Paguaj me celular

0
145

mobile-paymentsDisa operatorë te telefonisë celulare, disa platforma interneti dhe kompani të ndryshme kartash krediti po ofrojnë zgjidhje për të paguar me celular.

Paratë i ke në bankë ose në shtëpi dhe kur dëshiron të blesh gjë, thjesht nxjerr celularin. Edhe pse teknikisht kjo tashmë është e mundur, tregu është ende në një fazë fillestare, ku në garë janë një shumëllojshmëri modelesh dhe ofruesish të ndryshëm – dhe ende është e paqartë se cili do të mbizotërojë. Kështu operatorët e telefonisë celulare si O2 dhe Telekomi gjerman, ose kompanitë Samsung, Apple, apo platformat e internetit si Paypal dhe Google si dhe kompani të ndryshme kartash krediti ofrojnë zgjidhje të ndryshme për të paguar me celular.

 

Pagesë me rrugë digjitale përmes celularit

“Për momentin ka projekte të ndryshme dhe zgjidhje të ndryshme që përpiqen t’i nxisin pagesat me celular. Nga fillimi i vitit këtu në Berlin do të ketë gjithashtu një projekt pilot me kompanitë e mëdha të telekomunikacionit dhe disa tregtarë për ta çuar përpara sistemin NFC”, – thotë Steffen von Blumrëder, ekspert për pagesat me celular pranë Bitkom. NFC do të thotë Near Field Communication dhe mundëson pagesën me rrugë digjitale përmes celularit.

Rrjeti i dyqaneve ushqimore Edeka dhe Netto ka kohë që është përfshirë në sistemin NFC. Klientët e regjistruar në filialet e këtij rrjeti mund të paguajnë me smartphone. Por deri tani klientët duhet të regjistrohen në çdo dyqan më vete nëse duan të paguajnë me celular.

“Ne besojmë se do të mbizotërojë ajo teknologji që është më e lehtë. Kjo do të thotë që në fund klienti nuk do të ketë nevojë për pajisje të ndryshme, apo apps të ndryshme për të paguar, por vetëm për një”, – thotë Jan Deepen, drejtor ekzekutiv i firmës SumUp me qendër në Berlin.

 

Module plugin për smartphone

Prej një viti e gjysmë SumUp po përpiqet të stabilizohet në treg dhe u ofron dyqaneve të vogla dhe të mesme module plugin për smartphone dhe tablets, me të cilat tregtarët mund të ofrojnë pagesa me kartën e celularit. Për shumicën e tregtarëve të vegjël është shumë e shtrenjtë të ofrojnë si shërbim pagesën konvencionale me karta debiti ose krediti. Me sistemin e SumUp tregtari duhet vetëm të shkarkojë një app në telefonin ode tabletën e tij, të regjistrohet dhe pastaj i dërgohet një lexues kartash celulari. Me këtë ai lidh telefonin ose tabletën e tij dhe pastaj klientët mund të paguajnë me kartë krediti.

SumUp do t’u mundësojë konsumatorëve të paguajnë edhe direkt me telefonin celular – nëpërmjet një app-i e madje jo vetëm në Gjermani por edhe në vende të tjera. SumUp është tani aktiv në 11 vende.

Bashkëpunim dhe konkurrencë

Për ta zgjeruar me shpejtësi këtë bazë është SumUp bashkëpunon për shembull me kompaninë amerikane të kartave të kreditit American Express dhe faqen e internetit Groupon. Pasi firma SumUp hyri në pranverë në treg në Rusi, pret që këtë vit të hyjë në Amerikën e Jugut. Por edhe konkurrenca nuk fle. Vitin e kaluar sisteme të ngjashme për leximin e kartave ofruan edhe firmat amerikane Square apo Payleven apo iZettle nga Skandinavia.

Steffen von Blumrëder, ekspert për pagesat me celular pranë Bitkom, mendon se këto janë shumë dhe se në treg do të mbetet vetëm njëra prej këtyre firmave.

Jan Deepen, drejtor ekzekutiv i firmës SumUp me qendër në Berlin mendon se “Konkurenti kryesor për firmën tonë janë paratë, sepse në Gjermani p.sh. rreth gjysma e klientëve paguajnë në dyqane me para në dorë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency