Happier, rrjet social vetëm për njerëzit e lumtur

0
135

happier_badgeFacebook dhe Tëitter janë rrjetet më të famshme sociale në të cilat njerëzit postojnë çdo gjë që pëlqejnë ose urrejnë, pa ndonjë filtrim të caktuar të përmbajtjes së shpërndarë përmes fotografive, tekstit dhe videove. Por, çfarë nëse jeni duke kërkuar një vend të vetëm për ndarë dhe festuar momentet e vogla të lumturisë në jetë? Happier është një biznes i ri me bazë në Boston, i cili ka krijuar një rrjet të ngrohtë social që synon pikërisht këtë. Happier është menduar të jetë një rrjet i veçant social për postimin e fotografive dhe statuseve për gjërat që i bëjnë njerëzit të jenë të lumtur. Themeluesit e rrjetit social për përdoruesit e lumtur në internet, Happier, kanë thënë se asnjë moment lumturie nuk është i parëndësishëm, ndërsa faqja nuk lejon shpërndarjen e statuseve që krijojnë negativitet. 

 

Telefonat një rrezik, Samsung Galaxy S4 I djeg shtëpin

Kohëve të fundit ka pasur mjaft rrëfime lidhur me telefonat e mençur të cilët i ka kapluar zjarri. Dhe tani duket se këtyre telefonave të cilët kanë marrë “flakë” i është bashkëngjitur edhe modeli më i ri i telefonit të Samsung, përkatësisht modeli Galaxy S4. Në këtë rast, fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në njerëz, por një apartament është djegur në tërësi.  Një qytetar nga Hong Kongu ishte duke luajtur një lojë në telefonin e tij Galaxy S4, kur i njëjti papritmas shpërtheu në flakë. Kështu atë e zuri paniku dhe e hodhi telefonin nëpër dhomë sa ai ishte i ulur në divan, i cili natyrisht se ishte i kapur nga zjarri dhe bëri që i tërë apartamenti i tij të kapet në zjarr. Samsung është duke e hulumtuar këtë rast, dhe ata do t’i bëjnë disa analize kimike në rrënojat e banesës për të parë nëse telefoni i personit ishte origjinal.

Fut në frigorifer fëmijën

Një 25 vjeçar nga shteti amerikan Ëashington akuzohet se e kishte lënë në frigorifer një orë vajzën e vet gjashtëjavëshe që të pushonte së qajturi. Për të është caktuar kaucioni një milion dollarë. Mjekët besojnë se foshjna do të shpëtojë edhe pse ka qenë në temperaturë -12 gradë celsius, por thonë se është ende herët të dihet cilat janë komplikimet e mundshme, ka thënë prokurori Mark Lindqëist. Temperatura e foshnjës ka rënë në 29 gradë celsius dhe ajo e ka pasur një dorë e një këmbë të thyer dhe kokën e lënduar, kanë kosntatuar mjekët. Taylor James Dutsch është dekalruar të mos jetë fajtor për akuzat sulm ndaj foshnjës, keqtrajtim kriminal, pengim për paraqitje të dhunës familjare. Atë po mbron vaokati siaps detyrës zyrtare. Dutsch u ka thënë policëve se foshnjën e ka futur në frigorifer “pasi ka qenë e lodhur duke qajtur”. Ai ka shtuar se kishte rënë të flinte dhe se ishte zgjuar kur nëna 22 vjeçare e foshnjës ishte kthyer në shtëpizën e rimorkios. Foshnja kishte qenë e veshur kur kishte shkuar nëna e ishte vetëm në pelena kur u nxor nga frigoriferi. Babai akzohet edhe se i kishet rrëmbyer nënës telefonin deri sa ajo po thërrsite për ndihmë.

 

Pas 100 vjetësh 1.700 qytete amerikane do të përmbyten

Pas 100 vjetësh rreth 1.700 qytete amerikane, duke përfshirë këtu New Yorkun, Bostonin dhe Miamin, mund të ndodhen nën ujë, thuhet në një raport të studiuesit të Organizatës së pavarur “Climate Central” Benjamin Strauss. Sipas parashikimit të tij, në fund të këtij shekulli niveli maksimal i lejueshëm i ujit në dete dhe oqeane do të rritet më shumë se që duhet. Që në dhjetëvjeçarin e ardhshëm rreth 80 qytete të SHBA rrezikojnë të përmbyten, ndërkohë që “pengje” të fatkeqësisë natyrore mund të bëhen 835 mijë persona. Shkencëtarët e lidhin kërcënimin e përmbytjeve në shkallë të gjerë, në radhë të parë, me emetimet e gazeve serë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency