Standard.al

17 milionë euro investim, OST rrit kontrollin mbi sistemin

Ervin Kaduku

 

Babrru-dritat-fiken-pa-orar-300x224Me një investim me vlerë 17 milionë euro Operatori i Transmetimit të Energjisë do të ketë tashmë një sistem të ri të kontrolli. Ky projekt i rëndësishme u realizua nga kompania Italiane “ABB”. Nëpërmjet këtij projektit modernizohen 14 nënstacionet e OST, në 6 HEC-et që janë në pronësi të KESH dhe 25 nënstacionet e Shpërndarjes. “Truri” i sistemit të ri SCADA/EMS është përqendruar në sallën e kontrollit të Qendrës Dispeçer. Ky sistem mundëson, kontrollin dhe monitorimin në kohë reale nga Qendra Kombëtare Dispeçer të sistemit elektroenergjetik. Në këtë mënyrë operimi do të kryhet në mënyrë optimale duke rritur besueshmërinë e funksionimit dhe cilësinë e shërbimit të energjisë elektrike si dhe optimizon shfrytëzimin e përbashkët të rezervës hidrike të kaskadës së Drinit, me burimet e tjera të prodhimit të energjisë elektrike dhe shkëmbimet me fqinjët. Ky sistem është një mjet i domosdoshëm për operimin në tregun rajonal të energjisë elektrike, për të cilin qeveria Shqiptare ka marrë angazhimet përkatëse pranë institucioneve të Bashkimit Evropian. Gjithashtu sistemi mundëson marrjen dhe dërgimin e të dhënave në kohë reale me sistemet fqinje me të cilat OST ka lidhje interkonieksioni. Vënia në operim e këtij projekti është kusht i domosdoshëm për operimin e sistemit tonë elektroenergjetik në paralel sinkron me rrjetin evropian të transmetimit në përputhje më të gjitha kriteret teknike dhe është kusht për anëtarësimin e OST në Rrjetin Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmetimit për energjinë elektrike (ENTSO-E). Investimet në OST dhe KESH janë 770 milion euro, për OST janë investuar 240 milion euro, nga të cilat 220 milion euro janë kredi nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe 20 milionë euro nga vetë OST. Ndërsa për KESH janë investuar 530 milionë euro.

 

Situata hidroenergjetike

Rritja e temperaturave, si dhe mungesa e reshjeve në këtë sezon të nxehtë, ka bërë që niveli i ujërave në liqenin e Fierzës të pësojë një rënie të vazhdueshme, duke bërë që të dalin në sipërfaqe toka që nga dimri ishin nën prezencën e ujit.
Ndonëse specialistët e hidrocentraleve shprehen se rënia e nivelit të ujrave, në këtë periudhë thatësire është e pritshme dhe nuk krijon asnjë shqetësim, pasi ende niveli i ujërave të liqenit të Fierzës është optimal dhe mundëson vazhdimin e punës për prodhimin e energjisë elektrike, edhe në këtë stinë të thatë.
Po ashtu, niveli relativisht i lartë i këtij liqeni mundëson funksionimin normal të punës edhe të hidrocentraleve të Vaut të Dejës dhe Komanit, pasi ky liqen shërben si rregullator edhe për liqenet e këtyre dy hidrocentraleve, mbi kaskadën e lumit Drin.
Burime nga salla e komandës së hidrocentralit të Fierzës pohojnë se, “në orët e mëngjesit të sotëm, prurjet e ujit janë rreth 70 metra kub ujë/ në sekondë, çka do të thotë se dy Drinat, dalëngadalë po i ngjajnë përrënjve me ujë të paktë, ndërkohë që në rënie të vazhdueshme është edhe niveli i ujrave në to.
Mëngjesin e së mërkurës, ky tregues ka arritur në 288,80 metra, mbi nivelin e detit. Liqeni i Fierzës ka një kapacitet ujëmbajtës prej mbi 2,7 miliard metër kub ujë, në nivelin maksimal të tij që shënon 296 metra mbi nivelin e detit.
Ndërsa niveli i ujërave të pashfrytëzueshme apo në të ashtuquajturën pika e vdekjes është në 242 metra mbi nivelin e detit, me një kapacitet uji rreth 1,2 miliardë metra kub.

Comments are closed.