“Adoleshentët” që e tërë Evropa i ëndërron

0
152

Marrë nga “goal.com”

Arijan+Ademi+Alen+Halilovic+Portugal+v+Croatia+1fHXiCj8moMxPërveç talentit të kristaltë ata kanë të përbashkët edhe moshën. Janë të gjithë të lindur në 1996 dhe këtë edicion të ri futbollistik pritet shumë prej tyre. Më poshtë do të njiheni me disa prej “adoleshentëve” që mund t’u japin një tjetër fytyrë skuadrave ku do të luajnë. Në rubrikën “Europa’s got Talent” do të njiheni me disa prej të cilëve pritet shumë

 

 

 

 

 

 

 

5. Valentino Lazaro (Red Bull Salzburg)

 Data e lindjes                       Kombësia                  Roli    

24.3.1996                              Austriake                   Trekuartist

E quajnë “Ronadinjo austriak” jo vetëm për nga mënyra se si luan, por edhe gërshetat dhe ngjyra e lëkurës (i ati është afrikan, ndërsa e ëma greke). Flasim për Valentino Lazaron që nuk është vetëm një driblues i magjishëm, por është edhe një lojtar që ka karakteristikat e një kampioni të madh.

Historia e djaloshit është e çuditshme, pasi emri i tij për herë të parë doli në motorët e kërkimit të “Youtube”. Në këtë sajt ai u bë i famshëm për videot që regjistronte teksa “xhonglonte” me topin.

Aty e vunë re talentin e tij shumë skuadra. E para ishte Interi që verën e kaluar ishte shumë pranë blerjes së këtij të riu. Por asgjë nuk u bë pasi familjarët e tij (që jetojnë në Grac) preferuan që i biri të vazhdonte karrierën në Austri. Lazaro debutoi me skuadrën e parë të Lazburgut në nëntor të 2012-ës. I riu godet mjaft mirë topin me të djathtën. Ai është një driblues fantastik dhe gjithashtu mund të luajë edhe në krahun e djathtë. 2014-a duket se do të jetë viti i “shpërthimit”.

 

4. Nil Maupai (Nisë)

Data e lindjes                       Kombësia                  Roli

14.8.1996                              Franceze                   Sulmues

Historia e Nil Maupait ka bërë xhiron e botës. Ai ka debutuar me fanellën e Nisës kur ishte vetëm 16 vjeç e 32 ditësh. Ky fakt dhe rregullorja e Federatës Franceze të Futbollit (për lojtarët pa kontrata profesionisti nuk parashikohet që të luajnë me emër) bën që ai të mbante fanellën vetëm me numrin 33. Kështu ai ishte “zoti askush” i Ligue 1 të Francës. Por kontrata e famshme erdhi pak muaj më pas në janar 2013. Vetëm kështu Nisa mundi që të mbante (deri në 2017) sulmuesin e ri që për nga lëvizjet që bën fushë ngjan shumë me Bojanin dhe Agueron. Në 19 takime që luajti vjet ai shënoi plot katër gola. Ndërsa në këtë fillim sezoni djaloshi nuk do t’i japë një dorë Nisës pasi që nga prilli i kaluar ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju. Dëmtim që do ta mbajë gjatë larg fushave.

 

3. David Henen (Anderlekt)

Data e lindjes                       Kombësia                  Roli

 19.4.1996                              Belge                          Sulmues

Edhe pse ende nuk ka debutuar me skuadrën e parë të Anderlektit ai është një nga më të kërkuarit në Evropë. Klube si Mançester Junajtid, Inter, Benfika dhe Borusia Dortmund po ndjekin me vëmendjen rritjen e shpejtë të David Henenit. Sulmuesi i Anderlektit është një nga lojtarët më shpresëdhënës të momentit. Ai ka shënuar 12 gola në 14 prezenca që ka koleksionuar me formacionet zinxhirë të Belgjikës (U-15, U-16 dhe U-17). I riu është rritur tek skuadra e standardit të Liezhit dhe në moshën 14-vjeçare ishte shumë pranë debutimit mes profesionistëve. Por në atë kohë vetëm UEFA bllokoi propozimin “e çmendur” të teknikut D’Onofrio. Mënyra se si luan u kujton të gjithëve Kristiano Ronaldon. Jo më kot një nga të parët që ishte interesuar për të ka qenë Sër Aleks Fergusoni. Të riut i skadon kontrata me Anderlektin në 2015. Edhe pse në moshë të re, kartoni i tij vlen plot 4 milionë euro.

 

2. Zakaria Bakali (PSV Eindhoven)

Data e lindjes                       Kombësia                  Roli

26.1.1996                              Belge                          Sulmues

Filip Koku, trajner i PSV-së, nuk e ka vrarë shumë mendjen, kur i dha “OK” për t’u larguar dy prej lojtarëve të vet më të mirë. Dries Martens që kaloi tek Napoli dhe Zhërmein Lens që kaloi tek Dinamo e Kievit tashmë janë histori. Këta dy lojtarë do të zëvendësohen mjaft mirë nga ai që pritet të jetë zbulimi më i ri i Ere Divisies, Zakaria Bakali. Pa hezituar shumë, Koku e aktivizoi 17-vjeçarin (ka ardhur nga ekipet zinxhirë të Standardit të Liezhit) në takimet eliminatore të Ligës së Kampioneve që PSV zhvilloi kundër Zulte Varegemit. Gjithashtu Bakali ishte titullar edhe përballë Ado Den Hagut në javën e parë të kampionatit holandez. I riu tregoi se Koku nuk ka bërë gabim duke e rreshtuar në formacionin bazë pasi përveç asisteve dhe lojërave të bukura shënoi edhe një gol në sfidën e dytë përballë Zultes.

Bakali ra aq shumë në sy në këto tri takime, saqë ka ndezur një debat të fortë në Belgjikë. I riu është me origjinë nga Maroku, kështu në Belgjikë kanë frikë se nuk zgjedh këtë përfaqësuese për të luajtur në nivel kombëtar. Për Bakalin është interesuar i pari Mançester Siti, që në 2011 ishte shumë pranë firmës me lojtarin që në atë vit u shpall futbollisti më i mirë i turneut “Nike World Cup”.

 

1. Alen Haliloviç (Dinamo Zagabria)

Data e lindjes                       Kombësia                  Roli

18.6.1996                              Kroate                        Mesfushor    

Alen Haliloviç nuk ka nevojë për prezantim. Ai është pa dyshim talenti më i madh i Kroacisë në këto vitet e fundit. Për të Totenhemi ka ofruar plot 15 milionë euro, ndërkohë që në këtë garë “të pamëshirshme” ka hyrë edhe Çelsi me Mançester Junajtidin. Por Dinamoja e Zagrepit, skuadra që i zotëron kartonin, po reziston fort, pasi e di fare mirë që djaloshi brenda pak vitesh mund të shitet shumë më shtrenjtë se kaq. Haliloviç në fillim luante si fantazist, por me kalimin e kohës ai mësoi që të luante edhe para mbrojtjes, duke u kthyer në një “tru” të vërtetë për tërë skuadrën. Talenti i tij i ra në sy dhe komisarit teknik të Kroacisë që më 10 qershor e bëri atë debutuesin më të ri me fanellën e kombëtares në sfidën përballë Portugalisë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency