Standard.al

Zbulohen tri letrat e Ali Pashës, pse u kërkoi anglezëve t’u blinte municione

Ali_PashaPashai i Janinës, i njohur përmes botimeve publike dhe i panjohur mes dokumenteve sekrete; me qindra të tilla raportojnë fshehtas çfarë ndodh në Shqipëri në librin e fundit të Irakli Koçollarit, “Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanike”; pas dokumenteve zbulohen emrat e misionarëve dhe agjentëve të famshëm e të njohur për studimet albanologjike; asnjëri nga agjentët – na bën me dije studiuesi – apo ushtarakët francezë të ngarkuar me misione speciale prej qeverive të tyre, nuk ka folur publikisht për misionet dhe detyrat sekrete me të cilat kanë qenë ngarkuar dhe kryenin nëpër territoret e Pashallëkut të Janinës dhe ndaj Pashait të saj. Me të drejta autori, “Standard” në ditët në vijim boton disa prej këtyre dokumenteve top sekret

Dokumenti nr. 5:

Dokumenti i meposhtem perbehet nga kater flete dhe mban numrin arkivor “Hartford c.c. record 85491”. Atij i mungon data e hartimit si dhe autoresia. Nga permbajtja si dhe nga datat qe evidentohen ne te, per levrimet e eksporteve te mallrave ushtarake, konkludojme me perafersi se data e hartimit te ketij dokumenti duhet te jete diku aty nga fundi i muajit korrik apo fillim i muajit gusht 1804.

Te kater fletet jane shkruar nga e njejta dore. Ato permbledhin shenime qe bejne fjale per disa kerkesa per municion qe ka parashtruar Ali Pasha, per t’i blere nga anglezet. Ndryshe nga dokumentet e tjera, keto shenime duket se jane hedhur me shpejtesi, prandaj edhe vende – vende ato jane te palexueshme. Megjithate, nga konteksti i ketij dokumenti, ne kater faqe, del qarte fakti se kur, ne cc’kohe Ali Pasha u ka parashtruar britanikeve kerkesat e tij per municion, ditet dhe muajt perkates.

Gjithashtu, nga permbajtja e dokumentit, duket se kerkesa e vete Ali Pashes derguar perfaqesuesve te Flotes Ushtarake Britanike dhe konkretisht Lordit Nelson, ka qene e shkruar ne gjuhen italiane. Ky eshte edhe shkaku qe paragrafe te saj perseriten per saktesi edhe ne keto shenime te ushtarakeve britanike, po ne te njejten gjuhe, italisht, ndersa ata ia percjellin keto kerkesa nje rangu me te larte.

Por, se si dhe ne cc’rrethana Ali Pasha ka parashtruar keto kerkesa per municion, do te sqarohen ne dokumentet qe kronoligjikisht renditen pak me poshte. Sidoqofte, duhet te terheqim vemendjen e lexuesit qe tani se keto shenime perbejne fillimin e fondit te dokumenteve dhe, njekohesisht, komunikimin e pare te Pashait te Janines me ushtaraket e Britanise’ se Madhe.

Ne radhet e fleteve te shkruara te listes dhe kerkesave per municion gjenden gjithashtu edhe disa shenime te cilat, nga sa arrijme te lexojme (pasi shenimet jane mbajtur me shkrim te imet dhe jane hedhur me shpejtesi te madhe, shpesh me shkurtime dhe mandej prishur – IK) kane karakter informativ. Ato flasin per situaten ne krahinen e Ccamerise dhe te territoreve te saj bregdetare. Nder te tjera hartuesi i ketyre informacioneve ka mbledhur te dhena per konfliktet e Ali Pashes me banoret shqiptare dhe agallaret e Margaritit dhe Paramithise, te cilet sipas shkruesit perbejne nje force prej 7 000 burrash.

S’ka dyshim se keto te dhena te para, te grumbulluara nga anglezet, kane qene me interes per ta pasi, Turqia si nje aleate e Frances do te kundershtonte ccdo prani angleze ne ato ane, ndersa paraqitja e agallareve te Ccamerise me nje force prej 7 000 burrash si kundershtare e Ali Pashes, i ka joshur qellimet e anglezeve. Tek ata britaniket kane pare nje grupim i cili, duke qene kunder administratorit osman te territoreve, Ali Pashes, do te ishin edhe kunder francezeve.

Nese, kerkesat insistuese te Ali Pashes per armatim, te parashtruara tri here, me datat 27 janar, 24 mars dhe me 3 maj te vitit 1804 kane karakter thjesht komercial apo bashke me to mbartnin edhe nje lloj mesazhi qe kishte te bente edhe me nevojen per te krijuar mundesi kontakti me perfaqesues te Britanise se Madhe, ne nuk mund ta themi me siguri. Por, nuk perjashtohet mundesia, qe ky dokument te kete percjelle kete mesazh.

Dokumenti duket se eshte nje pasqyre permbledhese, inventari tere kerkesave te parashtruara nga Ali Pasha, pales britanike per armatim, qe nga fillimi i kontakteve te para te tij.

Ky dokument fillon kronologjikisht me kerkesen e pare te Ali Pashes qe mban daten 27 janar 1804 dhe vazhdon me evidencat e porosive te tjera qe jane municione, predha artilerie te kalibrave te ndryshem, armatim te rende, bombarda, topa etj. Dokumenti eshte shume i demtuar dhe ka paragrafe te tere te palexueshem. Megjithate, ne po transkriptojme pjeserisht, aq sa mundem te lexojme nga dokumenti.

 

 

DOKUMENT

Nr. 85491. HERTFORD. C. C RECORD, pa date…

 

“Ali Pasha me 27 Janar 1804, kerkoi nje Catte 12 ….me… ne emer te personit tek i cili do te behet pagesa.

24 mars, nje Dublikate se bashku me nje kerkese per “due intendenti” d’ artiglieria ma tra le due ….l’uno Cannoniere (‘altro Bombardiere ed il li dato senlla pensione che venanno

Korfuz Maj 3. M. F…….L. W. M. Dy Passen cent. m… e dimension….ok? Ali Pasha

 

Municionet jane si me poshte:

Gjyle tw diametrit ab—-500

ac—–500

no—–500

np—-500

nq—–500

nz—–500-3000

Predha te diametrit ab——625-5 000

de——-625

df——-625

dg——-625

dh ——-625

di——-625

dl——-625

dm——-625

 

Diametri i gjyleve g  32   42

e x g    h  i  r  m

Diametri i predhave dhe gjyleve 5 1/2 Inch.

24

b—c.

 

Diametri i predhave

——–ne bordin e luftanijes Viktory , qe….

Korfuz, gushtj 3 ori e Ali Pashes,…. me Bejleret e Margarita, himarjotet. .Isuf Aga i ofruan atij per t’i dhene fund Suljoteve por ai do te terheqe trupat e tij nga territori i tyre, pas 84.

dhe kur ai u be Pasha i Delvines, ai ishte …. per te paguar taksa per te gjitha pjeset e Paramithise, Margarit….qe shtrihet nga Butrinti gjer ne gj. e Artes tek Personi ne Kostandinopoje,

tek i cili….. …..agallaret refuzuan te ngrihen kunder dhe te paguajne renten tek Ali Pasha dhe thane se kete ata duan ta bejne tek cilido Pasha tjeter te caktuar nga Porta. Agallaret e

bashkuar mund te behen 7 000 burra….. nje aksion u realizua Ali Pasha kishte …. per agallaret 30 burra ata i derguan ne Korfuz tek… per ndihme tek Moceniko (Konsulli rus ne

Korfus-IK) dergoi Major Kristaqin…..Turku i ngarkuar Sheremat Begu i prezantuar me F….I. M. mori prej Leitn.

General D…..qe ka marre Komanden ne Korfuz

Nga Korfuzi ne Malte nga…. Kapiteni Perker

Z. sarg…ai ka nje let. Nga Zenel Beu….qe M….. eshte….takim me francezet.

(Vazhdimi i kesaj letre eshte me shkrim shume te imet, i prishur vende – vende sa eshte pothuaj i pamundur transkrimtimi i saj. -IK).

Dokumenti nr. 6:

Dokumenti i meposhtem, qe mban daten 28 gusht 1804, eshte i hartuar nga kabineti i Qeverise Britanike (Downing Street) dhe miratuar nga vete Kryeministri Britanik, sikunder del nga ky dhe nga dokumente te tjera te mevona. Padyshim, ky eshte nje nga dokumentet me te rendesishme, ne mos me i rendesishmi ne radhen e tere materialeve qe perfshihen ne kete grup dokumentesh qe trajtojne marredheniet e Britanise se Madhe me Ali Pashen, Pashallekun e Janines, popullsine shqiptare dhe ate greke ne ato ane, synimet dhe interesat politike dhe ushtarake te Britanise ne Ballkan etj.

Dokumenti ne thelbin e tij i jep pergjigje pyetjes dhe dilemes kryesore te parashtruar qe ne fillimin e trajtimit te ketij subjekti:

Perse erdhen ne territoret shqiptare, ne Pashallekun e Janines dhe me gjere, neper Ballkan, ushtaraket britanike? Cili ishte misioni i tyre i vertete? A e publikuan ata ndonjehere kete mision, qellim dhe detyra te ngarkuara?

Per vete faktin se permbajtja e materialit eshte sekrete dhe e hartuar nga vete kreu i qeverise britanike, ku zbulohen synimet dhe interesat e verteta sekrete politike dhe ushtarake te Britanise se Madhe, ky dokument merr vleren e nje akti te rendesishem, siq; mund te ishte nje vendim politik, mbi bazen e te cilit me pas, per realizimin e tij, jane vene ne levizje tere mekanizmat, institucionet dhe njerezit konkrete, diplomate, ushtarake, korriere, agjente etj. Hartimi i ketij dokumenti dhe vendimi te marre u bene ne kohen kur qeveria britanike kishte ndjekur dhe shqyrtuar me kujdes zhvillimet e vrullshme politike dhe ato ushtarake nw Evropw, kur ajo kishte parw prirjet, tendencat dhe synimet e mwtejme ekspansioniste tw Napoleon Bonapartit, pasi kishte grumbulluar prej strukturave te specializuara te saj, sherbimeve sekrete te informacionit, te ushtrise dhe analisteve, raportet dhe prognozat mbi frontet e reja te luftimeve dhe enderrat e gjithe Fuqive te Medha per pushtimin e Ballkanit. Pa dyshim kjo vemendje e veccante e Fuqive te Medha tregon gjithashtu rendesine qe merrnin keto territore ne veprimet politike e diplomatike te Britanise se Madhe.

Dokumenti, per vete rendesine qe kishte, edhe ne forme u hartua ne nje menyre krejt te veccante. Te gjitha detyrat qe iu ngarkuan per te kryer agjenteve ushtarake, apo zbuluesve profesioniste, si Uilliam Martin Lik, jane renditur njera pas tjetres kronologjikisht qarte dhe me pika ndarese, inventarizuese “se pari”, “se dyti”,… e keshtu me radhe. Kjo menyre renditjeje edhe ne pikepamje ndertimore, ndihmonte njeriun e ngarkuar me mision qe t’i kishte “te shkoqitura” detyrat te cilat do te duhej te kryente.

Qe ne fillim te dokumentit, politikberesit britanike, Kryeministri dhe kabineti i tij, shprehnin qartas se kush ishte shkaku dhe arsyet e marrjes se ketij vendimi te rendesishem politik. Sikunder nenvizohet ne paragrafin e pare, Qeveria Britanike

 

“I ka konsideruar si nje objekt te nje rendesie te veccante mbrojtjen e kufirit grek te Turqise europiane nga nje sulm kercenues i Frances”.

 

Pikerisht, per kete arsye, per faktin se ajo priste qe ushtrite franceze te ndermarrin nje ofensive pushtuese te ketyre territoreve, Kryeministri britanik kishte vendosur t’i paraprinte ato, duke perzgjedhur nje ushtarak te afte

 

“per realizimin e ketij misioni”.

 

Dhe ccuditerisht ky ushtarak qe do te mbante mbi shpatullate tij pergjegjesine e madhe te realizimit te detyrave te rendesishme do te ishte nje djalosh i ri, rreth te njezetepesave, me graden e Kapitenit te Artilerise Mbreterore, i thirrur Uilliam Martin Lik.

Per ta lehtesuar ate ne kryerjen e ketij misioni dhe per te detajuar ne menyre konkrete detyrat qe ai duhej te kryente, kabineti dhe Kryeministri ne kete dokument rreshtuan nje per nje, te gjitha hapat qe duhet te ndermerrte ky agjent ushtarak ne terrenin konkret.

Duke qene se specialistet e luftes kishin parashikuar dhe gjykuar se terreni me i mundshem per zbarkim dhe invazionin e territoreve shqiptare dhe atyre greke, nga ushtrite e Bonopartit, mund te ishin brigjet joniane, nga territoret e Karaburunit dhe gjer ne jug te Morese (Peloponezit), detyra e pare qe iu ngarkua te kryente Kapiteni i ri do te ishte “te percaktonte pikat bregdetare me te aferta dhe me te favorshme me brigjet italiane, prej nga mund te vinte dhe zbarkonte nje ushtri pushtuese, armike…”. Pare nen kete kendveshtrim, kapiteni duhej te vezhgonte me kujdes keto terrene dhe t’u sugjeronte guvernatoreve vendas nevojen per kryerjen e punimeve xhenjere, fortifikuese dhe mbrojtese.

Per t’i ardhur ne ndihme ushtrise britanike dhe strategeve te saj, Likut iu ngarkua gjithashtu detyra, qe keto terrene me interes strategjik jo vetem t’i pershkruante hollesisht ne informacionet e tij, por edhe t’i skiconte duke shfrytezuar specialistet e ushtrise britanike apo duke mobilizuar vendas. Eshte interesante porosia qe iu dha ne kete rast atij, per kujdesin qe duhej te kishte ne keto veprime, me qellim qe aktet e tij te mos ngjallnin dyshime tek autoritetet vendase, pasi sikunder dihet keto pune ne thelbin e tyre qene mbledhje informacioni me karakter ushtarak, apo e shprehur ne gjuhen e jurisprudences, perbenin figuren e krimit te spiunazhit, krim qe edhe ato kohe parashikohej nga ligjet vendase dhe denohej.

Nga hulumtimet tona te gjertanishme rezulton se Zhon Morieri, ushtaraku qe ndermori udhetimet e para ne keto ane se bashku me Likun, kane realizuar nje numer te madh skicash dhe vizatimesh qe u referoheshin terreneve te ndryshme te Shqiperise dhe Greqise, peizazheve dhe gjer portreteve te njerezve te njohur e te panjohur te ketyre vendeve. Fatkeqesisht, asnje nga keto punime te ketyre ushtarakeve te talentuar nuk eshte gjetur gjer me sot.

Ne piken pese te ketij dokumenti, Liku porositej qe mbasi te kishte kryer te gjitha detyrat e ngarkuara per nje rilevim te hollesishem te te gjithe vijes bregdetare joniane, te vazhdonte punen me vezhgimin e territoreve ne thellesi te vendit. Eshte interesante se me sa seriozitet e vleresonin politikberesit britanike kete pune te veshtire dhe delikate te agjenteve te tyre ushtarake. Nje produkt i tille, per ata, “khehej ne pasuri te perhershme”, qe do te ishte “i domosdoshem per suksesin e veprimeve ushtarake britanike”. Ne kete pike percaktohej gjithashtu per Likun detyrat per vezhgimin e dy arterieve kryesore qe pershkonin territoret e Shqiperise dhe te Morese, njera ishte rruga per ne thellesi te ketyre territoreve dhe tjetra per ne drejtim te Kostandinopojes.

Padyshim, nje nga pikat me te rendesishme te ketij dokumenti eshte paragrafi qe ben fjale per takimin e Likut me Ali Pashen.

Qendrimi i Qeverise britanike dhe kryeministrit te saj, eshte i hapur, deklarativ dhe i drejtperdrejte. Ata porosisnin me kete rast Kapitenin t’i beje te njohur Pashait te Janines, rrezikun dhe kercenimin qe i vjen nga nje invazion i mundshem prej Frances.

Ne keto rrethana Liku, sipas porosise se eproreve te tij i sugjeroi Ali Pashes hartimin e nje plani te pergjithshem mbrojtes te territoreve, masa ushtarake per rishperndarjen ne menyre me racionale te ushtrise vendase, si dhe premtimin e ndihmes ushtarake per permiresimin e artilerise etj.

Ne fund letra mbyllet me porosite se kujt duhej t’i adresoheshin informacionet qe do te hartoheshin nga Kapitenit Lik. Ne radhene institucioneve qe duhet te merrnin keto raporte sekrete renditeshin Ambasadori Britanik ne Stamboll, Admirali i Flotes Britanike, Lordi Nelson dhe zyra e Qeverise Britanike ne Londer, pa menjanuar Xhon Morierin dhe Xhorxhio Forestin, diplomatet e ngarkuar per territoret e Greqise dhe Shqiperise.

(Dokumentin e plotë, ku vjen një përshkrim i detajuar, do ta botojmë nesër)

Comments are closed.