Meshkujt të mirë në shtrat?! Ja 10 shenjat

0

sex-drive-manShenjat

Loading...

Nëse jeni shumë të interesuara për anën seksuale tek një takim i ri që keni pasur kohët e fundit, nuk është e vështirë të zbulohet sesa mirë do t’ia kaloni në shtrat me të. Ja disa nga tiparet që i karakterizojnë meshkujt pasionantë në shtrat.

 

1. Ai përzgjedh ushqimin. Dëshironi një mashkull që bën dashuri me tepër shije? Dilni me të për darkë dhe shikoni mënyrën sesi ai do të hajë. Mënyra sesi ai do të sillet me ushqimin dhe sesi do ta përzgjedhë atë, do t’ju tregojë më tepër nga sa e kishit imagjinuar për mënyrën se si ai do t’ju trajtojë. Personat që dinë të bëjnë dashuri mirë, zakonisht i shijojnë edhe gjërat e tjera që jeta u ofron, si për shembull një vakt të mirë. Nëse ai ha shpejt, kjo nënkupton se ka dëshirë t’i përmbushë shpejt nevojat e tij.

 

2. Gjuha e trupit nuk gënjen. Mendohet se rreth 93 për qind e komunikimit njerëzor ndodh përmes gjuhës së trupit dhe tonit të zërit dhe vetëm 7 për qind u mbetet fjalëve që ne përzgjedhim. Nëse jeni në takim për herë të parë me dikë që shmang kontaktin në sy, mbështetet mbrapa dhe qëndron larg prej jush, dijeni se nuk ia vlen të bëni një takim të dytë me të. Të gjitha këto shenja tregojnë edhe për mënyrën se si ai do të sillet me ju në shtrat. Mos e shpërdoroni kohën kot, largohuni prej tij.

 

3. Ai vishet mirë. Të gjitha femrat e dëshirojnë një mashkull që vishet mirë, por të mos e teprojë me përzgjedhjen e veshjes. Por nëse ai kujdeset jashtëzakonisht për lëkurën, xhaketën apo këpucët, mund të mos jetë edhe shumë i këndshëm në shtrat. Ai mund të jetë më shumë i shqetësuar për mënyrën sesi duket në pasqyrë, sesa për të nxjerrë të gjithë dëshirat e tij nga vetja. Mund të shkojë akoma më keq, nëse ai bëhet një kritikues i madh ndaj jush, madje edhe në shtrat.

 

4. Ai kërcen shumë mirë. Kërcimi mund të jetë intim, pasionantë dhe qejf, shikojeni sesi kërcen dhe do të merrni një përfytyrim të mirë të mënyrës sesi ai sillet në shtrat. Për çfarë duhet ta vëzhgoni? Për tri gjëra, varietet, ritëm dhe përhumbje tek muzika. Nëse ai është një kërcimtar jo i mirë dhe nuk e lëviz gjysmën e poshtme të trupit, nuk ka shumë shpresa për të në krevat. Shmangni gjithashtu edhe meshkujt që bëjnë lëvizje të pakontrolluara, pasi në shtrat mund të jenë të papritur dhe jo shumë të këndshëm.

 

5. Ai i ka marrëdhëniet mirë me paratë. Ndonëse s’mund të blejnë dashurinë apo t’ju përmirësojnë në shtrat, mënyra se si sillet me paratë tregon shumë për një mashkull. Nëse ai përpiqet t’i vërë në dukje paratë e tij teksa po paguan, kjo nënkupton se në shtrat ai mund të bëjë performanca të caktuara, pa ju pyetur nëse do t’ju pëlqente apo jo. Meshkuj të tillë janë zakonisht të dhënë pas një rutine seksi dhe nuk do denjojnë t’ju pyesin sesi është më e mira për ju. Edhe nëse është shumë i shtrënguar me paratë, ka mundësi të jetë ashtu edhe në shtrat.

 

6. Ai bën gjeste kur flet. E keni vënë re se si e lëviz dorën kur flet? Sipas ekspertëve, mënyra sesi një burrë bën gjestet, tregon çfarë lloji dashurie ai do të bëjë. Një burrë që flet me gjeste, ka shumë mundësi të jetë një i dashur tepër i mirë. Vini re edhe mënyrën sesi një mashkull sillet me kafshët e tij dhe me flokët gjithashtu. Nëse ai e kalon dorën ndër to me nervozizëm, ka shumë mundësi të jetë i ngurtë në shtrat.

 

7. Ai puth shumë mirë. Puthjet zbulojnë shumë për meshkujt. Nëse putheni për herë të parë dhe puthja është intensive, pasionante dhe eksituese, ka shumë mundësi që ai të jetë i tillë edhe në shtrat. Nëse ai i merr puthjet me ngadalë dhe nuk nxiton ta përdorë gjuhën shumë thellë, kjo tregon se ai po kërkon për një lidhje serioze dhe se do të kaloni kohë shumë të këndshme me të. Edhe nëse bën më pak se kaq, kjo nënkupton se do një marrëdhënie jo shumë të nxituar. Meshkujt më premtues janë ata që përdorin shumë teknika gjatë puthjes, si kafshim, lëpirje dhe thithje. Këta meshkuj ka shumë gjasa të jenë të dashurit ideal në shtrat.

 

8. Ai provon gjëra të reja. Nëse vini re se personi me të cilin po dilni, nuk e merr aspak mundimin të provojë gjëra të reja në ato që ha apo në aspekte të tjera, atëherë ai është një i dashur i vakët. Nga ana tjetër, meshkujt që pëlqejnë gjëra të reja, janë shumë më të mirë, ata janë të hapur për gjithçka dhe dinë të shijojnë e vlerësojë ato që nuk i njohin.

 

9. Ai ka një makinë stili. Makina që një mashkull zgjedh, tregon shumë për anën e tij seksuale. Nëse mendoni se një mashkull që ka një makinë sportive me motor të fuqishëm do të jetë i mirë për një lidhje, e keni gabim. Zakonisht këta lloj njerëzish, janë më shumë të interesuar të bien në sy për mirë tek të tjerët, sesa të interesohen për ju. Natyrisht që nuk është vetëm problemi tek makina që nget, por edhe tek mënyra se si e nget. Nëse ai i jep makinës tepër shpejt, ka shumë mundësi të mos jetë i dashuri i duhur. Meshkujt që e shpenzojnë kohën duke manovruar me makinë dhe duke performuar aftësi të ndryshme me to, do t’ju japin një kohë tepër të qetë në shtrat.

 

10. Ai bën ushtrime. Meshkujt që merren me palestër apo ushtrime janë edhe të dashur shumë të mirë, trupi i tyre është plot vetëbesim dhe ka mundësi të rezistojë gjithë natën. Nëse i dashuri juaj i ardhshëm është ndonjë çiklist, vrapues apo notar, atëherë jeni me fat. Të gjitha këto sporte duan durim, kështu që ai do të dijë sesi të presë dhe të veprojë në momentin e duhur. Meshkujt e fiksuar pas palestrës është më mirë t’i shmangni.

“Albnews”

 

 

Fjalët e ndyra shpërthejnë epshin

Fillojani me numërimin e pjesëve të trupit të cilat ju pëlqejnë. Nëse nuk jeni të sigurt se po i pëlqen diçka, pyeteni.

Femrat nuk do të duhej ta injoronin faktin që bisedat seksuale në vesh kënaqin secilin mashkull. Natyrisht që ato biseda nuk duhet të bëhen me shprehje profesionale, andaj mos mendoni shumë se cilat fjalë do t’i përdorni, sepse në ato momente nuk ka nevojë që të dukeni sikur fjalor.

Bisedat, duke përdorur fjalë të ndotura në kulmin e seksit, mund të shtojnë afshin e dyanshëm. Për shembull, nëse ju prek aty ku ju krijon kënaqësi, thoni se po ju pëlqen, mos heshtni. Nëse bisedoni për çdo prekje të tij, ai do ta ketë më të lehtë, ndërkaq shumë shpejt edhe juve do t’ju duket më e natyrshme të flisni fjalë seksi të cilat gjithsesi do të jenë të dobishme.

Është mirë të dini saktësisht se ç’ju pëlqen tek ai dhe t’ia thoni atë, sepse, në të kundërtën, ai nuk do të ndihet seksi. Filloni me numërimin e pjesëve të trupit të cilat ju pëlqejnë. Nëse nuk jeni të sigurt se po i pëlqen, pyeteni.

Nëse dëshironi që t’ju prekë diku, tregoni saktë se ku doni. Madje edhe nëse e di se çfarë të pëlqen, e gjitha do të jetë shumë më seksuale kur ai do të ketë ndjenjën që po merr urdhra.

Sa për fillim, mjafton nëse zëshëm tregoni se sa po kënaqeni duke u puthur me partnerin tuaj. Do të jetë plotësisht e mjaftueshme nëse filloni me fjalët: “Kënaqem kur me gishta prek…” ose “Po kënaqem shumë kur po e ndien…”

 

Flirt i sigurt

Nganjëherë nuk jemi të gatshëm për të krijuar lidhje serioze, madje as për seks pa obligim, ndërkaq hormonet na “egërsohen”. Prandaj, më me dëshirë do të donim të jemi në shoqëri të njerëzve atraktivë, të flirtonim, të ndiheshim të dëshiruar.

Ç’është më i mirë se flirti? Zemra na rreh më shpejt, entuziazmi rritet. Është lehtësuese të dimë që nuk do të hyjmë në marrëdhënie të komplikuara, por vetëm do të kënaqemi me komplimentet dhe buzëqeshjet. Madje, edhe nëse ndodh marrëdhënia intime, objekti i dëshirës së zjarrtë me siguri nuk do ta braktisë vatrën e sigurt të lidhjes vetjake, që me siguri atë edhe nuk e dëshironi.

Nëse dëshironi ta orientoni energjinë te meshkujt e lirë, definoni se çka ju është e rëndësishme te mashkulli – besnikëria, hareshmëria, aventurat.

Loading...