S’transferohet shoferi i tragjedisë ministria ngatëron letërkëmbimin

0
171

Elton Qyno

Thomas Tsogkas,I dënuari me 8 vite burg për aksidentin e Fratarit prej dy vitesh në Shqipëri

Gjykata e Fierit, vendosi tranferimin në Greqi. Ministritë, ngatërojnë dokumetat në gjykatë

 

pamje-nga-autobusi-i-rrezuar-i-linjes-tirane-athineKur ka kaluar, një vit nga marrja e vendimit të trasferimit nga Shqipëria në Greqi të shoferit grek të autobuzit të aksidentuar në fshatin Fratar të Fierit, një transferim i tillë ende dhe sot nuk është bërë. Thomas Tsogkas, vazhdon të qëndrojë në burgun e Vaqarit pasi është dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Fierit, për akuzën e Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen e 9 personave dhe plagosjen e 38 të tjerëve. Tsogkas, vitin e kaluar ka fituar të drejtën për tu transferuar në Greqi, me qëllim vujatjen e dënimit të mbetur në burgjet e këtij shteti, por që në fakt një gjë e tillë nuk ka ndodhur, dhe se çështja është ndërlikuar akoma dhe më tej, kur një material i ministrisë Greke, në vend që të ishte adresuar në Ministrinë e Drejtësisë Shqiptare, ka përfunduar në Gjykatën e Tiranës. Nuk dihet se kush është fajtori i këtij letër këmbimi të gabuar, por në 29 korrik, Gjykata e Tiranës ka shqyrtuar këtë kërkesë me objekt për transferimin e Thomas Tsogkas nga burgu i Vaqarit në burgjet greke. Mirëpo gjatë shqyrtimit të kërkesës është mësuar se një herë kjo çështje është shqyrtuar dhe si rezultat i kësaj gjyqtari Petrit Çomo, ka vendosur të pushojë kërkesë padinë. Pritet që tashmë ministria e Drejtësisë, të rishqyrtojë edhe një herë tjetër dokumentacionin me qëllim transferimin e Thomas Tsogkas, shoferit grek të autobuzit që u rrëzua në humnere në fshatin Fratar të Fierit.

Ngatëresa 

Në sallën e gjyqit ka qënë i pranishëm i dënuari me 8 vite burg Thomas Tsogkas, i cili ka shfaqur habi për këtë kërkesë të njëjtë, të cilën ai e kishte konsumuar gati një vit më parë. Tsogkas, i ka kërkuar gjykatës që të pushojë kërkesën pasi ajo nuk ishte bërë prej tij, por me sa duket ka pasur ndonjë ngatëresë. “Avokatja dhe i denuari kërkuan pushimin e gjykimit me të njëjtin arsyetim. I dënuari deklaroi se dokumentet kishin ardhur gabimisht në gjykatë, pasi duhet të shkonin në Ministrinë e Drejtësisë. Gjithashtu i dënuari deklaroi se vazhdonte të kishte të njëjtin qëndrim, pra jepte pëlqimin për tu transferuar nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Greqisë, për ekzekutimin në shtetin grek të pjesës së mbetur të dënimit penal, dhënë me vendimin nr.283, të 21 korrikut 2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier”-thuhet në vendimin e gjykatës së Tiranës. Nisur nga këto argumenta, gjykata e Tiranës vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë dhe të shtetasit grek, për të pushuar çështjen.

Aksidenti Fratar

Ngjarja e rëndë për të cilën akuzohet shtetasi grek ka ndodhur më 8 nëntor 2010, kur autobusi ra në njërën nga kthesat e fshatit Fratar në Mallakastër. Devijimi i autobusit ndodhi në orën 19:45 të datës 8 nëntor dhe mjeti përfundoi 100 metra poshtë në humnerë. Policia deklaroi në atë kohë se drejtuesi i mjetit ka qenë pa ndihmësin e vet, i cili në raste të udhëtimeve të gjata zëvendëson herë pas here shoferin e mjetit. Policia hodhi poshtë faktin se shoferi nga Janina mund të kishte konsumuar alkool, ndërkohë që edhe ekspertët në vendngjarje, të cilët kanë kryer verifikimet, i qëndruan pistës së pakujdesisë për një moment të grekut. Nga kontrolli teknik i kryer në autobus pas aksidentit u pa se sistemi i drejtimit ishte në gjendje të rregullt. Policia deklaroi në ato ditë, se shpejtësia e lëvizjes së automjetit në momentin e ndodhjes së aksidentit ka qenë rreth 60 km/orë dhe sistemi i frenimit i rregullt. Më datë 21 korrik 2011, Gjykata e Fierit vendosi ta shpallte fajtor shoferin grek dhe ku, nga 18 vjet burg që kërkoi Prokuroria, vendosi ta dënojë Thomas Tsogkas me 12 vjet burg. Por, nga përfitimi i gjykimit të shkurtuar, shoferi i autobusit që u aksidentua në Fratar të Mallakastrës u dënua përfundimisht me 8 vite heqje lirie. Sipas vendimit të Gjykatës, argumentohet se humbja e jetëve kishte ndodhur jo për arsye teknike, por për një gabim shkaktuar nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit. Pas dënimit, Thomas Tsogkas, ka kërkuar transferimin e tij në burgjet greke, pasi në Shqipëri ndihet i vetmuar dhe se shumë pak herë kryhen vizita me familjarët e tij, të cilët ndodhen të gjithë në Janinë të Greqisë. Prej rreth dy vitesh ai është duke vuajtuar dënimin në burgun e Vaqarit, që ndodhet afër Tiranës.

 

Fatjon Korra, mendohet se ka konsumuar drogë

Vdes nga mbi doza e drogës grabitësi i shtëpive, 18-vjeçari u gjet në Allias

Një i ri ka gjetur vdekjen në Tiranë si pasojë e konsumimit të drogës tej normave të caktuara, duke kaluar mbi dozë. Viktima është gjetur i pajetë në hyrje të një pallati, që ndodhet në zonën e Alliasit, në kryeqytet. Banorët e zones, pasi e kanë parë të riun të shtrirë për tokë, i janë afruar për ndihmë, por ka qenë e kotë sepse ai kishte gjetur vdekjen prej disa orësh. Në një situatë të tillë, banorët njoftuan policinë, ku kjo e fundit pas marrjes së informacionit shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes. Viktima është identifikuar si Fatjon Korra dhe njihej prej policisë si përdorues i rregullt i drogës dhe vjedhës banesash. Madje për këtë të fundit është dënuar me katër muaj burg nga gjykata e Tiranës. Nga të dhënat e grupit hetimor bëhet me dije se 18-vjeçari mund ta ketë gjetur vdekjen mbrëmjen e së shtunës ose mëngjesin e së dielës. Paraprakisht policia ka dalë në konkluzionin se Fatjon Korra, mund ta ketë gjetur vdekjen si pasojë e konsumimit të mbi dozës së drogës, të cilën e ka marrë me anë të injektimit në damar. Në krahët e viktimës janë gjetur shenja të zeza, të krijuara prej shiringave. Këto të dhëna sipas policisë përforcojnë pistën e vdekjes, për shkak të përdorimit të drogës. Gjithsesi për të nxjerrë një përfundim zyrtar, trupi i të riut u transportua në morgun e Tiranës. Ekspertët mjeko-ligjorë pas këqyrjes së kufomës, do të mund të japin përgjigjet e sakta, në lidhje me vdekjen e Korës. Ndërkaq policia pritet që të marrë në pyetje familjarët dhe shokët e 18-vjeçarit, të cilët do të hedhin dritë mbi ngjarjen. Korra ka qënë disa herë i dënuar nga gjykata e Tiranës por për shkak të moshës së mitur ai ka përfituar nga lirimi me kusht.

 

Ngjarja e rëndë në qytetin e Burrelit

Shpërthim i fuqishëm tritoli në lokalin pranë bashkisë

Një shpërthim tritoli në qendër të qytetit të Burrelit, ka alarmuar banorët e këtij qyteti. Ngjarja është shënuar rreth orës 03:00 të mëngjesit të djeshëm në një lokal fare pranë godinës së bashkisë së Burrelit. Mësohet se shpërthimi i tritolit ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga kjo ngjarje. Policia e Burrelit ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vendosjes së lëndës eksplozive në lokalin e shtetasit Nazmi Stafasani, ndërsa pritet  që atje të mbërrijnë edhe ekspertë nga Tirana për të kqyrur vendin e ngjarjes e për vijuar hetimet mbi autorët dhe motivet e këtij krimi. Gjatë ditës së djeshme në pyetje është marrë pronari i lokalit, i cili ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri në qytet. Ndërkohë që nga ana tjetër policia dyshon se shkak i vendosjes së tritolit në derën e biznesit të Nazmi Stefasanit, mund të jetë bërë konkurenca. Lidhur me këtë ngjarje, në pyetje janë marë dhe disa persona si dhe rroja i bashkisë Burrel, por që në fakt askush nuk ka parë persona dhe diçka të dyshimtë gjatë natës, ku dhe është dëgjuar shpërthimi i fuqishëm.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency