KQZ tërhiqet për mandatet, Lleshi: Nuk kemi numrat. Gjonçaj: Vonuat qëllimisht procesin

0
182

Florenc Drizari

Hysen Osmanaj: Kemi mbajtur të njëjtin standard për zgjedhjet, nuk është faji ynë për mungesën e anëtarëve në KQZ

 

Kutite-e-votimitKomisioni Qendrori i Zgjedhjeve pranoi zyrtarisht mungesën e kuorumit për të bërë ndarjen e mandateve dhe ia la këtë çështje Kolegjit Zgjedhor. Kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi (Lleshi), gjatë mbledhjes së zhvilluar mesditën e djeshme tha se komisioni nuk ka numrat e nevojshëm për të bërë ndarjen e mandateve dhe për këtë ajo ia kaloi këtë çështje trupit gjyqësor pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë, e ngritur veçanërisht për zgjedhjet, ndërsa përfaqësuesit ligjorë të Partisë Socialiste akuzuan KQZ-në për zvarritjen e procesit. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme,  bazuar në nenin 22 dhe 24 pika 1 e Kodit Zgjedhor, konstatoi mungesën e kuorumit të nevojshëm për shqyrtimin e projektvendimit “Për shpërndarjen e mandateve midis koalicioneve zgjedhore dhe partive politike që konkurrojnë më vete, për 12 Zonat Zgjedhore, për zgjedhjet e  Kuvendit, të datës 23 qershor 2013”, – thuhet në njoftimin e KQZ, ndërsa kryetarja Lefterie Luzi (Lleshi) u shpreh: “KQZ nuk ka kuorumin e mjaftueshëm për të kaluar këtë vendim, sipas nenit 24, dhe nuk është në kushtet e marrjes së një vendimi për shpërndarjen e mandateve. Çështja do t’i kalojë Kolegjit Zgjedhor”, – tha Lleshi.

Ndërkohë, përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Genc Gjonçaj,  e akuzoi KQZ-në për mos respektimin e afateve të parashikuara nga Kodi Zgjedhor.

“Mungesa e kuorumit është vetëm njëra çështje. Në Kolegj do të shqyrtohet çështja e shpërndarjes së mandateve. Po t’u referohemi të gjitha zonave zgjedhore, tabelave përkatëse të tyre, shikohet që KQZ e ka çuar vendimmarrjen e saj për këto çështje jashtëzakonisht larg, e ka vonuar duke i nxjerrë pjesën më të madhe të këtyre zonave zgjedhore, jashtë afateve që parashikon Kodi Zgjedhor. Dhe ne për këtë arsye i jemi drejtuar Kolegjit. Disa prej tyre duhet të kishin përfunduar që në datën 22 korrik”, – deklaroi Gjonçaj.

Në përgjigje të akuzave të Gjonçajt, kryetarja e KQZ-së tha se institucioni që ajo drejton ka respektuar afatet e parashikuara në Kodin Zgjedhor.

“Kemi respektuar të gjitha afatet e përcaktuara nga Kodi Zgjedhor. E gjithë vendimmarrja jonë është në zbatimit të tij, nuk kemi shkelur asnjë afat. Jemi brenda afateve të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor”, – u shpreh Lleshi.

Në debat me përfaqësuesit ligjor të PS-së, anëtari i KQZ-së, Hysen Osmanaj, tha se administrata zgjedhore ka mbajtur të njëjtin standard për të gjitha zgjedhjet e zhvilluara në vend. Sipas tij, nuk është përgjegjësi e KQZ-së për mungesën e kuorumit.

Mbledhja e KQZ-së për mandatet erdhi dy ditë, pasi PS dorëzoi në Kolegj kërkesën për ndarjen e mandateve në kushtet kur KQZ nuk ka kuorumin e duhur për të ndërmarrë këtë vendim. Mbledhja në KQZ zgjati për pak minuta dhe çështja i kaloi Kolegjit Zgjedhor, i cili pak orë më pas miratoi ndarjen e mandateve për çdo zonë zgjedhore në vend.

KQZ cakton 9 ekspertë për 68 parti, më 1 shtator mbahen zgjedhjet në Dardhas

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi me 4 vota pro projektvendimin “Për shpalljen e rezultatit të shortit për emërimin e ekspertëve kontabël të licencuar, të cilët do të kryejnë auditimin e fondeve të përftuara dhe të shpenzuara nga subjektet zgjedhore, për fushatën zgjedhore, për zgjedhjet e Kuvendit, të datës 23 qershor 2013”. Më herët KQZ kishte kërkuar nga Instituti i Ekspertëve Kontabël 68 emra për auditivin e partive, por interesimit të KQZ-së iu përgjigjën vetëm 9 përfaqësues, të cilët do të auditojnë 66 subjekte politike dhe dy kandidatët të pavarur.

Gjithashtu, në mbledhjen e djeshme KQZ miratoi projektvendimin “Për miratimin e disa afateve procedurale për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Komunës Dardhas, Qarku Korçë, dhe Kryetarin e Kominës Rrethina, Qarku Shkodër, të datës 01 Shtator 2013.” Pas miratimit të këtij vendimi, KQZ përcaktoi edhe modalitetet teknike për miratimin e modelit të vulës së KZAZ-së, KQV-së, Kryetarit të KQV-së dhe vulës rezervë për KQV-në, që do të përdoren për zgjedhjet për Kryetar të Komunës Dardhas, Qarku Korçë dhe Kryetar të Komunës Rrethina, Qarku Shkodër, të datës 1 shtator 2013 etj.

 

QARKU TIRANË

PS – 16 deputetë, Pandeli Majko, Saimir Tahiri, Vasilika Hysi, Ditmir Bushati, Fatmir Xhafaj, Lindita Nikolla, Besnik Baraj, Xhemal Qefalia, Sadri Abazi, Parid Cara, Spartak Braho, Artan Gaçi, Pjerin Ndreu, Rakip Suli, Milena Harito, Dashamir Peza

LSI – 3 deputetë, Ilir Meta, Klajda Gjosha, Luan Rama

PD – 11 deputetë, Sali Berisha, Myqerem Tafaj, Majlinda Bregu, Halim Kosova, Florion Mima, Gerti Bogdani, Dashamir Shehi, Jorida Tabaku, Edi Paloka, Keltis Kruja, Kastriot Islami

PR – 1 deputet, Ylli Shehu

PDIU – Tahir Muhedini

 

QARKU FIER

PS – 9 deputetë, Gramoz Ruçi, Erjon Braçe, Englantina Gjermeni, Ilirjan Celibashi, Armando Subashi, Arben Çuko, Piro Lutaj, Majlinda Bufi, Ervin Koçi.

LSI –  2 deputetë, Petrit Vasili, Robert Bitri

PD – katër deputetë, Sokol Olldashi, Mesila Doda, Kosma Dashi, Shpëtim Idrizi.

PDIU – 1 deputetë, Omer Mamo.

 

 

QARKU GJIROKASTËR

PS – 3 deputetë – Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Anastas Angjeli

LSI – 1 deputet – Vangjel Tavo

PD – 1 deputet – Genc Ruli

 

QARKU DURRËS

PS – 6 deputetë – Blendi Klosi, Klodiana Spahiu, Ilir Beqaj, Namik Dokle, Gentian Bejko, Artur Bushi

LSI – 1 deputet – Lefter Koka

PD – 5 deputetë – Eduart Halimi, Igli Cara, Albana Vokshi, Gent Strazimiri, Oerd Bylykbashi

PR – 1 deputet – Agron Duka

 

QARKU FIER

PS – 9 deputetë – Gramoz Ruçi, Erjon Braçe, Eglantina Gjermeni, Ilirjan Celibashi, Armando Subashi, Arben Çuko, Pirro Lutaj, Majlinda Bufi, Ervin Koçi

LSI – 2 deputetë – Petrit Vasili, Robert Bitri

PD – 4 deputetë – Sokol Olldashi, Mesila Doda, Kozma Dashi, Shpëtim Idrizi

PDIU – 1 deputet – Omer Mamo

 

QARKU KORÇË

PS – 6 deputetë – Bashkim Fino, Arta Dade, Olta Xhaçka, Ilirian Pendavinji, Ilir Xhakolli, Ylli Ziçishti

LSI – 1 deputet – Piro Kapurani

PD – 5 deputetë – Ridvan Bode, Eleina Qirici, Edmond Spaho, Fatmir Mediu, Gjergji Papa

 

QARKU ELBASAN

PS – 6 deputetë Ben Blushi, Damian Gjiknuri, Evis Kushi, Alfred Peza, Taulant Balla, Musa Ulqini

LSI – 2 deputetë – Edmond Haxhinasto, Bujar Kllogjri

PD – 4 deputetë – Arben Imami, Eduard Selami, Ardian Turku, Luçiano Boçi

PR – 1 deputet – Luan Duzha

PDIU – 1 deputet – Aqif Rakipi

 

QARKU VLORË

PS – 6 deputetë – Edi Rama, Valentina Leskaj, Koço Kokëdhima, Luiza Xhuvani, Fatmir Toçi, Andrea Marto

LSI – 1 deputet – Shkëlqim Selami

PBDNJ – 1 deputet – Vangjel Dule

PD – 3 deputetë – Astrit Patozi, Arben Ristani, Liljana Elmazi

PDIU- 1 deputet – Dashamir Tahiri

 

QARKU KUKËS

PS – 1 deputet – Vexhi Muçmataj

PD: 3 deputetë – Flamur Noka, Besnik Dusha, Alban Zeneli

 

QARKU BERAT

PS – 4 deputetë – Fidel Ylli, Ermonela Felaj, Eduard Shalsi, Eduart Bejko

LSI – 2 deputetë – Nasip Naço, Gledion Rahovica

PD – 2 deputetë – Genc Pollo, Astrit Veliaj

 

QARKU LEZHË

PS – 2 deputetë, Mimi Kodheli, Armando Prenga

LSI – 1 deputete, Monika Kryemadhi

PD – 4 Deputetë, Aldo Bumçi, Gjovalin Kadeli, Albina Deda, Vasil Bicaj

 

Ndarja e mandateve, PD: Antikushtetuese. PS: Vendimi i duhur

Gjatë kohës që Kolegji Zgjedhor ishte tërhequr për marrjen e një vendimi për Qarkun e Durrësit, përfaqësuesit e dy subjekteve politike, të PD-së dhe PS-së, shfrytëzuan hapësirën kohore për të shprehur qëndrimet e tyre në lidhje me vendimmarrjen e gjykatës.

Partia Demokratike e quajti antikushtetues vendimin për ndarjen e mandateve nga Kolegji Zgjedhor duke pranuar ankimin e PS-së, të cilin ajo e quajti jashtë afateve kohore, ndërsa përfaqësuesit e PS-së e quajtën një vendim të drejtë qëndrimin e Kolegjit për kërkesën e saj.

“Keqardhje për vetë faktin se Kolegji Zgjedhor i gjendur sot përpara trysnisë dhe përpara presionit të paligjshëm të PS-së, të materializuar në 12 kërkesë padi, mbi një objekt të paligjshëm të paraqitur jo në kohën e duhur në një institucion hetimor; dhe nga ana tjetër para mundësisë për të zbatuar rigorozisht ligjin, nenin 162 dhe 163 të Kodit Zgjedhor, zgjodhi të mos zbatonte ligjin”, – deklaroi Ivi Kaso, përfaqësues ligjor i PD-së në Kolegjin Zgjedhor, ndërsa homologu i tij i majtë tha: “Pretendimet e PD, të cilat tingëllojnë më shumë si presion politike sesa argumente ligjore dhe që kërkesa e një subjekti kërkon minuta shtesë për një garë që ka mbaruar. Ne nuk kuptojmë se cila është arsyeja racionale për të mbajtur peng këtë proces. Zgjedhjet kanë përfunduar dhe vullneti i popullit ka qenë plebishqiptar”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency