Temperaturat e larta Alarm, 220 fëmijë të prekur nga virozat e stinës në 24 orë

0
142

temperaturat-larta1Me dhimbje barku, të vjella dhe temperaturë të lartë. Këto janë shenjat e virozës që po e shndërrojnë edhe gushtin në një muaj me shifra alarmante në përhapjen e virozave të stinës, sidomos tek fëmijët. Temperaturat e larta janë shkaku. Ndërsa nga Qendra Spitalore “Nënë Tereza” vijnë shifra alarmante të numrit në rritje të fëmijëve të prekur nga virozat.

Si gjatë muajit korrik, dhe në ditët e para të gushtit, ku temperaturat mbajnë shifrat më të larta të të nxehtit, fluksi më i madh i të prekurve nga viroza e stinës shënohet në repartin e pediatrisë pranë QSU-të. Simptomat tashmë dihen, ku dhimbjet e barkut, të vjellat shkaktojnë ndërprerje të oreksit tek fëmijët si dhe mosrezistencës ndaj temperaturave të larta. Mjekët këshillojnë përdorimin e sa më shumë lëngjeve dhe konultimin në çdo rast me mjekët e familjes. Marrja e ilaçeve pa rekomandimin përkatës mund të rezultojë me pasoja për shëndetin e fëmijëve.

Dihet që vera është stina kur virozat shfaqen më së shumti, duke prekur kryesisht fëmijë të moshave nga 2 deri në 7 vjeç, pa përjashtuar edhe moshat më të rritura.

Vazhdojnë ditët e nxehta që prej muajit korrik, ku mjekët patën raportuar sërish shtimin e numrit të personave të prekur nga virozat, e sërish bëhej fjalë për fëmijët. Gjatë muajit korrik raportimi në 24 orë lidhej me urgjencën e pediatrisë ku numri i lartë i fëmijëve e kalonte shifrën 200, prej moshave 0- deri në 14 vjeç.

Por krahas virozave, mjeket thone se ka nje rritje te numrit te fëmijëve të prekur nga lia e dhenve, apo varicela siç njihet në gjuhën mjekësore. Moti ka favorizuar infektimin në këtë sëmundje duke rritur kështu numrin e shtrimeve.

Varicela njihet si sëmundja më infektive, e cila përhapet lehtë.  Ndryshimet e motit kane shkaktuar probleme shendetesore edhe tek te rriturit. Në 24 orët e fundit në urgjencën e kardiologjisë janë praqitur mbi 110 pacientë.

Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë shtuar problemet shendetesore tek qytetaret, shtuar edhe femijët. Për gjatë 24 orëve të fundit në shërbimet e urgjencës së qendrës spitalore universitare Nënë Tereza janë drejtuar mbi 500 pacientë, të cilët kanën kërkuar ndihmë të specializuar mjekësore. PO ashtu edhe helmimet nga ushqimet kanë çuar në spitalin infektiv rreth 50 pacientë.

 

 

Shifra alarmante të dhunës në familje, çdo ditë në Shqipëri dhunohen 7 gra

Rritja e numrit të denoncimeve për dhunën në familje, për policin e shtetit, nuk vjen për shkak të agresivitetit të burrave ndaj grave, por kjo dhunë, sipas tyre përkthehet si ndërgjegjësim të femrave për të kërkuar të drejtat e tyre. Sipas policisë, dhuna në familjet shqiptare ka ekzistuar prej vitesh, për shkak të mentalitetit të shoqërisë, pasi burri e cilëson gruan si pronë të saj. Pavarësisht këtij ndërgjegjësimi, sipas studimeve të policisë, shkaqet që përfundojnë në ushtrim dhune janë të shumta si alkooli dhe xhelozia- thotë shefja e sektorit kundër dhunës në familje Alma Xhurxhi. Ajo shpjegon se numri i denoncimeve për dhunën në familje, thuajse çdo vit rezulton më i lartë gjatë pushimeve verore dhe në prag të ndërrimit të motmoteve. Ku më problematic, janë qarku i Tiranës, Elbasanit, Fierit, Korçës dhe Beratit, ku shifrat dhunës në familje janë alarmante, ndërsa në lidhje me vrasjet brenda familjes, policia shpjegon se përveç masave ligjore duhet të merren edhe masa edukuese për qytetarët.

Sipas policisë, në gjithë Shqipërin, rezulton se vetëm gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti janë denoncuar 1203 raste në polici, thënë ndryshe çdo ditë në Shqipëri dhunohen nga 7 gra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency