Standard.al

Kriza ekonomike, afër fundit?

 Ekonomi botërore/ Ka shenja që tregojnë se ekonomia e Evropës mund të jetë në fund

Ekspertët thonë se është tepër herët të fillojnë festimet. Prodhimi industrial në Evropë ka filluar të rimëkëmbet. Kjo do të thotë më shumë vende pune dhe më shumë të ardhura që punëtorët dhe familjet e tyre mund të shpenzojnë. Në aspektin afatgjatë, kjo do të thotë më shumë zhvillim ekonomik. Statistikat më të fundit i bëjnë ekspertët, si Jonathan Buck, redaktor për Evropën në revistën financiare “Barron’s”, të besojnë se ekonomia evropiane po rimëkëmbet.

 

 

ExifJPEG

Ka shenja që tregojnë se ekonomia e Evropës mund të jetë më në fund duke u rimëkëmbur nga vite të tëra recesioni dhe zhvillimi të ngadalshëm, që ka lënë miliona njerëz pa punë dhe ka dëmtuar edhe ekonominë globale, por ekspertët thonë se është tepër herët të fillojnë festimet.

Prodhimi industrial në Evropë ka filluar të rimëkëmbet. Kjo do të thotë më shumë vende pune dhe më shumë të ardhura që punëtorët dhe familjet e tyre mund të shpenzojnë. Në aspektin afatgjatë, kjo do të thotë më shumë zhvillim ekonomik.

Statistikat më të fundit i bëjnë ekspertët, si Jonathan Buck, redaktor për Evropën në revistën financiare “Barron’s”, të besojnë se ekonomia evropiane po rimëkëmbet.

“Gjatë dy viteve të fundit kemi parë shenja të këtij kthimi. Mendoj se nga fundi i vitit, do të shikojmë daljen e Evropës nga recesioni”.

Ky do të ishte lajm i mirë për punëtorët protestues të Evropës, si këta në Rumani, të cilët marshojnë kundër planeve për uljen e rrogave dhe pushimet nga puna.

“Ne erdhëm këtu mbi të gjitha për të mbrojtur vendet tona të punës si dhe për të kërkuar paga më të mira dhe kushte më të mira pune”.

Por në firmën këshilluese të Londrës, “Capital Economics”, ekonomistja me përvojë e çështjeve evropiane, Jennifer McKeown, thotë se një rimëkëmbje reale nuk ka të ngjarë të ndodhë shumë shpejt.

“Edhe anketat më optimiste vënë në dukje nivele tepër modeste të zgjerimit ekonomik dhe pas një recesioni kaq të gjatë dhe të thellë, nuk mund të flasim ende për rimëkëmbje ekonomike”.

Para një viti, disa ekspertë paralajmëruan se Eurozona mund të shpërbëhej, por tani Letonia po bëhet gati të bashkohet me eurozonën, madje zyrtarët treguan me mburrje dizenjon e monedhës së tyre të re.

Megjithatë ekonomistja McKeown thotë se kërcënimi ndaj euros vazhdon, ndërsa merr fund durimi i votuesve për masat e ashpra ekonomike dhe paketat e ndihmave.

“Mendoj se të gjithë këta faktorë nënvizojnë rrezikun e daljes nga Eurozona ose të paktën shumë më tepër tensione në këtë zonë në tremujorët e ardhshëm”. Jonathan Buck nuk është dakord.

“Paketat e ndihmave kanë ndihmuar shumë vende të stabilizojnë borxhet e tyre si dhe problemet buxhetore, ndërkohë që mundësia e shpërbërjes së Eurozonës duket se është eliminuar”.

Ndërsa kjo nuk është një pikëpamje universale, vlen të thuhet se ekspertët e mbështesin atë në një formë apo një tjetër, por edhe pikëpamja relativisht optimiste e ekspertit Buck ka kufijtë e saj.

“Ne ende mund të përjetojmë disa tronditje që do të provonin vazhdimësinë e zhvillimeve që po përjetojmë për momentin në Evropë”.

Pra, edhe nëse Evropa është në fazat e para të rimëkëmbjes ekonomike, ajo do të jetë e gjatë, e ngadaltë dhe e pasigurtë, veçanërisht për ekonomitë më në vështirësi të rajonit.

 

 

Për punëtorët protestues rumunë

Ky do të ishte lajm i mirë për punëtorët protestues të Evropës, si këta në Rumani, të cilët marshojnë kundër planeve për uljen e rrogave dhe pushimet nga puna. “Ne erdhëm këtu mbi të gjitha për të mbrojtur vendet tona të punës si dhe për të kërkuar paga më të mira dhe kushte më të mira pune”. Por në firmën këshilluese të Londrës, “Capital Economics”, ekonomistja me përvojë e çështjeve evropiane, Jennifer McKeown, thotë se një rimëkëmbje reale nuk ka të ngjarë të ndodhë shumë shpejt. “Edhe anketat më optimiste vënë në dukje nivele tepër modeste të zgjerimit ekonomik dhe pas një recesioni kaq të gjatë dhe të thellë, nuk mund të flasim ende për rimëkëmbje ekonomike”. Para një viti, disa ekspertë paralajmëruan se eurozona mund të shpërbëhej, por tani Letonia po bëhet gati të bashkohet me Eurozonën, madje zyrtarët treguan me mburrje dizenjon e monedhës së tyre të re. Megjithatë ekonomistja McKeown thotë se kërcënimi ndaj euros vazhdon, ndërsa merr fund durimi i votuesve për masat e ashpra ekonomike dhe paketat e ndihmave.

 

 

Kosovë

Trepça duhet përfshirë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Ndërmarrja Trepça po shkatërrohet, sipas drejtorit të saj në jug, ndërsa, sipas atij në veri, Trepça duhet të përfshihet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë një debati për gjendjet e kësaj ndërmarrje që e organizuan Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo amerikanë u tha se ligji për të duhet të bëhet sa më shpejtë.

Zyrtarët e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomike thanë se janë duke hartuar një ligj të tillë dhe se shumë shpejtë do të jetë i gatshëm.

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se ka pasur fjalë e konstatime për Trepçën, por, sipas tij, nga fjalët nuk ka pasur vepra, Trepça i është lënë vetvetes dhe nuk është bërë asnjë hap madje as inkurajues.

Gërxhaliu ka thënë se pas autostradën për Shqipëri duhet që qeveria krejt fuqinë për investime kapitale ta përqendroj në rivitalizimin e Trepçës dhe fuqizimin e saj ligjor dhe të gjendet një partner serioz ndërkombëtar.

“Aq sa Trepçës i duhet Kosova për të kthyer namin e dikurshme, po aq edhe Kosovës i duhet Trepça nëse synon që të ketë një ekonomi të qëndrueshme, efikase dhe konkurruese në tregun e jashtëm”, – ka thënë ai.

Në anën tjetër, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Trepçës në jug, Halit Qela, ka thënë se është problem të mendohet për rritje të prodhimit me kushtet aktuale dhe me mungesën e Ligjit.

Ai ka thënë se Trepça ka 1105 punëtorë në jug dhe se, sipas tij, ajo po shkatërrohet ndërsa metalurgjia e zinkut dhe plumbit nuk funksionon.

“Shumë institucione, shumë njerëz, individë, Odat Ekonomike e edhe komitetet e industrisë së rëndë nuk po kanë fuqi me nxjerr nga humnera që e kanë futur Trepçën pa arsye. E kemi krijuar fjalën kreditor pa e vërtetu asnjë instancë gjyqësore dhe ne punojmë dhe ja bëjmë trenonin gati krejt si me i pas dikujt borxh diçka”, – ka thënë ai.

Ndërsa U.D. i drejtorit në veri, Lubomir Marice, ka thënë se problemet e deritanishme në këtë ndërmarrje i ka sjellë AKP-ja. Sipas tij, urgjentisht duhet rregulluar çështja e pronësisë së Trepçës dhe se ajo duhet të jetë pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Urgjentisht duhet të rregullohet çështja e pronësisë së saj që të krijohet një klimë më e mirë për investitorët e huaj. Konsiderojmë se çështja e pronësisë së Trepçës duhet të diskutohet edhe në dialogun mes dy vendeve”, ka thënë ai. U tha se duhet të bëhet edhe ripërtëritja e kuadrove specifike që të zhvillohet metalurgjia. Zyrtarët e AKP-së kanë thënë se nuk mund t’ia lejojnë vetes që të hyjnë në një proces të madh pa qenë të përgatitur. Ata thanë se zbatojnë ato rregulla që janë në fuqi dhe nuk të bëjnë asgjë tjetër derisa nuk ka një Ligj për Trepçën. Trepça është nën administrimin e AKP-së.

 

 

 

 

Comments are closed.