Kryeministri britanik: Ti dergohen Pashait oficeret me te mire te artilerise, dhe 8 mije predha

0
146

Nr. Arch. 78/54

Per te nderuarin

Lord Harrowby

 

Viktoria, Kepi San Sebastian,

5 Tetor 1804

Zoteri,

Kam nderin t’ju njoftoj se anija “Tigri”, mbi bordin e se ciles une hipa ne Portin e Plimuthit dhe me te cilen une ndermorra udhetimin, me shpuri ne takimin me Lordin Nelson, pikerisht ne stacion, me date 3, ku une pata nderin t’i parashtroj tere detyrat me te cilat une isha ngarkuar per misionin tim prej Madherise (Qeverise Britanike).

Lordi Nelson menjehere me informoi rreth situates ne rajon, por shtoi se ai nuk e shikonte te pershtatshme qe une te vizitoja Sardenjen. Ai me sqaroi se shkurtin e kaluar, Majori Korn, i

Korpusit te Korsikes kishte udhetuar neper tere ishullin me qellim ekzaminimin dhe vleresimin e gjithe mjeteve ushtarake mbrojtese, keshtu qe prej asaj kohe Koloneli Philips, i Departamentit te Mbrojtjes Bregdetare, i shoqeruar nga nje oficer inxhinjer (i xhenjos) kishin vezhguar dhe shqyrtuar tere pozicionet e Ishujve Madalena si dhe punimet apo fortifikimet e nevojshme per mbrojtjen e tyre.

Pikerisht, ky raport i pergatitur prej tyre ishte percjelle ne Londer, prandaj, ne keto rrethana, ai mendonte se nuk kishte me nevoje per informacione te metejme qe mund te hartoheshin permes vajtjes sime atje, pasi ato nuk do te sillnin ndonje gje thelbesore per te kunder balancuar raportet, per ti dhene avantazhe armikut dhe per ta bindur ate per te sulmuar Sardenjen, kur ne i kemi te gjitha kushtet per t’i rezistuar atij.

Per keto arsye Lordi Nelson me rekomandoi te pranoja projektin e tij per te hequr dore prej misionit te ngarkuar nga memorandum i Madherise suaj qe lidhej me Sardenjen dhe me sugjeroi te vazhdoja udhetimin per ne Malte me fregaten “Kali i Detit” dhe prej andej drejt destinacionit tim, Korfuzit.

Megjithate, persa i takon dy pikave te ceshtjes se ishullit te Sardenjes, te permendura ne menyre te pjeseshme ne memorandumin e Madherise Tuaj, mund te mos jene fiksuar ne vezhgimet e hedhura ne informacionet, me te cilen une u favorizova (njoha) prej Lord Nelsonit. Mua me duket se Kaliari nuk eshte nje pike e favorshme per tu mbrojtur nga nje force e vogel prej nje armiku i cili ka ne zoterimin e tij territoret fqinje dhe as duket se eshte nje vend ne te cilin Flota jone dhe Ushtria jone mundet vertet te sigurojne rezerva ushqimore, me te cilat ne te garantohemi me furnizim, ndersa ne do ta kemi citadelen (qytetin fortese) ne zoterim. Pikerisht, keshtu me duket nga disa vezhgime te fundit te Ishujve Madalene, te bera nga ana ime dhe i tille eshte pozicioni i tyre dhe natyra e tyre ne nje kalim vezhgues qe bera pergjate bregdetit. Pra, as ishujt vete, as ankorimi i mundshem perfshire mes tyre dhe as ishulli kryesor nuk mund te jene te sigurte ndersa armiku e ka ate ne zoterim te tij dhe prej atje ai mund te kerkoje zoterime te tjera, prandaj per pasoje nuk do te ishte e keshillueshme te planezohet ndonje ndermarrje ushtarake mbi kete ishull, nese nuk e kemi ne zoterim tere territorin e Sardenjes apo te pakten pjesen ekstreme te territoreve veriore te tij.

Ne perputhje dhe zbatim te porosive tuaja, une bera nje bisede konfidenciale me Lordin Nelson rreth instruksioneve te dhena nga ana juaj per misionin tim ne Greqi. Madheria e tij, Lordi Nelson, nga ana e tij me beri te njohur gjithashtu gjithe informacionet sekrete qe ai kishte marre kohet e fundit nga ky shtab.

Ne menyre te vecante ai e pa me vend te me informonte per ndihmen, mbeshtetjen dhe kurajimin qe Konti Mocenigo dhe komandantet ruse u paten dhene suljoteve te (nuk lexohen dy fjale-IK) te cilet jane ne lufte me Aliun, Vezirin e Janines.

Hiresia e tij (Lordi Nelson) me beri gjithashtu nderin te me komunikonte (te me ofronte dhe te me bente te njohur) nje leter qe ai kishte marre nga ky prijes (Ali Pasha), e cila mbante daten e 29 janarit te shkuar, permes se ciles ai kerkonte t’i dergoheshin dy oficere te cilesuar (due intendenti – jane fjalet e perdorura prej tij-IK) njeri prej te cileve ai nenvizon te jete canonier (artiljer) dhe tjetri bombardier (topci).

Hiresia e tij ka marre gjithashtu nje kerkese te mevonshme nga i njejti Pasha, bashkangjitur nje leter qe ia dergonte M. Foresti, me date 3 maj, permes se ciles Ali Pasha shprehte personalisht deshiren e tij ekstreme per te pasur tete mije predha dhe gjyle te diametrave te ndryshme te renditura ne nje liste te shoqeruara nga nje vule.

Sikunder me parashtroi vete Lord Nelsoni, asgje nga kjo kerkese nuk duhet neglizhuar, pasi ajo mund te sherbeje si baze per te kultivuar miqesine me nje person, nen komanden e te cilit ne menyre te vecante varet e gjithe mbrojtja e kufijve te Greqise nen hegjemonine e Perandorise Osmane, Pikerisht per hir te kesaj, eshte e keshillueshme qe Pashai te mbeshtetet duke u furnizuar prej Qeverise Britanike per nevojat e tij dhe per te cilat ai ka kaq shume nevoje.

Nese Madheria Juaj do te pajtohej dhe binte dakort me kete opinion, une do tu rekomandoja si artiliere dy prej atyre qe kane me shume eksperience nga radhet e oficereve te dalluar te Regjimentit te Artilerise Mbreterore.

Ne lidhje me municionin qe ka kerkuar Pashai, une kam ekzaminuar kalibrat, tipat dhe diametrat e predhave te topave e te bombardave dhe nga tere inventari i parashtruar prej 14 diametra te ndryshme predhash dhe gjeta vetem 5 lloje qe korrespondojne me ato qe ne kemi ne perdorim ne artilerine tone.

Me miratimin e Lordit Nelson, une propozoj qe sasia e municionit te kerkuar nga Veziri te sigurohet ne Malte, eshte fjala per municionin e atyre kalibrave qe ne i kemi ne gjendje dhe prej andej t’i marr me vete ne Korfuz, pergjate lundrimit tim drejt ketij ishulli.

Madheria e tij, Foresti, njeh mire situaten politike dhe vendin, cka do te na ndihmoje per te gjykuar se kur do te jete e pershtatshme dhe e logjikshme per t’i transportuar ato tek Veziri Ali, apo e kunderta, ti kthejme ato mbrapsh me te njejten anije ne depot e Maltes.

Kam nderin te vendos brenda zarfit edhe nje kopje te kerkeses me listen e kalibrave te municionit te kerkuar dhe nje shenim per pese kalibrat e ndryshem te municioneve qe korrespondojne me ato te armatimit qe ne kemi ne perdorim, te cilat mendojme t’i dergojme drejt e te Pashai i madh sipas tere kerkeses se tij. Nese do t’i gjykoni me vend dhe te drejta kerkesat e tij dhe nese do te jete e nevojshme per ne, gjykojme qe te gjenden edhe kalibrat e municionit tjeter qe mungojne ne Angli per te na i sjelle.

Lordi Nelson me nderoi mua duke me dhene leter rekomandimi per tek Veziri Ali, si dhe tek keta persona ne Malte dhe Korfuz, per te cilet, une jam porositur nga ana e Shkelqesise Suaj, te mbaj korrespondence.

Une kam nderin te jem

 

Imzot

Sherbetori juaj i bindur dhe i sinqerte

Uilliam Martin Lik

 

[Ne letren mbeshtjellese te ketij informacioni qe ka sherbyer si zarf eshte vene shenimi:]

 

Viktory, Dhjetor, 5;1804

M.Leak

Inc Nr. 1

R. Nev. 5 (ndoshta Royal Navy)

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency