kohë nga policia e kryeqytetit një tjetër krim brenda familjes. Falë njoftimit në kohë të fqinjëve, policia mundi t’i shpëtojë jetën shtetases F.Mehmeti, ndërsa ka vënë në pranga bashkëshortin e saj Shpëtim Brahollari. Ky i fundit ishte urdhëruar me vendim gjykatë të mos i afrohej të shoqes, por ai e ka thyer këtë urdhër të gjykatës, jo vetëm duke iu afruar, por edhe duke e dhunuar dhe kërcënuar me një thikë se di ta vriste. Policia ka mundur të sekuestrojë edhe armën e krimit, me të cilën kërcënohej gruaja. Por, pa kaluar shumë kohë, një tjetër sinjalizim shkon në numrin e policisë 129, ku një tjetër grua kërkonte ndihmë. Kësaj radhe pak më lart lagjes “Ali Demi” ku ndodhi ngjarja e parë. Policia ka shkuar me urgjencë pranë depos së ujit mbi qytetin “Studenti”, duke vënë në pranga Xhemal Hakën, i cili kishte shkelur urdhërin e mbrojtjes dhe kishte shkuar në banesën ku jetonte gruaja e tij. Edhe shtetësja M.Haka ka përfituar urdhër mbrojtje  nga gjykata pas dhunës sistematike të të shoqit, i cili është urdhëruar të mos i afrohet më të shoqes.

Thyerjet

Në të dy rastet për të cilat janë njoftuar strukturat policore të komisariatit nr.1, burrat kanë shkelur vendimet e Gjykatës së Tiranës, edhe pse ishin urdhëruar që të rrinin 100 apo 1 mijë metër larg banesës, të mos u afroheshin grave të tyre dhe banesës ku jetojnë, të mos kryejnë më veprime të dhunshme. Por, pavarësisht të gjithave, si Shpëtim Brahollari, ashtu edhe Xhemal Haka kanë shkelur urdhërat e mbrojtjes, duke shkuar në orët e vona të natës pranë familjeve. Por, fatmirësisht, në të dy rastet ka qenë ndërhyrja e fqinjëve duke lajmëruar 129 që ka bërë të mundur ndërhyrjen në kohë dhe shmangien e ndonjë tragjedie tjetër, si ajo që ndodhi në fillim të kësaj jave pranë bllokut të pallateve te shkolla “Vasil Shanto”, ku Edmir Jazexhiu vrau gruan dhe më pas veten. Në këtë rast gruaja nuk ishte me urdhër mbrojtje, por kishte kërkuar një të tillë dhe më pas ishte tërhequr për shkak të fëmijëve.

Dhuna

Dhuna në familjen Haka ishte e përsëritur dhe vetëm më 17 qershor të këtij viti, një muaj e gjysëm më parë, gruaja M.Haka kishte përfituar urdhër mbrojtje për një vit. I shoqi nuk duhej t’i afrohej as asaj dhe as banesës ku ajo jetonte me qira. Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Irena Hoxha, e cila e ka urdhëruar me vendim Xhemal Hakën të mos i afrohej as në perimetrin 1 mijë metra të shoqes. Gjatë gjykimit paditësja M. Haka, pensioniste, i shpjegoi gjykatës se i padituri në mënyrë sistematike në vitet e fundit ka ushtruar ndaj saj dhunë psikike dhe fizike duke e fyer, kërcënuar atë në mënyrë të vazhdueshme, veprime te cilat sipas saj i kryen në mënyrë të vazhdueshme në prani dhe të fëmijëve të tyre. Këto veprime sipas saj ai i ka kryer sistematikisht por është paditësja e cila në mënyrë të herëpashershme njofton policinë. Po sipas paditëses më i dhunshëm është bërë kohët e fundit dhe konkretisht më datë 20 maj 2013, pasdite i padituri ka pasi ka ardhur në shtëpi i dehur ka filluar të ushtrojë dhunë fizike ndaj djalit të vëllait të paditëses, shtetasit Taulant Fejzollari i cili jeton së bashku me paditësen dhe të paditurin më të cilët ndaj qiranë e banesës, duke e kapur për krahu dhe nxjerrë jashtë, ofenduar dhe cënuar integritetin e saj me fjalë fyese për moralin e saj. Paditësja ka njoftuar dhe më pas është shoqëruar së bashku me të paditurin dhe djalin e vëllait të saj në ambientet e Komisaraitin nr.1 dhe Policia pasi dëgjoi pretendimet e saj dhe të paditurit bëri kërkesë për urdhër mbrojtje pasi ndjehej e kërcënuar dhe e frikësuar nga i padituri pasi ai në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhe vazhdon të ushtrojë dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj duke e goditur, kërcënuar  dhe ofenduar atë. Paditësja duke e ndjerë veten tepër të kërcënuar për jetën ka paraqitur shqetësimin për dhunën e ushtruar nga i padituri duke përpiluar kërkesë padinë për në gjykatë për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes. Nga ana e policisë gjyqësore është lëshuar urdhër mbrojtje për paditësen për 24 orë dhe i është marrë dhe deklarim për rastin konkret të paditurit.

Reagimi i Hakës

Nga ana e të paditurit i cili ka dhënë dëshmi në polici se ai ka patur konflikte dhe mosmarrëveshje të vazhdueshme me bashkëshorten e tij dhe më datë 20.05.2013 ai ka ushtruar dhunë vetëm ndaj shtetasit Taulant Fejzollari dhe jo ndaj paditëses, qëndrim të cilin mbajti dhe në seancën gjyqësore të datës 11.06.2013. Nga ana e Oficerit të policisë Gjyqësore në kushtet kur janë konstatuar shenja të dhunës fizike të ushtruar nga i padituri ndaj paditëses caktoi me vendim pyetjet drejtuar mjekësisë ligjore për këtë fakt. Paditësja pretendoi që nuk ka shkuar pranë Mjekësisë Ligjore pasi atë natë ishte shumë vonë dhe më pas ishte e pamundur për shkak të presionit që i bëhej nga i padituri. Pretendimet e paditëse provohen dhe kallëzimin e bërë nga shtetasi Taulan Fejzollari para Oficerit të policisë Gjyqësore ku denoncon dhunën fizike dhe psikologjike të ushtruar nga i padituri ndaj tij dhe ndaj paditëses në gjykim.

Kërkesa

Gjatë gjykimit,  paditësja kërkoi që të nxirret urdhëri i mbrojtjes duke kërkuar që ndaj saj i padituri të mos kryej vepra të dhunës në familje, të mos e kërcënojë, të mos e ngacmojë apo të kontaktojë me të, të mos i afrohet paditëses dhe banesës ku ajo aktualisht banon me qira bashkë me fëmijët, t’i ndalohet të paditurit hyrja dhe ndenja në këtë banesë, ku ajo do të banojë me fëmijët e saj. Paditësja kërkoi që të gjitha masat mbrojtëse të zgjatnin për një periudhë 1-vjeçare.

 

Vendimi

Dhunoi gruan në prag divorci, dënohet 6 muaj burg

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 6 muaj burg një shtetas, i cili ka dhunuar gruan me të cilën ishte në prag divorci, Sipas vendimit të gjykatës, i pandehuri Ilirjan Lleshi është i martuar me shtetasen Esmeralda Lleshi dhe nga kjo martesë kanë një fëmijë. Marrëdhëniet e tyre nëe çift nuk kanë funksionuar kohët e fundit dhe për këtë shkak ata janë duke e zgjidhur martesën e banojnë në banesa të ndryshme. Gjatë kësaj kohe, palët kanë patur debate midis tyre. Shtetasja Esmeralda dhe i biri, janë ndier të dhunuar fizikisht e psikologjikisht. Rasti më i fundit ka qenë në datë 30.12.2012, ku i pandehuri Ilirjan Lleshi ka shkuar tek shtëpia ku banonin Esmeralda dhe i biri dhe ka bërë debate me gruan e tij, duke thyer një nga xhamat e derës së banesës së saj. Meqënese i pandehuri ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, kjo e fundit i është drejtuar gjykatës, duke kërkuar lëshimin e urdhërit të mbrojtjes. Me vendimin nr. 9100 akti, dt. 02.02.2013, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është lëshuar urdhëri i menjëhershëm i mbrojtjes për paditesen Esmeralda Lleshi dhe fëmijën e saj. Ne dispozitivin e vendimit ndër të tjerash urdhërohet i padituri Ilirjan Lleshi të mos kryejë vepër të dhunës në familje ndaj paditëses dhe fëmijës. Gjithashtu, ai urdhërohet të mos kërcënoje paditësen dhe fëmijen e tyre. I padituri u urdhërua të mos cënojë, ngacmojë apo kontaktojë me paditësen dhe fëmijen dhe të mos i afrohet atyre në një distance prej 200 metrash. Madje, urdhërohej të mos i afrohej banesës me qira ku jetonte gruaja dhe as djalit në shkollën ku mësonte. I ishin caktuar edhe datat kur duhej të takoheshin. Por, i pandehuri, në kundërshtim me vendimin gjyqësor, më datë 13 mars të këtij viti, rreth orës 07.10, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, rreth 50 metra larg banesës së saj. Rreth orës 11.00 të po asaj dite, shtetasja Esmeralda Lleshi ka shkuar në komisariatin e policisë nr. 3, Tirane, ku ka bërë kallëzim ndaj shtetasit Ilirjan Lleshi dhe ka shpjeguar se ky i fundit e kishte fyer në sy të publikut dhe të djalit të saj. I pandehuri kishte kapur edhe djalin nga flokët, si dhe e kishte ndjekur nga pas Esmeraldën tek lagja ku ajo banon. Gjate kohës që Esmeralda ka qenë duke pirë kafe në lokal, Ilirjani ka shkuar tek tavolina e saj dhe pasi e ka fyer i ka hedhur një gotë me ujë në fytyrë.

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency